Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paqe në Qiell: Poezi kushtuar viktimave të Himarës

Shko poshtë

Paqe në Qiell: Poezi kushtuar viktimave të Himarës Empty Paqe në Qiell: Poezi kushtuar viktimave të Himarës

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 23, 2012 8:40 pm

Paqe në Qiell: Poezi kushtuar viktimave të Himarës


Paqe në Qiell: Poezi kushtuar viktimave të Himarës 1134Paqe në Qiell: Poezi kushtuar viktimave të Himarës 1134

Në respekt të viktimave që humbën jetën aksidentalisht. Një dhimbje që shpresa gati është në të venitur për humbjen e thellë që pasoj dita e djeshme. Kurajo për të afërmit e tyre. (Ragip Dragusha)


Paqe ne Qiell

Nga: Ragip Dragusha


Fluturoni ju shpirterat e fresket.
Lart ne qiell me engjej bashkuar.
Se trupi juaj ne toke do mbetet.
Si deshmi e fatit me dhe, mbuluar.


Pranvera qane per lulet qe celi.
Ne pikun e saje furtuna i shkuli.
Eh…fat i zi qe aromen e derdhi.
Mbi varre nusesh ende pa stolisur.


Oh…oh….kange e nuses se vdekur,
Qe pajen e more peng per ta lare.
Mbi varret e tyre do kaloj nji shekull,
Por varri nga lotet s’ka per tu thare.



Himarë…

Nga: Ismail Rexhepi


Himarë…
Kanjon ti në shpirtra
Mal ti në dashuri
Himar ti ethe e valë
Je shqipëri..!


Ti donë, ndjellë
Thërret mbanë në gji
Ti fsheh, ti pjellë
Lakmi…
Himarë
Ti nuk je mal pa zot
Nuse në gjelozi
O të lutem Himar
Ngrijma kujtimin
E sotit
Në 13 shekuj
13 nuse i morre
Pa vello
Vet dhëndërr në të zeza
Të gjitha malet mi mbulove në zi
Ngrije !
ngrije Himarë Kujtimin
Si që ndrrove stinën
Sot e mbylle qiellin
Fshehe diellin
Ngrije…
Në t’falun të zotit
O të lutem të mos vjen një tjetër
Në harresë dita e sotit.



Elegji për nxënësit…

Nga: Shqiponja Axhami


Po i dridhet buza tokës ooh,ç”gjëmë e zi
Cila qyqe nuk po I shkul flokët
që qiellit lotët tia fshijë…


Oh mi zgjuat Ajkuna-nënat sot
shtruar në qylimat e dhimbjes
ku ti gjej fjalët që tju vajtoj…
në petalet e shkërmoqura të lules…


Tek pena e mësusit që dridhet
Në apelin mbetur kafshatë në gjysëm


Në piskamën e nënës që rrufe gris qiellin
Në buzën e kafshuar të babait
Që vetëm sot burrërinë e ka hedhur…


Oh,qajnë qyqet,çatitë,fija e barit kullon lot
Ikët duke buzëqeshur dhe me këngë
Ndoshta për këtë toka ju deshi fort…


Sdi si ta përshkruaj lotin në fletë
vetëm di që spo gjej dot fjalët
në këtë mëngjes të qullur Maji
më mbetët në grykë si gur i besës
-po ,po dijeni si gur i besës
se ju jap fjalën duke ju puthur në ballë prekshëm
se do ju lutem netvë më hënë të poetit
që në vendin ku u prehët
të mbijnë tulipanë të përjetshëm…
o vesa e pafajsme e botës
do endeni kitara të kuqe
në krahë ëngjujsh që aq shum ju deshën…



tudentet e kombit

Nga: Musa Jupolli


n’ zile t’ shkollës
zgjimi i ndjenjave
shikojeni,
kombi n’ drydhje
n’ këndim t’ himnit
n’ flamur loti rrjedh
shumë muzikë
të pa akorduar
nga zërat e përmallshëm
fjalë dhe imazhe n’ gravim
fotografi kujtimi
n’ mamoaret tona
n’ këtë dhëmbje
fjalët shërojnë
muzë n’ shetitje
qielli i hapur
Alexandër Xhuvani
nga lart
postule na dërgoi
n’ kudesë t’ engjujve
vetë jam
lotët na i fshiu
me fjalë zemre


Hecim n’ qetësi
jam i pranishëm n’ poemë
t’ mallit e t’ dhëmbjes
edhe deti ka rënë n’ qetësi
n’ pranverën e shiut
nga lotët
e kombit tim


22/05/2012, paris
N’ emër mergimtarëve me mallë t’ atdhetarëve, ngushllime kombit mbarë !



AH, LOTË DHE LOTË

Nga: Mentor Thaqi


Nuk e di
se në çfarë
t´gërrithurash
shkelëm
që na shitoi zia
e na kaploi mërzia
o Kombi im!?!


A prekëm në mort
apo morti na preku,
na vrau,
ishte pa short,
zemrat thau
e loti rrëke,
o Zot
çfarë po ndodhë me ne,
si dje,
si sot
dhe pse?!


Eh! Lanë bangat
t´Amfiteatrit,
deshën vetëm
një çlodhje
përgjatë Atdheut
t´ia rinjohin
Damarët Dheut
të t´parëve,
t´shqiptarëve!


Ev, ev, dhimbja brenë
shpirtin,
zemrën ngërthen
vet trishti.
Po ndezë
një Qiri,
një kuq e zi
o Mëmë Shqipni!
Po çfarë t´iu falim
sot
veçse mallin
me Lot
dhe nderim
për jetë e mot!



Qan pena e poetit!

Nga: Deshira Haxhi


E perlotur sot pena poetike…
pershkruan lotin ne oqeane dhimbjesh
vdekja mekatare ne histori engjejsh
parajse e mekatuar me gjak dridherime.


Zot deperto ne thellesi te dhimbjes
s’mundet me ajo nene te te besoje
i shuajte pranveren ,e le braktisur
ne stacione trafikesh me libra ne dore.


Do te mbijetojne prehur ne paqe
e lane pas udhetimin e ferrit
do e nisin buzeqeshjen, aty, diku…
ne epilogun tragjik ku vdekja zuri vend.


Ulerime!
mijra copeza te shkerrmoqura zemrash
intriguese…cirren ne dete vajtimesh!



“Rrugës për Sarandë. Faleminderit zot që më dhe mundësinë për të kaluar këtë kohë të bukur me shoqërinë time”Dorina Stafa.

BLASFEMI….!

Nga: Abdi Pergjegja


“E embel vdekja”..!
Ndryshe si,
ne castet e fundit,
gjejne force
te te falenderojne
Ty……


Ndersa Ti,
shtron “gosti”
ne Perandorine Tende.
Nje komb,
vesh ne zi,
koken i ul,
ne dhembje….!


Zot….!
Shpesh,
nuk te kuptoj TY…!
E jam ne dileme,
nese,
te te kerkoj falje,
apo t’me kerkosh Ti.


Shkoder

22.maj.2012.


Nga: Vullnet Mato

SI DUHET TË VAJTOJMË NJË JETË TË TËRË?…
( Homazh për ato vajza të paharruara)


Si duhet të vajtojë një nënë, për zogëzën e rritur,
kur në qiellin pranveror u shndërrua në flutur?…
Si duhet të qajë një mësues kur në klasë papritur,
një tufë vajza, nga qielli i tij, si yje i janë këputur?…


Ah, o shpirtra të gjakosur shkëmbinjve, buzë Jonit!
Pse ikët pa u kthyer buzagaze nga Dea e Butrintit?
Pse o shpirtra të dëlirë, akulluat zemrat e kombit,
Pa marrë diplomat e mençurisë, tek u priste fundviti?


Si duhet të qajmë ne, kujën e humnerës ku u hodhët,
teksa ikët duke kënduar për ato ëndrra të bardha,
që sapo kishin filluar të çelni lule bashkë me mollët,
dhe po lidhnin fruta bashkë me qershitë e para?…


Ju nuk e morët vesh, se Shkumbin ngriu menjëherë,
pemët e Namazgjasë përkulen degët mbi trotuare,
Kristoforidhi nga monumenti pikoi lot të mermertë,
për lajmin qe erdhi befas nga gjëma juaj e madhe!…


Ah, moj vajza, me ikjen pa kthim, ç’na paskeni bërë?
Si duhet të vajtojmë ne e të rënkojmë një jetë të tërë?…




ENGJËLLORË
Nga: Xhavit Gasa


Sot vajton dhe dielli, loton pa pushim qielli për këto engjëj…..

Ç’ishte,
Ky dimër,
I pabesë,
Që i këputi
……..në mes,
Këto lulekuqe,
Që sapo kishin çelë.


Jo…jo….jo!!!
Ti nuk dole fitimtar,
……….o dimër i pabesë,
Nuk matesh dot me margaritarë,
………….metorë që shkëlqejnë
…………………..dhe engjëllorë ngelen,
…………………………


……………………….përjetë…



LOTË TË VRARË
Nga Isa Ferizaj


(Homazh për 13 viktimat e aksidentit automobilistik të Qafë – Vishës, Himarë, ndodhur me 21.05.2012,ku humben jetën 11vajza student të Universitetit A. Xhuvani-Elbasan dhe një djali, i fejuari i një studenteje dhe, drejtuesit të automjetit.)

Loti marrka, oh sa shumë plagë!
Fjala ngecka në buzë pa dalë!
Syri dallgën e ngre mbi male,
Shpirt e lotë digjen prej flake!

Sa shumë lotë, lotë të vrarë!
Edhe fjala s’gjendka rrugë!
Peshë e lotit, ç’e thellë vragë!
Plagë e zemres, shpirtin rrudh!

Sy e fjalë, vallë përse shtangin?!
Lot i syrit për ku nis vrapin?!
E prangos Botën, e lë në heshtje,
Plagë e zemres, ardh’ me vdekje!

U mbyten ëndrrat kur gati çelen;
U vyshken lulet, ditët u erren!
U mbet pranvera në sy për jetë
E, syri i qeshur sikur na flet!

Ç’ish’ kjo ditë si kuçeder përralle?!
Ç’ish’ kjo e zezë, gjëmë e madhe?!
Ç’janë këto lotë si dallgë deti?!
Ç’ i shkund zemrat si forcë termeti?!

Skurron zemra lotë e gjak!
E djeg loti shpirtin flakë!
Shuhen sytë, në lotë pa dritë,
Fjalës n’buzë, vdekja i zë pritë!

Qan sot zemra e Kombit mbarë!
Kem’ më pak trembëdhjetë shqiptarë!
Kem’ më pak njëmbëdhjetë motra!
Kem më pak, kaq nëna tek vatra!

Kur n’shtigje t’ngushta jeta rrjedh,
Zemra forcën vullkan e mbledh!
Prap lind Kombi filiza të ri’
Diell, n,vend t’lotit, për ty Shqiperi!

Mblidhe veten, moj Nënë e madhe!
N’ditë të zeza, je Ti, nënë vigane!
Vdesin lulet, prap lind pranvera,
Nuk shuhet zjarri, hapur rri dera !

Tiranë, me 22.05.2012.


Nga: Agim Gashi
Lamtumirë Ju vasha t´reja


Lamtumirë Ju vasha t´reja
Lamtumirë, lamtumirë
Lamtumirë Ju studentesha
Pa u bë nuse, beqaresha
Morët rrugën e gjithsië
Latë peng lotin e Shqipërisë
N´vend të pajës së nusrisë
U kanë veshë n´flamur t´lirisë
Loti, lotin se pret dot
Sa kurora e lule plot

Zbrazët klasët ku ju msuat
Zbrazët sofrat kur u shtruan
Zbrazëti dhe n´zemrat tona
Jeni gjallë ndër jehona

Lamtumirë, lamtumirë
Denisa Guzi e Dorina Stafa
Aurora Molla e Lindita Kabashi
Joana Debinja e Elsa Daka
Juliana Tola e Fabiola Shehi
Eriola Xhoi e Eranda Baloshi
Ermira Mana…
Sa përmallshëm lotojnë nënat
Amenet ju dashuritë
Lamtumirë

Marrë nga PrishtinaPost

Paqe në Qiell: Poezi kushtuar viktimave të Himarës 1147
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi