Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi sjell dy poezi të poetit të ndjerë Rexhep Elmazit

Shko poshtë

Sabit Rrustemi sjell dy poezi të poetit të ndjerë Rexhep Elmazit Empty Sabit Rrustemi sjell dy poezi të poetit të ndjerë Rexhep Elmazit

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 21, 2012 9:54 pm

Sabit Rrustemi sjell dy poezi të poetit të ndjerë Rexhep Elmazit 173357_1563102666_1405324133_n

Sabit Rrustemi sjell dy poezi të poetit të ndjerë Rexhep Elmazit

Dy poezi nga poeti i vrarë, Rexhep Elmazi, të cilin Ars Clubi "Beqir Musliu" do ta përkujtojë me 25 Maj 2012, nga ora 12:00, me vendosjen e luleve tek Varri i tij si dhe një Homazh Poetik , në Park Caffe, tek parku i qytetit, në Gjilan...
Sabit Rrustemi sjell dy poezi të poetit të ndjerë Rexhep Elmazit 532712_3027736383419_1563102666_32043802_186315076_n
Rexhep ELMAZI
PËR SHOKUN TIM QË KËNDON



ti nuk ke lindur për ta shijuar jetën
atë e ndien në botën për rreth
në gëzimet dhe lotët që lëshon njerëzia
çdo gjë për ty ka domethënie të veçantë pse është
çdo ngjarje në mënyrën tënde e feston
lumi bie fjala është shoka
që lidh koha për breza : dita e nata
janë dy këngë për hymnin e botës
njëra ditirambi, tjetra elegjia e saj.

Atje ku ndihet vlimi më i prekshëm ti zhytesh
lotët e huaj të bien mbi zemër
ku njerëzit mes veti vriten nga mosdija
nga ambiciet e ulta fjala jote u hyn në mes
vuajtja dhe gëzimi jan tokë pa gardh
ku ti mundesh të hysh lirisht për të pirë ujë
meqë rrënjët i ke thellë në popull
ty vështirë është të të gjejë njeriu për të keq

Ti nuk ke vetëm një nënë e një at
para së gjithash jeta është nëna jote
prandaj ti jetën s'e jeton por e këndon
si t'ishe lyer në dorën e huaj !



BISEDË ME POETIN

Poetin kur e takon në rrugë
mos ja mësyj ta ndalësh përngutë
të bisedosh për jetën për botën për shoqërinë
është fjalëkoprrac ai, të thuash mendjelartë
me të s’flitet dot, pra mos e ndal

Mund ta shohësh duke folur me barin
më lehtë se sa me mua e me ty
duke folur me shtazën me lumin me pyllin
me retë e zeza me vetëtimën bubullimën
që i rrinë ditës si kasketë mbi sy
me natën e zezë tek ndonjë skutë e saj
për të gjitha këto neve na ka ëndja fjala e tij

Në e pafsh të habitur o të humbur
pas ndonjë sendi krejt pa rëndësi
në diçka që neve na duket marrëzi
ti mos e nga t’ia prishësh atë qetësi
por dije se së shpejti
diçka ka për të krisur
me këngën e ardhshme të tij
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi