Policia arreston 20 aktivistë të Lëvizjes “SKV”

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 aktivistë të Lëvizjes “Studim, Kritikë dhe Veprim”, ndërsa njëri nga të arrestuarit është dërguar me ambulancë në Qendrën Kliniku Universitare të Kosovës (QKUK). Policia e ka marrë këtë aksion për të arrestuar këta aktivistët, pasi që ata kishin bllokuar hyrjen e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe dëshironin që të pengonin shortin për zgjedhjet studentore në UP.
Nuk ka munguar as dhuna e Policisë së Kosovës për të shpërndarë këta aktivistë, ndërsa disa studentë kanë pësuar edhe lëndime.
Krejt ngjarja ka filluar kur ka dal jashtë Rektoratit, sekretari i këtij institucioni, Vaxhid Sadriu duke dhënë arsyetimin se Rron Gjinovci dhe dy përfaqësues të të tjerë nga Lëvizja “Studim, Kritikë dhe Veprim”, nuk mund të marrin pjesë në procesin zgjedhor të studentëve të UP-së.
Pas disa konflikteve verbaale, studentët kanë dashur të hynë në Rektorat, por që janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Aktiviteti politik është rreptësishtë i ndaluar... Ju kemi certifikuar me ju shtri dorën e pajtimit. Ti mund të jesh udhëheqës, por ju tre keni qenë. Ju kanë ndaluar se po ju trajton se person problematik”, ka thënë Sadriu
“Kam qenë në burg i kom mbaj 30 ditë”, ka thënë Gjinovci.
Pas qetësimit të situatës sekretari i rektoratit, Vaxhid Sadriu ka mbajtur një konferencë për media, cili ka thënë se Lëvizja “Studim, Kritikë dhe Veprim” po mundohet të implikojë politikën në UP.
“Kjo organizatë edhe më herët që ka qenë e emërtuar Qendra për Studim, Kritikë dhe Veprim, Qendra e Vetëvendosjes, mjerisht po i aplikon edhe urdhrat e dikujt tjetër dhe po mundohet me i implikuar në politikat e UP-së. Nuk do të ketë politikë në UP sa i përket organizatave studentore”, ka thënë Sadriu.
Për më tepër ai ka shtuar se Komisioni Zgjedhor është bërë tolerant dhe e ka certifikua këtë organizatë, por sipas tij ata prapë janë në rrugë.
Ai ka shtuar se janë certifikuar me kusht që Rron Gjinovci, Durim Jashari dhe Astrit Dehaja të mos jenë persona kontaktues në këtë lëvizje.
Sipas Sadriut drejtuesit e kësaj lëvizje kanë ardhur në Rektorat për të prishur procesin. Ai madje thotë që Rron Gjinovci ka filluar të kërcënojë atë dhe t’i thotë se do t’i bijë studentët dhe mediat në Rektorat.
Por krejt ndryshe deklarojnë drejtuesit e Lëvizjes “Studim, Kritikë dhe Veprim”. Teutë Rrusta nga kjo lëvizje, ka thënë se që të tre këta studentë janë eliminuar pa kurrfarë baze ligjore.
“Janë eliminuar Rron Gjinovci, Durim Jashari dhe Astrit Dehari me arsyetimin e këta kanë qenë të ndëshkuar prej Komisioni Disiplinor prej fakulteteve përkatëse dhe kanë proces gjyqësor aktiv. Kjo është e pavërtetë për këtë arsye ne sot e kemi bërë një ankesë duke e dëshmuar që asnjëra prej pikave që ata i kanë dhënë për mos me i pranuar këta anëtar në listën tonë nuk janë ligjore dhe nuk mbështeten asnjë bazë ligjore, për arsye se janë përjashtuar prej fakulteteve më herët dhe janë në fakultete tjera”, ka theksuar Rrusat.
Pas përfundimit të aksioni, studentët kanë qëndruar për disa minuta para Rektoratit dhe pastaj janë shpërndarë.
Zgjedhjet për Parlamentin Studentor pritet të mbahen më 6 qershor, ndërsa në zgjedhje garojnë 14 organizata studentore

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi