Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:QIMJA E VERDHË...

Shko poshtë

Vullnet Mato:QIMJA E VERDHË... Empty Vullnet Mato:QIMJA E VERDHË...

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 21, 2012 9:36 am

Vullnet Mato:QIMJA E VERDHË... 579990_3001326843371_1568334934_31873030_1163631646_nVullnet Mato:QIMJA E VERDHË... 370823_1568334934_527605528_n

Vullnet Mato

QIMJA E VERDHË...

Burri hoqi këmishën
për larje, pas darkës,
gruaja shqeu sytë
dhe ndali frymën.
Aty qimja e verdhë,
ngjitur rreth jakës,
mbi ndjenjat e saj
shkrepi vetëtimën.

Te rrufeja e qimes,
që sytë i verbonte,
ajo pa në përfytyrim
pamjen e filmuar:
buzët e të shoqit
puthnin bionden,
te qafa e tij, kokën
e saj duke fërkuar...

Vetëtima i shkallmoi
mendjen e kresë,
dhe i vërviti burrit
gjëmimin e bubullimës:
-Ja, ku e ke faktin,
o tradhtar i pabesë,
që ke lëpirë kuçkën
sekretare të zyrës!...

Burri u kap mat
nga qimja e gjatë
dhe padashur kyçi
gojën e kundërshtisë.
Njësoj sikur e zuri
me sekretaren në shtrat,
ngriti duart lart
para fajit të tradhtisë...

Më pas rrufeja u palos
në një shami të errët,
si mugëtira që bie
pas bubullimës.
Burri u end sherreve,
në dyert e skëterrës,
Gruaja kuroi pasojat
nervore të viktimës...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi