Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Himarë, bie në humnerë autobusi, 11 viktima dhe 22 të plagosur

Shko poshtë

Himarë, bie në humnerë autobusi, 11 viktima dhe 22 të plagosur Empty Himarë, bie në humnerë autobusi, 11 viktima dhe 22 të plagosur

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 21, 2012 8:51 pm

Himarë, bie në humnerë autobusi, 11 viktima dhe 22 të plagosur

Himarë, bie në humnerë autobusi, 11 viktima dhe 22 të plagosur 48164_271007386329931_100002620145406_486057_1302185262_n
Himarë, bie në humnerë autobusi, 11 viktima dhe 22 të plagosur Ssss6_1032814808_n
(I plotësuar) – Një autobus me rreth 50 studente nga Elbasani ka rënë nga rreth 100 metra lartësi në vendin e quajtur Qafa e Vishës 1 km në veri të Himarës. Autobusi me studente vajza të Gjuhë Letërsisë së Universitetit “Aleksandër Xhuvani” është nisur para tre ditësh në Sarandë për një ekspeditë mësimore. Sipas të dhënave paraprake konfirmohen 11 viktima, ndërsa mësohet se janë nxjerrë rreth 22 të plagosur. Ndërkohë që është konfirmuar se ka vdekur edhe drejtuesi i mjetit Pëllumb Çela.

Himarë, bie në humnerë autobusi, 11 viktima dhe 22 të plagosur Ssss6_1032814808_n

Sipas drejtorit të spitalit të Vlorës, Shkëlqim Selami nga ky spital janë dërguar 7 ambulanca, ndërkohë që nga drejtori i Spitalit të Sarandës Arben Vogli mësohet deri tani janë nisur drejt vendngjarjes 5 autoambulanca në ndihmë të tyre nga ky qytet.
Policia e Vlorës, drejtori i Qarkut dhe prefekti i Vlorës ndodhen në vendngjarje, ndërsa ky i fundit ka bërë apel që të evitohet qarkullimi në këtë zonë që të mos pengohen shërbimet dhe forcat policore në vendngjarje.
Ndërkaq nga Tirana janë nisur forcat speciale të RENEA-s dhe janë dërguar helikopterë të ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për t’u vajtur në ndihmë personave të dëmtuar.
Sipas dëshmitarëve autobusi është shkatërruar plotësisht, ndërsa nxjerrja e personave është bërë me dorë për shkak të terrenit të vështirë.


Po ashtu mësohet se disa prej të plagosurve janë nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku janë të pranishëm përveç mjekëve edhe ministri i Shëndetësisë Vasili dhe Kryeparlamentarja Topalli.

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe Drejtori i Policisë së Shtetit në vendngjarje

Sipas drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit Hysni Burgaj janë ende të paqarta rrethanat e aksidentit, ndërsa mendohet si pistë hetimi edhe një atak i mundshëm kardiak i drejtuesit të mjetit.
“Reagimi i Policisë dhe banorëve të zonës ka qenë shumë i shpejtë dhe dua të falënderoj banorët”-tha Burgaj për gatishmërinë e treguar, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen dhe për të shpëtuar jetën e të palgosurve.
Pedagogia Elvira Lumi për abc neës : Studentët e mbijetuar në gjendje shoku
Pedagogia e universitetit Aleksandër Xhuvani Elvira Lumi e cila është në kontakt 5të vazhdueshëm me studentët dhe pedagogët u shpreh për abc neës se situata është e rëndë.
“Ka pasur 11 viktima, por pritet nga momenti në moment ndihma e shpejtë. Studentët janë të shokuar, një pjesë ende nuk po nxirren, se autobusi ka pasur dëmtime të rënda. Kemi folur me nja dy studentet ato janë një gjendje shoku.
Kanë qenë 50 studentë të autobusit të dytë dhe janë të gjithë studentë të vitit të tretë gjuhë letërsi dhe kanë rënë në 80 metra lartësi”- konfirmoi Lumi.
Gjithashtu mësohet nga rektori i Universitetit të Elbasanit Liman Varoshi se këta studentë së bashku me disa pedagogë janë nisur sot për një ekspeditë mësimore në ditë në Sarandë.


Berisha për aksidentin: Çdo gjë për të shpëtuar jetët

Ndërkaq për aksidentin e rëndë në Himarë, në të cilën humbën jetën një numër studentësh u njoftua edhe Kryeministri Sali Berisha i cili ndodhet në Çikago.
Kryeministri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse, dhe ka kërkuar prej tyre të bëjnë ç’është e mundur për të shpëtuar jetët e tyre.
Berisha shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e tij më të thellë për viktimat dhe i shpreh ngushëllimet familjarëve të tyre.
Kryeministri ka porositur Ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasili të bëhet çdo gjë për të ju garantuar të plagosurve ndihmën më të kualifikuar në qendrat shëndetësore më të mira brenda vendit dhe jashtë tij, ku të jetë e nevojshme.
Kryeministri Berisha u njoftua nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Shqiptare se Forcat e Armatosura kanë nisur helikopterë me forca speciale dhe një tjetër me forcat Renea drejt vendit të ngjarjes. Ndërkaq janë nisur trupa dhe mjete nga Pashalimani, Bunavia, KMR Gjirokastër dhe Palermo. Gjithashtu, Spitali Ushtarak është vendosur në gjendje të plotë gatishmërie. Ndërsa po ndiqet situata për të dhënë të gjithë asistencën që nevojitet, duke vënë në dispozicion kapacitetet që disponon ushtria shqiptare.
Ndërkohë janë ngritur tre helikopterë të forcat speciale të Reneas dhe të njësisë së personaliteteve të Ministrisë së Brendshme
.


Informacioni vijues i Policisë së Shtetit për ngjarjen

Rreth orës 16.15’ të ditës së sotme është marrë informacion se në aksin rrugor Vlorë-Himarë, në vendin e quajtur Qafa e Vishës, një autobus me targë El 2274 B, me drejtues shtetasin Pëllumb Çela, vjeç 55, me të cilin po udhëtonin disa studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” ka dalë nga rruga.
Menjëherë, drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Repartit Delta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën.
Duke vlerësuar ngjarjen e ndodhur, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i punës për menaxhimin e situatës.
Drejt vendngjarjes është nisur gjithashtu dhe Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Ndërkohë për të transportuar të dëmtuarit drejt vendngjarjes janë dërguar helikopterë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.
Po ashtu janë nisur dhe forcat speciale RENEA, si dhe forcat speciale të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në vendngjarje janë dërguar dhe ambulancat e Vlorës, Himarës, Sarandës, si dhe janë krijuar grupe të posaçme me ekipe mjekësh, ndërkohë që ambientet spitalore janë vënë në gatishmëri të plotë.
Policia rrugore po punon për mbajtjen hapur të akseve rrugore për dhënien e ndihmës së shpejtë.
Aktualisht në vendin e ngjarjes nga strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunohet dhe me strukturat e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe me strukturat e shëndetësisë. Një ndihmë të madhe po japin dhe banorët e zonës.
Deri në këto momente janë nxjerrë nga automjeti të dëmtuarit dhe janë transportuar drejt ambienteve spitalore 33 studentë.
Nga të dhënat paraprake rezultojnë 11 të vdekur dhe 22 të plagosur.
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të dëmtuarve nga kjo ngjarje dhe transportimin e tyre drejt ambienteve spitalore, si dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë.
Për këtë qëllim është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën kryesimin e Prokurorisë së Përgjithshme, në përbërje të të cilit janë ekspertë kriminalistë, të policisë rrugore, si dhe të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë.


STUDENTET QË UDHËTONIN NË AUTOBUZIN E RRËZUAR

Emrat e vajzave studente në vitin e 3-të në prag diplomimi të degës Gjuhë-Letërsi të cilat kanë qenë të pranishme në dy autobusët e nisur nga Elbasani. Në listat e mëposhtme janë emrat e të dy grupeve të nisura, ndërsa nuk saktësohet se cilat prej tyre kanë humbur jetën apo janë lënduar.

Grupi A

Ardita Çela
Aida Gjika
Alma Deda
Anisa Rusi
Anita Hysa
Antoneta Zaçe
Arta Ballabani
Aurora Molla
Besjana Dani
Besjana Xheneti
Blerina Qerimi
Drenica Guzi
Desilda Bytyçi
Dorjana Kumria
Dorina Spaho
Elsa Daka
Elsa Shtylla
Eralda Bajrami
Eranda Baloshi
Eranda Bardhi
Erjola Xhoi
Klejda Kena
Mirsije Biba
Ornela Nushi
Denisa Tare
Erdita Opingari


Grupi B

Eriselda Gubere
Eriselda Çoku
Erjana Gështenja
Ermira Mana
Fabjola Shehi
Florie Pepi
Gerta Ahmetaj
Griselda Zeneli
Griselda Gjilani
Isjana Dalipi
Ilma Klosi
Joana Debinja
Juliana Kuqi
Juliana Tola
Klajda Pollozhani
Laureta Cani
Lindita Kabashi
Liri Hasa
Oliverta Dhëmbi
Oltjana Beqiri
Ticiana Hysa
Anisa Çobaj
Enkelejda Berberi
Adjola Musaku
Hanife Xhepexhiu
Anila Curri
Shegushe Haka
Oltjana Yzo
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi