Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeministri në Spitalin Ushtarak garanton ndihmë të specializuar

Shko poshtë

Kryeministri në Spitalin Ushtarak garanton ndihmë të specializuar Empty Kryeministri në Spitalin Ushtarak garanton ndihmë të specializuar

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 7:51 pm

Kryeministri në Spitalin Ushtarak garanton ndihmë të specializuar


Kryeministri në Spitalin Ushtarak garanton ndihmë të specializuar Berisha_ne_spital22

Berisha vizitoi të plagosurat në këtë spital, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë
Në Spitalin Ushtarak në Tiranë ndodhen të shtruara 15 vajza, të cilat u lënduan në aksidentin tragjik të ndodhur një ditë më parë në Himarë. Kryeminsitri Sali Berisha vizitoi të plagosurat në këtë spital dhe garantoi se do të bëjë gjithçka për një ndihmë më të specializuar.
Ndërkaq Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero mëngjesin e sotëm raportoi gjendjen e vajzave të shtruara në Spitalin Ushtarak.


Berisha: Ndihmë të specializuar dy rasteve të rënda
Kryeministri Sali Berisha pas homazheve në Elbasan për viktimat e aksidentit viziton 15 të plagosurat në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Teksa falenderoi të gjitha ekipet që u mobilizuan për të dhënë ndihmën për të plagosurat e aksidentit, ai u bëri apel klinikave më të specializuara për dy rastet më të vështira në këtë spital, ndërsa garantoi vajzat dhe prindërit se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për t’u dhënë atyre ndihmën e specializuar.
“Klinikat e specializuara të thonë një fjalë më shumë për dy rastet, të cilat përballen me vështirësi”- u shpreh Berisha.
Duke u uruar shërim të shpejtë vajzave të plagosura rëndë në këtë aksident, kryeministri shprehu bindjen se sot çdo shqiptar lutet për to që ta kalojnë këtë gjendje shëndetësore sa më mirë,ndërkohë që shprehu mirënjohjen dhe vloerësimet për banorët e zonës së bregut të dhe të gjithë ekipet që u mobilizuar në këtë ngjarje.
“Shpreh mirënjohjen më të thellë vlerësimin më të madh për banorët. Së pari banorët e zonës së bregut, të cilët shkuan dhe me shpejtësi të madhe dëshmuan një akt të jashtëzakonshëm solidariteti, personelin mjekësor të Himarës dhe doktorin e kësaj qendre , që ishte ndër të parët, të gjitha ekipet shëndetësore që shkuan nga Tirana, Vlora, Saranda për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë në evakuimin në kushte mjaft të vështira në ndihmën emergjente e imediate e në vazhdim në transportin në qendrat e specializuara”- u shpreh kryeministri, ndërsa falenderoi ekipin e spitalit të Vlorës dhe Tiranës, të cilët ishin të mobilizuar maksimalisht për të ndihmuar të plagosurit e këtij aksidenti.
“Mjekët kanë kryer ndërhyrje për të shpëtuar jetën e të plagosurave. Operacioni i ndihmës ka qenë në shkallën më të lartë të organizmit. Ministri i Shëndetësisë ka drejtuar që nga fillimi e në vazhdim këtë operacion. Falenderim për pilotët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Forcave të Armatosura të cilët kanë fluturuar–pa ndërprerje jashtë kushteve të lejuara në mënyrë që të shpëtojnë sa më shumë jetë njerëzish”-deklaroi shefi i qeverisë.


Vasili: Rastet janë në gjendje të qëndrueshme
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka bërë një panoramë të përgjithshme të gjendjes shëndetësore të studenteve të plagosura. Sipas ministrit Vasili, rastet janë në gjendje të qëndrueshme. Por ndërkohë që dy të plagosura janë në gjendje të rëndë. Për shkak të gjendjes së tyre të rënduar të plagosurat nuk mund të transportohen. Gjithashtu, ministri Vasili nuk fsheh faktin se dy vajzat mbahen në jetë me aparatura, pasi sipas tij, të plagosurat kanë dëmtime në kokë dhe trup.


Kryeparlamentarja Topalli në Spitalin Ushtarak
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u njoh nga afër me gjendjen shëndetësore të vajzave të plagosura nga aksidenti i djeshme dhe që janë shtruar për të marrë ndihmën e nevojshme në Spitalin Ushtarak. Sipas saj, gjendja e të palgosurave paraqitet e stabilizuar, ndërkohë që shprehu ngushilleme për humbjen e 13 jetëve në aksidentin tragjik në Himarë.


Po kurohen në Spitalin Ushtarak Tiranë:
1. Kaltra Fatos Pollozhani,vjeç 21, Lushnjë;
2. Alma Latif Deda, vjeç 28, Shtepjan, Elbasan;
3. Eranda Naum Bato, vjeç 24, Pogradec;
4. Antoneta Kadri Taçe, vjeç 20, Pishaj, Gramsh;
5. Doriana Daut Kumria, vjeç 21, Elbasan
6. Anisa Lefter Çobaj, vjeç 21, Lushnjë;
7. Shegushe Ismail Haka, vjeç 24, Lekaj, Kavajë;
8. Elsa Hodo Shtylla, vjeç 23, Elbasan;
9. Ifsjana Xhevair Karriqi, vjeç 21, Përrenjas;
10. Mirsie Xhevat Biba, vjeç 21, Kavajë;
11. Besjana Osman Dani, vjeç 21, Dushk Lushnjë;
12. Eriselda Kadri Gubere, vjeç 21, Lushnjë;
13. Florije Selman Peci, vjeç 21, Katjel, Rrajcë, Elbasan;
14. Blerina Astrit Çeremi, vjeç 21, Elbasan;
15. Griselda Mehmet Zeneli, vjeç 22, Bicakaj, Lushnjë
Pipero tha se 5 vajza janë në Kirurgji tek Spitali Ushtarak, me plagë të lehta. Ndërkohë që lajmi i mirë është që Besiana Dani ndodhet jashtë rrezikut. Në spitalin e Vlorës , 4 vajza janë në reanimacion, të plagosurit janë në gjendje stabël. Ndërkaq ditën e nesërme 6 vajza dalin nga spitali.


Po sipas të dhënave të policisë po kurohen në Spitaline Vlorës:
1. Elidona Dod Gjinaj, vjeç 21, Mamurras, Lac;
2. Enkela Musa Daja, vjeç 18, Elbasan
3. Ticiana Shyqëri Hysa, vjeç 21, Gjergjan, Elbasan;
4. Juliana Vladimir Kuqi, vjeç 21, Komcisht, Lushnjë;
5. Ergita Lambro Opingari, vjeç 21, Berat;
6. Adjola Bektash Musaku, vjeç 23, Shegan, Fier;
7. Liri Mahmud Hasa, vjeç 21, Kryevidh, Sterbeg, Kavajë;
8. Besjana Bujar Xheneti, vjeç 21, Kavajë;
9. Adisa Besnik Çela, vjeç 22, Elbasan;
10. Anisa Xhemal Hysa, vjeç 22, Elbasan


Ishte në Spitalin e Himarës dhe pas kurimit është larguar, pasi ishte
në gjendje të mirë
1. Arta Rrahman Ballabani, vjeç 21, Durrës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi