Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem zaplluzha - MOS ISHE NË GJUMË

Shko poshtë

Adem zaplluzha - MOS ISHE NË GJUMË Empty Adem zaplluzha - MOS ISHE NË GJUMË

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 24, 2012 7:41 pm

Adem zaplluzha - MOS ISHE NË GJUMË 551590_391078410944984_100001284851546_1234992_409123960_n

Adem zaplluzha - MOS ISHE NË GJUMË

Sot disi trishtueshëm
Vajton lemza
Zemrat nënave psherëtinë
Në Jugun e përlotur

Iku diku
Puthja e fundit e pranverës
O më lëni rehat
Ju korba të zinj
I kam vetëm një palë sy
Si t’i vajtoj gjithë ato pranvera
Që akoma nuk kanë çelur
Si zambakët e Prizrenit

Një nënë mbi një gur
Një dhembje thur
Një vëlla diku dënes
Vajtojnë në njëmijë ngjyra
Muralet
Që kanë mbetur pa shpresë

O ju ndaltë fryme erës
Që i përpiu trëndafilat
O ju ndaltë zemra malit
Mos të bëzan më asnjëherë

Ku ishte Hyji
Kur aq bukur këndonin vashat
Mos vallë
E hutoi ajo këngë e bukur shqiptare
Dhe nuk pat kohë
T’i shpëtojë cirqet

Mos o zot
Mos ishe në gjumë
Kur lejove ti përpijë vashat
Gremina e zezë
Që shkonin në brigjet e Jonit
Për të kënduar një këngë
Në amfiteatrin e përjetësisë
Në vend të sirenave
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi