Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa ngushëllon popullin dhe institucionet e Shqipërisë

Shko poshtë

Mustafa ngushëllon popullin dhe institucionet e Shqipërisë Empty Mustafa ngushëllon popullin dhe institucionet e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 21, 2012 9:31 pm

Mustafa ngushëllon popullin dhe institucionet e Shqipërisë


Mustafa ngushëllon popullin dhe institucionet e Shqipërisë Isa-mustafa21
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa u ka shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve të studentëve që pësuan në aksidentin tragjik në aksin rrugorë Himarë-Sarandë, të gjithë qytetarëve dhe prijësve të institucioneve të Republikës së Shqipërisë.
Në vijim po e japim në tërësi mesazhin e ngushëllimit të Kryetarit Mustafa për popullin dhe institucionet e Republikës së Shqipërisë:
“Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovë, dhe në emrin tim, shpreh dhembjen e madhe për jetët e humbura në aksidentin që ndodhi sot në rrugën Himarë-Sarandë.
Të gjithë jemi tepër të tronditur nga kjo ngjarje e llahtarshme, ndaj dua që t’i siguroj familjarët e viktimave, të gjithë qytetarët, liderët institucionalë dhe politikë të Shqipërisë, për solidaritetin tonë të plotë dhe keqardhjen e pakufijshme që ndiejmë në këto çaste të rënda zie.


Shpirtërisht dhe në lutje jemi me bashkëfamiljarët e viktimave të kësaj tragjedie dhe me të gjithë popullin e Republikës së Shqipërisë.

Njëkohësisht, me tërë zemrën lutemi që të plagosurit të shërohen sa ma parë dhe t’u kthehen familjeve të tyre, amfitetarove dhe mjediseve universitare”, thuhet ne komunikatë.BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi