Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sali Berisha kërcënon publikisht Serbinë nga Prizreni (VIDEO)

Shko poshtë

Sali Berisha kërcënon publikisht Serbinë nga Prizreni (VIDEO) Empty Sali Berisha kërcënon publikisht Serbinë nga Prizreni (VIDEO)

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 20, 2012 3:36 pm




Sali Berisha kërcënon publikisht Serbinë nga Prizreni (VIDEO) Berisha-abetare-noa2
Sali Berisha kërcënon publikisht Serbinë nga Prizreni (VIDEO)
Sali Berisha kërcënon publikisht Serbinë nga Prizreni (VIDEO) Berisha-abetare-noa

Prizren, NOA.al/ - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka kërcënuar për herë të parë dhe publikisht, Beogradin zyrtar, duke paralajmëruar se shqiptarët ndonëse dinë të jenë miq, nuk do të pranojnë shqiptarofobi me skema si ato të Preshevës ku para disa ditësh u krye valë arrestimesh nën akuza për krime lufte.

Kërcënimi që kryeministri Berisha u bëri fqinjëve, ishte mesazh i qartë që serbët të rrijnë urtë dhe të kenë kujdes në taktikat e tyre antishqiptare. Në këtë mënyrë, z.Berisha ka “shpallur” publikisht ftohjen e marrëdhënieve mes Tiranës zyrtare dhe Beogradit dhe këtë gjë e bëri në Kosovë:

“Nga Prizreni, dua t’u themi fqinjëve tanë, çlirohuni nga shqiptarofobia, ajo është një mbeturinë e primitivizmit të trashëguar tuajin. Shqiptarët janë një komb që dinë të ruajnë dhe të mbajnë miqësira, por gaboheni rëndë në qoftë se vazhdoni të shfaqni shqiptarofobinë tuaj me skena si ato të Preshevës, të cilat faktojnë se jeni akoma shumë prej jush në stadet primitive”, - deklaroi z.Berisha.

Këto deklarata, kryeministri i bëri të enjten në një ceremoni festive në Prizren, ku ai dhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi prezantuan abetaren e përbashkët, që unifikon tekstin bazë të mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët, në të gjitha trevat shqiptare. Abetarja ka si bashkëautorë Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe dy përfaqësuesit nga Kosova Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu.

VIDEO:
Një komb - një abetare mbledh shqiptarët në Prizren
Sali Berisha kërcënon publikisht Serbinë nga Prizreni (VIDEO) Abetare-noa2
Më herët z.Berisha zhvilloi para këtij aktiviteti një takim me Presidenten e Kosovës, zonjën Aftifete Jahjaga, kryeministrin e Kosovës, zoti Hashim Thaçi, drejtues të Ministrisë së Arsimit të Kosovës, si dhe personalitete të tjera të fushës së arsimit.

Duke e cilësuar si një ngjarje historike për kombin promovimin e abetares së përbashkët, kryeministri u shpreh se kjo ngjarje ka një dimension të jashtëzakonshëm për kombin shqiptar, i cili ka patur një rrugëtim te vështirë dhe të mundimshëm drejt përmbushjes se aspiratës së tij te lirisë dhe pavarësisë.

Kryeministri i Kosovës, zoti Hashim Thaçi shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e kryeministrit Berisha në këtë ngjarje mbarë kombëtare të zhvilluar në Prizren, e cila, kulmon ne vitin jubilar të 100 vjetorit te pavarësisë se Shqipërisë.

Gjatë këtij takimi personalitetet vlerësuan kontributin e katër autorëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët kthyen në realitet ëndrrën më të hershme te shqiptarëve, për të mësuar me të njëjtën Abetare, ku gdhenden germat e gjuhës shqipe, për te cilat u sakrifikuan shumë shqiptare dhe intelektuale në shekuj.


Aktiviteti

Nën tingujt e himnit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, ceremonia e promovimit të abetares së re, në qendrën Sportive "Sezai Surroi’’ në Prizren, u shndërrua në një festë të përbashkët. Të pranishëm ishin Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ministrat e Arsimit të të dy qeverive, deputetë të Shqipërisë dhe Kosovës, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Kosovë, qytetarë nga të dyja vendet.

Tepër emocionues ishte momenti i zbulimit të abetares nga dy kryeministrat, të cilët shpërndanë më pas abetaret e para për fëmijët. Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që abetaren e parë të njësuar e shpërndan pikërisht nga Prizreni, “kryeqyteti shpirtëror, kryeqyteti i idealit kombëtar të bashkimit të shqiptarëve”.

Në përshëndetjen e tij, Berisha falënderoi përzemërsisht hartuesit e kësaj abetareje për këtë kryevepër të dijes që i dhuruan fëmijëve të mbarë kombit shqiptar, abetaren e parë të njësuar. Duke vlerësuar librin e hartuar, Kryeministri tha se ajo mbart ëndrrën e qindra gjeneratave të shqiptarëve, të cilët donin të kishin një abetare të përbashkët. “Ajo mbart sakrificat e shqiptarëve nga kohërat e Skënderbeut deri në luftëra çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni. Ajo mbart idealin e lirisë së shqiptarëve, mbart idealin e bashkimit të tyre, si ideali i përjetësisë kombëtare,” u shpreh Kryeministri.

Ai tha se abetarja shënon arritjen historike të përpjekjes së shqiptarëve për mbrojtjen, zhvillimin kultivimin e kulturës së tyre, për vendosjen e saj në themelet e së ardhmes së tyre. “Abetarja, - u shpreh Berisha - është margaritari i kurorës së 100 vjetorit të Shqipërisë së pavarur, dhurata më e bukur që njerëzit e dijes mund t'i bënin Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Duke iu drejtuar fëmijëve shqiptarë, Kryeministri tha se abetarja vjen pas 160 vjet përpjekjesh mbinjerëzore për liri dhe dinjitet të shqiptarëve, pas ngadhënjimit të tyre mbi të gjitha rracizmat, mbi të gjitha armiqësitë e egra, padrejtësitë e mëdha. “Ju duhet të jeni krenarë se mblidhemi sot, pasi ne kemi ngadhënjyer mbi të gjitha, jo se jemi komb i zgjedhur i Zotit, por se jemi në të drejtën tonë, jemi në kulturën tonë, jemi në trojet tona.”

“Sot, - tha Kryeministri - ne jemi më të vendosur se kurrë të punojmë për projektin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, në projektin e madh europian. Ne sot jemi më të vendosur se kurrë, të ndërtojmë kudo që jetojmë vlerat e mëdha të qytetërimit europian. Sot, ne jemi më të vendosur se kurrë të punojmë me përkushtim për paqen, stabilitetin në rajon dhe më gjerë”.

Duke inkurajuar për punën e bërë me hartimin e abetares së përbashkët, Kryeministri Berisha ka kërkuar që të vazhdohet edhe me tekstin e gjuhës amtare.

Berisha, mesazh kuptimplotë për abetaren shqipe

“Libri që ju merrni sot është abetarja më e re që botohet në trevat shqiptare, por ajo së bashku me germat, me figurat e mrekullueshme dhe dua të përgëzoj ata që e kanë ilustruar, ajo mbart ëndrrën e dhjetëra, qindra gjenerata të shqiptarëve, të cilët donin të kishin një abetare të përbashkët. Ajo mbart sakrificat e shqiptarëve nga kohërat e Skënderbeut deri në luftëra çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni. Ajo mbart idealin e lirisë së shqiptarëve, mbart idealin e bashkimit të tyre, si ideali i përjetësisë kombëtare. Abetarja juaj shënon arritjen historike të përpjekjes së shqiptarëve për mbrojtjen, zhvillimin kultivimin e kulturës së tyre, për vendosjen e saj në themelet e së ardhmes së tyre.

Nuk duhet të harroni kurrë, se abetarja ka jo vetëm ëndrrën, por ka me qindra jetë të flijuara, që ju të jeni të lirë, që ne te jemi të lirë, që ne, si komb, aty ku jemi, të ndërtojmë të ardhmen tonë, të ardhmen e shkëlqyer që meritojmë, krenarë me qëndresën tonë, të vendosur me të ardhmen tone europiane, kombi shqiptarë kurrë në historinë e tij nuk ka qenë më i bashkuar, më i sigurt në të ardhmen e tij që meriton.

Abetarja është margaritari i kurorës së 100 vjetorit të Shqipërisë së pavarur, dhurata më e bukur që njerëzit e dijes, mund t'i bënin Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nga Prizreni, para jush, ju bëj një thirrje nënave të mrekullueshme shqiptare kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë, nga Alaska në Afrikën e Jugut, krahas qumështit të mos harrojnë abetaren shqipe, me fëmijët e tyre.

Abetarja, ju dorëzohet juve sot, pas 160 vjet përpjekjesh mbinjerëzore për liri dhe dinjitet të shqiptarëve, ju dorëzohet pas ngadhënjimit të tyre mbi të gjitha racizmat, mbi të gjitha armiqësitë e egra padrejtësitë e mëdha, por ju duhet të jeni krenarë se mblidhemi sot, pasi ne kemi ngadhënjyer mbi të gjitha, jo se jemi komb i zgjedhur i Zotit, por se jemi në të drejtën tonë, jemi në kulturën tonë, jemi në trojet tona. Sot, ne jemi më të vendosur se kurrë të punojmë për projektin e bashkimit kombëtarë të shqiptarëve në projektin e madh Europian. Ne sot jemi më të vendosur se kurrë të ndërtojmë kudo që jetojmë vlerat e mëdha të qytetërim Europian. Sot, ne jemi më të vendosur se kurrë të punojmë me përkushtim për paqen, stabilitetin në rajon dhe më gjerë”.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi