Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria e ndërprerë, vdes djali nga Kavaja, plagoset e fejuara

Shko poshtë

Dashuria e ndërprerë, vdes djali nga Kavaja, plagoset e fejuara Empty Dashuria e ndërprerë, vdes djali nga Kavaja, plagoset e fejuara

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 3:16 pm

Dashuria e ndërprerë, vdes djali nga Kavaja, plagoset e fejuara


Dashuria e ndërprerë, vdes djali nga Kavaja, plagoset e fejuara Dashuria-fati
Një histori dashurie u ndërpre nga aksidenti i tmerrshëm në Himarë. Armand Halilaga, i fejuari i Besjana Xhenetit e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, ka humbur jetën ndërsa shoqëronte të fejuarën për në ekskursionin me klasën. Mësohet se ai bën pjesë në listën e 11 viktimave të para të këtij aksidenti të cilët deri në orën 21.00 të mbrëmjes ndodheshin në spitalin e Himarës për ti përcjellë më pas në morgun e qytetit të Vlorës ku mjekët ligjorë bënë ekspertizat përkatëse.

Fqinjët


Të dy të rinjtë janë banorë të qytetit të Kavajës dhe historia e tyre e dashurisë ishte konkluduar në fejesë, edhe pse Armandi e Besjana ishin pak a shumë në të njëjtën moshë, fare të rinj. Edhe shtëpitë e tyre ishin pak blloqe larg njëri-tjetrit. Besjana ishte në vitin e fundit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe jetonte në konviktin e shkollës, ndërsa Armandi punonte në qytetin e tij. Në udhëtimin e tmerrit, që shënoi edhe vdekjen e të riut Armand Halilaga, ai kishte vendosur të shoqëronte të fejuarën e tij e cila ishte me shoqet e grupit, për të kaluar kështu edhe disa ditë së bashku pranë detit të jugut, në qytetin bregdetar të Sarandës.


Shtëpia


Sipas korrespondentit të Gazetës Shqiptare në Kavajë, në familjen Halilaga, janë të shumtë njerëzit që rrinë pranë familjarëve, të cilët mesa duket e kanë marrë lajmin e kobshëm për humbjen e djalit të tyre, ndërsa familjarë të afërm janë nisur drejt Vlorës për identifikimin e trupit. E ndërkaq familja e vajzës është po aq në ankth për jetën e vajzës së tyre, Besjanës e cila është nën mbikëqyrje mjekësore në spitalin e Qytetit të Vlorës, por edhe për humbjen e dhëndrit të tyre. Lajmin që në autobusin e vajzave ndodhej edhe një djalë tjetër veç shoferit e bëri me dije drejtori i spitalit të Himarës, ku u vendosën 11 viktimat e para të aksidentit mes të cilëve ishte shoferi i autobusit dhe Armandi. Dhimbja ka pushtuar një pjesë të madhe të familjeve shqiptare, ndërsa i ka trishtuar të gjithë, në këtë aksident ku viktimat ishin fare të rinj në moshë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi