Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!‏

Shko poshtë

Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!‏ Empty Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!‏

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 17, 2009 9:31 pm

Dergoi:Bislim Elshani (bislimelshani@hotmail.com)



From: Gezim Jakova

Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!

Si arriti Bedri Islami te vihet ne krye te Levizjes, duke i tejkaluar kuadrate e saj qe kishin afer tri dekada jete partie?
Sigurimi shqiptar i njihte mire agjentet e vet te vjeter, por edhe te tjeret qe iu bashkangjiten Levizjes me vone. Pothuajse asnje prej tyre nuk kishte arsim te larte, bile disa me 8-vjecare e disa te tjere qe kishin nderprere shkollimin e mesem. Komunistet shqipetare jane ujqer te vjeter. Ata parashikuan se gjenialiteti prej lideri i dr. Rugoves po i mposhte harbutet e Beogradit the liria e Kosoves do te jete e pashmangshme. Pas votimit per heqjen e autonomise te Kosoves me 1989, dr.Rugova me shoke kushtezoi vendin e deputetit me diplomen e fakultetit. Kuministeve te Tiranes nuk u interesonte shkollimi i kuadrit per Kosoven e lire, por donin dokumentin formal per tŽu paraqitur para popullit si njerez te shkolluar. Ata per te qendruar larg kompromentimit te falsifikimeve seriale qe do te pasonin ne paisjen me diploma te komunisteve te Levizjes, gjeten ndermjetesin e duhur. Ky ishte pikerisht Bedri Islami. Lidhjet e tij me Gjinushin, Milon, Mejdanin, Meten dhe te tjere komunist fanatik mundesonin futje ne provimet formale dhe marrjen e diplomave te gatshme. Edhe pagesat intime ishin te pa kursyeshme. Tashme Bedri Islami ishte njeriu krejt i brendshem i Levizjes, i futi ne vartesine e tij kreret e vjeter the te rinj te Levizjes.
Me sugjerimin e Sigurimit shqipetar dhe te UDB-se te Serbise (si agjent i tyre) u vu ne krye te Levizjes Popullure te Kosoves. Gjithashtu mori drejtimin e gazetes "Zeri i Kosoves." Tashme pushtuesi serb permendej vetem sa per sy e faqe ne gazete, ndersa anatemat dhe sharjet per LDK-ne dhe Presidentin Rugova zinin te gjitha faqet e gazetes. Artikujt percares krionin huti e dyshime per mergaten dhe me gjere. Per te qene percarja kudo gazeta shitej edhe ne Shqiperi. Ishte kjo gazete e pare dhe e vetme qe arriti atje.
Percarja arriti edhe ne mesin e ushtrise. Komunistet ua kthyen pushken officereve te Rugoves. Komunikatat e Shtabit ishin genjeshtra te perseritura.
Deshtimet e njepasnjeshme ishin te perditshme. Lufta degjeneroi krejtesisht. I vetmi bastion mbeti Kosharja, ku luftonin forcat ushtarake te Presidentit Rugova. Boshti Tirane-Beograd-Athine-Moske i gezohej disfates. Bedri Islami ishte kryepercaresi dhe hero i boshtit armik. Gjakun e deshmoreve e perdhosen komunistet e Tiranes dhe te Kosoves.

Per ata qe nuk e dine, ish sigurimsi i Enver Hoxhes, Bedri Islami, pas pluralizmit, u vu ne sherbim te UDB-se.
Bedriu diku ne vitin 1993 kaloi ne Gjermani, me detyra te caktuara te mara nga UDB-a, per percarjen e mergimtareve shqiptare ne Perendim.
Provat qe flasin per shpiunin Bedri Islami, ja disa te dhena;
I ati i Bedri Islamit, Zeneli, i njohur si Luli i Vocerr,
ne rrethana te pa zbardhura deri me sot,ne vitin 1961 pushkatohet nga
sigurimi gjegjsisht nga SHIK-ut i E.Hoxhes.
Bedriu ne moshen 10 vjece mbetet pa njerin prind. Pasi kryen kursin e gazetarise punon si gazetar ne "Zeri i Popullit".
Ne vitet 1980-ta, si njeriu i besueshem, i cili i kishte dhene prova sigurimit, emrohet Drejtor i Pallatit te Kultures ne Shkoder.
Si mund te ishte drejtor i ndonje institucioni me rendesi i biri i nje te pushkatuari nga regjimi komunist?!
A thua nuk kishte qyteti i Shkodres mjaft intelektuale tjere, te cilet mund ta drejtonin Pallatin e Kultures?
Si u be Bedriu shpiun i UDB-se?
Nuk eshte per tŽu habit aspak, Bedriu eshte dhenderr serbo-malazez, e ama e gruas se Bedriut eshte me origjine serbo-malazeze.
Bedriun e pati rekrutuar UDB-a e Podgorices, me qellim qe ai te percaje mergaten shqiptare, e cila punonte per clirimin e Kosoves dhe viseve tjera ne ish Jugosllavi. Per kete nuk do koment, ai ia arriti te kryej detyrat e marra nga UDB-a, pikerisht gjate luftes ne Kosove me 1998-1999, arriti ti percaje mergimtaret dhe per mes tyre edhe fraksionet ushtarake...!
Ne Gjermani, Bedriu takohet edhe me shoke nga radhet e LPK-se, per te cilet dyshohet se kane qene ne sherbim te UDB-se.
Per kete sherbim te UDB-se, Bedriu ka arrit te pasurohet shume shpejt ne menyre te pa ndershme. Ai ka blere disa banesa te reja per njerezit e vete ne Tirane te Blloku"Vasil Shanto", po ashtu edhe ne Gjermani ka bere banesa te reja per vete dhe dy djemte e tij.
Sa per pecarjet nuk kam nevoj te flase une, lexoni shkrimet e Bedri Islamit, Ibrahimit Kelmendit etj., do tŽi mesoni te gjitha.



Provat qe flasin per dy nga shoket me te ngusht te Bedri Islamit, cilet kishin ndikim te made ne radhet e LPK-se, e qe dyshohet se keta ishin njerez te UDB-se, keta jane; Ibrahim Kelmendi e Fazli Veliu.
Luteni lexoni me poshte:

-----------------------------------------------



Dosja Kobra Pashtriku.org, f.119-120
MATERIALE SEKRETE PËR VEPRIMTARINË AGJENTURORE SERBE
(UDB-së) NË ZVICËR...

Pjesëmarrje e madhe e shqiptarëve në manifestimet antijugosllave
Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
Shëbimi i Sigurimit Shtetëror
Drejtori-Gjakovë
Bashkëpunëtori. op. Sejfullah Sahatçiu
Më 23. 04. 1985
Raport i bashkëunëtorit




Burimi: Bashkëpunëori Kobra.
Shënimet kanë të bëjnë me Rrustem Mahmutajn nga fshati Lybeniq, KK
Pejë aktivist i LRSHSJ-së në Zvicër. Raporti është dërguar më 12. 04.
1985, ndërsa në adresë të punëtorit operativ ka arritur më 22. 04. 1985.
Në iniciativën e punëorit operativ. Shpenzime nuk ka pasur. Raporti
paraqitet më 22. 04. 1985.
II
Bashkëunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të disa antarëve të
LRSSHJ në Zvicër.
Raport mbi deklarimet e Rrustem Mahmutajt
III
Bashkëpunëtori Kobra në raportin e vet të dërguar nëpërmjet tjerash
shkruan: Më dt. 07. 04. 1985 jam takuar me Rrustem Mahmutajn i cili
në bisedë lidhur me Ibrahim Kelmendin më tha: Ibrahim Kelmendi ishte
shok i ngushtë i dajve të mi Isuf dhe Bardhosh Gëvallës, dhe së fundit
Ibrahimi tradhtoi dhe me dorë të vet ata i vrau. Ne kemi mjaft fakte dhe
argumente që flasin për këtë tradhti. Ibrahimi pasi vrau këta, deshi që ta
marrë edhe gruan e Kadriut për bashkëshorte, mirpo e njëjta nuk pranoi
që të martohet me një tradhtar. Për këtë gjë më ka treguar Hasan Malaj,
që i njëjti Kadriun e ka pasur nipash. Pasi që i dështoi martesa Ibrahimit
me bashkëshorten e Kadriut, ai vendosi që në vitin 1984 të vijë në
Kosovë dhe të martohet duke mos u frikësuar aspak nga UDB-ja.
Kështu i shoqëuar nga UDB-ja e Beogradit pasi që më pare i kishte kryer
punët e tyre, së bashku me bashkëshorten e vet u kthye prapë në perëdim pa
një there në këmbë. Ibrahimi, në fillim kishte mëuar nga UDB-ja, kishte
sjellje të mirë se gjoja kishte ideologji marksiste-leniniste dhe si i tillë u
fut në LRSSHJ, i cili punoi gjerë në mbledhjen e cila u mbajt në fund të
dhjetorit 1984 kur edhe u pëjashtua. Për Ibrahimin gjetëm edhe fakte të
reja mbi tradhtinë e tij. Për vrasjet e Jusufit dhe të tjerëve ende do të mbetet arsyetimi i tillë në mesin e punëtorve tanë se ata i kanë vrarë serbët e Beogradit pasi që edhe qëllimi ynë është që të fajsohen ata, mirëpo e vëteta është se Ibrahimi ata i ka vrarë.
Për këtë Ibrahimi do të japë pëgjegje para popullit
atëherë kur të bëhet Kosova Republik. Për kohën se Ibrahimi ishte në
Kosovë ne e kemi pëcjellë atë titist i cili është vërejtur në kafene të
ndryshme në shoqëri me UDB-ashët. Në kohën e fundit në LRSSHJ janë
aktivizuar edhe dy vëllezërit e Jusuf Gërvallës, Hyseni dhe tjetri të cilit
mjaft u mundua nga UDB-ja që t'i shtijë në dorë por nuk arriti. Në
vazhdim Rrustemi shpeshherë përdorë fjalët Durmishat. Që do të thotë
tradhtar i LRSSHJ-së
IBRAHIM KELMENDI; i njohur nga Shëbimi.
RRUSTEM MAHMUTAJ, nga fsh. Lybeniq, KK Pejë i njohur nga Shëbimi.
HASAN MALA, vëlllai i Rexhep Malës i njohur nga Shërbimi.
IV
Vërejtjet e punëorit operativ;
Bashkëpunëtori i sigurimit, shënimet e pavërtetuara. Kobra është në
marrëdhanje të mira me Rrustemin, për çdo gja ka mundesi q
ë të dijë
për së afërmi mbi veprimtarinë armiqëore.
Bashkëpunëtorit iu është dhënë detyrë që prapë të kontaktojë me
Rrustemin. Me një kopje të këtij raporti është njoftuar DSHSSH në Pejë.




vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!‏ Empty Re: Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!‏

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 17, 2009 9:33 pm

Faridin Tafallari, në librin e tij Terror, Dhembje, Qendresë Faqe 56-57,

Edhe kur ishin shokët e pavarrosur, fliteshin mjaft gjëra. Por tani nisi të flitej shumë më tepër dhe lindën dyshime të mëdha. Flitej e dyshohej të shumëkush. Madje edhe për Ibrahim Kelmendin. Dyshimet ishin të pa bazuara në fakte dhe mbështeteshin sidomos në ato mos marrëveshjet që kishin ekzistuar në mes Jusufit dhe Ibrahimit. Flitej për bashkimin e Ibrahimit me organizatën e OMLK, pa u konsultuar paraprakisht aspak me Jusufin dhe me LNÇKVSHJ. Siç e kam cekur edhe më parë Jusufi e ka ndihmuar atë duke nxjerrë tre numrat e parë të Bashkimit, organ i Frontit të Kuq Popullor. Flitej se Ibrahimi ka pasur kontakte me organizatat reaksionare si ato kroate.
Më kujtohet një takim ku kam qenë edhe unë i pranishëm. Jusufi e pyeti Ibrahimin që t`i tregojë se sa të holla i kishte marrë një organizate kroate (emrin e saj nuk e di). Sipas fjalëve të Ibrahimit ka qenë puna për një shumë prej 50 mijë DM që do të përdoreshin për të blerë armë. Këtë shumë të hollash e kanë marrë njerëzit e Ibrahimit, mandej se i përdori ato për të rregulluar një lokal kafeneje në Pejë. Jusufit kjo gjë nuk i pëlqeu dhe e kundërshtoi veprimin e Ibrahimit si jo të mirë. Ibrahimi përgjigjej se kur gjen budallenj pse të mos përfitosh. Jusufi ia ktheu: Ato para janë marrë për diçka tjetër, ndërsa janë shfrytëzuar për çështje tjetër.

Veç kësaj, për një kohë Riza Salihu ia ka kontrolluar korrespodencën Jusufit; se me çfarë mënyre ia ka arritur kësaj, nuk e di. Por më pas u krijuan dyshime mbi Ibrahim Kelmendin se vetëm ai ia dinte adresën Jusufit. Riza Salihu pas vrasjes së shokëve tanë, është burgosur nga policia gjermane. Pas demonstratës së organizuar në prill 1981 në Stuttgart ne shkuam në një sallë; aty erdhi edhe Riza Salihu, por pjesëmarrja e tij nuk është mirëpritur.

Dyshimet janë mbështetur edhe në korrespodencën midis Jusufit dhe Ibrahimit. Në kopjet e letrave që m`i la Suzana, del qartë se midis tyre ka pasur mosmarrëveshje,
----------------------------------





RUAJENI IBRAHIMIN !

Z. Hysen Gërvalla, vëllai i Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës në një prononcim të tij në gazetën Express ka kërkuar nga opinioni që ta ruajë Ibrahim Kelmendin për dëshmi. Ka thënë se e admiron atë se i ka hyrë një pune shumë të madhe, edhe pse vetë Kelmendi është njeri shumë i përfolur. Ibrahim Kelmendi si autor i librit Atentatet, sipas familjes Gërvalla është njeriu i parë i cili ka drejtuar gisht drejtë një njeriu të dyshuar për vrasjen e vëllezërve të tyre dhe thotë se Rezili nuk është njeriu i vetëm i dyshuar, por janë edhe shumë të tjerë, ndër ata, thotë Hyseni, është edhe vetë Ibrahim Kelmendi si njeri shumë i përfolur rreth kësaj vrasje.

Për këtë, tash për tash H. Gërvalla nuk dyshon në Kelmendin për shkak se ky ka marrë guximin t`i hyjë hetimit dhe zbardhjes së rastit të vrasjes së vëllezërve të tij. Pasi Ibrahim Kelmendi ka thënë se ka obligim moral për zbardhjen e rastit të vrasjes së Jusuf Gërvallës, atëherë unë nuk dyshoj në të, edhe pse është përfolur shumë për të, ka thënë Gërvalla. Në këtë rast, Hysen Gërvalla kërkon nga populli kosovar dhe mbarëshqiptar ta ruajë Ibrahim Kelmendin si dëshmi për vrasjen e vëllezërve të tij. Lus popullin shqiptar që mos ta sakatojë Ibrahim Kelmendin, pasi që ai po di aq shumë për vrasjen e vëllezërve të mi, tha Gërvalla.

E martë, 13 mars 2007





-----------------------------------



1.-.: SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG - UNITED ALBANIA.ORG :. - DEKLARATË NR ...






Shkruar nga Sadik Blakaji, me 31-08-2007 14:55
Njoftim Publikë kombit shqiptarë!

Unë Sadik Blakaj me profesjan mesusë nga fshati Lluga Komuna e Burimit-Istogu me banim te përkohshëm ne Francë deklaraoi publikishtë për opinjanin e gjërë shqiptarë se Ibrahim Kelmendi bashkë me udb-en serbë dhe disa shqipfolës ka dorë ne vrasjen e vllëzervë Gervalla dhe Kadri Zeka. Ibrahim Kelmëndi i cili bashkë me udb-en organizuan dhe egzekutuan vllëzërit Gervalla dhë Kadri Zeka lajmin për vrasjën e vlëzërvë Gervalla dhe Kadri Zeka e kam marrë nga Ibrahim Kelmendi ku me telefonoji dhe me tha se udb-a i vrau Gervallajt dhe Kadri Zeka.. .Ibrahim Kelmendi ka pasë lidhje organizativë ne organizaten e sajuar nga udb-eja Franti i Kuqë Popullorë me spiunin e flliqur te ishë udb-es serbë Islam Blakaji i cili ka punuar për udb-en serbë deri ne vdekje . Islam Blakaj ishë puntorë i sigurimit socialë ne Prishtinë i cili duket se ka qënë shef i organizatës famozë te sajuar nga udb-eja me ëmrinë Fronti i Kuqë Popullorë.
Fatkeqsishtë Ibrahimi Kelmendi me ka futur ne keto lojna te ndyra edhë mua dhe mi dha lidhjet me njerzit e udb-es jashtë ne përendimë edhë ne Kosovë. Burgosja e Hysen Gegës ka qënë lojë e Ibrahim Kelmendit .Dyshimet e Jusuf Gervalles se Ibrahim Kelmendi mund te jetë njeri i udb-es kanë qënë te sakta si dhe dyshimi se udheheqesi i organizates se tijë ne Kosovë munde te jetë një njeri i udb-es me mbiemrin Blakaji kanë qënë plotsishtë te sakta fjala është për Islam Blakajnë.
Andaji nuk qendronë se vrases i Gervallajvë dhe Kadri Zekes është Rezili i Suhareks por Ibrahim Kelmendi i Llabijanit
---------------------------------------------



Grada e anëtarit të kryesisë së BDI-së dhe pagesat prej mijëra markash gjermane. Fazli Veliu i angazhuar në përpunimin e separatistëve shqiptarë në Kosovë e Metohi.
Dokumentet e mëposhtme janë lëshuar nga Radovan Bokun, kryeshef dhe kapiten i Anijes Luftarake, me një gjuhë teknike që u përket shërbimeve sekrete

Një deputet shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete jugosllave deri në vitin 1996. Dokumentet sekrete që posedon Shqip i përkasin Armatës së Jugosllavisë dhe në to është sigluar që në krye shprehja besueshmëri e lartë, nr.938, që tregon rëndësinë e personit të rekrutuar. Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Fazli Veliu, i cili është gjithashtu edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie. Më parë ai ka qenë luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.


Dokumenti i parë

Në dokumentin e parë, të lëshuar nga Radovan Bokun, kryeshef dhe kapiten i Anijes Luftarake, me një gjuhë teknike që u përket shërbimeve sekrete, jepen detaje mbi Fazli Veliun. Dokumenti, sigurisht tepër sekret, mban datën 30 dhjetor të vitit 2006 dhe i përket besueshmërisë së lartë. Dokumenti ka numrin identifikues 144. OC. Në të përcaktohen detyrat e deputetit aktual të BDI-së, i cili sipas burimeve nga Maqedonia, është daja i kreut të kësaj partie, Ali Ahmeti. Titulli i dokumentit Pranim-dorëzimi i pozicioneve operative përfshin edhe gradën e z.Veliu. Në bazë të urdhëresës së kryeshefit të sektorit II, Shtabit Gjeneral të Armatës së Jugosllavisë, besueshmëria e lartë nr. 9-371, prej 2.10.1996, ua dorëzojmë në lidhje pozicionin operativ instruktor. Pozicioni operativ deri tani ka qenë i angazhuar në përpunimin e separatistëve shqiptarë në Kosovë e Metohi, në operacionin Prodor II. Njohuritë (informacionet) e deritanishme që na i ka dhënë kjo lidhje operative kanë qenë të sakta dhe në kohë të duhur. Me pozicionin operativ të hyni në kontakt sikurse jeni udhëzuar nga Sektori II. Kjo është përmbajtja e dokumentit të parë, në të cilin pas fjalës instruktor ka shenjën e yllit (*) shpjegues. Poshtë tekstit që shpjegonte pozicionin operativ, pas shenjës së yllit shkruhet: Fazli Veliu, nga fshati Zajas, Kërçovë, Republika e Maqedonisë, me nacionalitet shqiptar, shtetas i Republikës së Maqedonisë.

Dokumenti i dytë

Në dokumentin e dytë flitet për disa pagesa që i janë kryer Veliut, i cili identifikohet me pozicionin operativ instruktor. Janë rreth 9 mijë marka gjermane që ka përfituar ai, për tri detyra. Edhe ky dokument, i konceptuar në formë urdhërese, i cilësuar besueshmëri e lartë, është lëshuar nga Armata e Jugosllavisë dhe firmosur nga i njëjti kapiten që ka nënshkruar dokumentin e parë. Mban gjithashtu të njëjtën datë: 30 dhjetor 1996. Të bëhet pagesa e mjeteve financiare në llogari të planit financiar të vitit 1997, pozicionit operativ instruktor.

I burgosur i Titos, emigrant, deputet...

I lindur më 1 prill të vitit 1945, në fshatin Zajas, pranë Kërçovës, Fazli Veliu është daja i Ali Ahmetit, kryetarit të Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim. Ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Veliu ka qenë mësues në fshatin e tij, më pas ka dhënë mësim në gjimnazin e Kërçovës para se të vendosej në Kosovë dhe më pas në Zvicër. Aktualisht ai është deputet i BDI-së në Parlamentin maqedonas. Duke kërkuar në Google, rezulton se ai ka qenë i dënuar me 14 vjet burg në kohën e Titos dhe i amnistuar vite më pas nga autoritetet maqedonase.

(Ky shkrim është botuar në gazetën Shqip në Tiranë me datë 17 prill 2008)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!‏ Empty Reagimi i Bislim Elshanit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 17, 2009 9:35 pm

Nuk është as e logjikshme dhe as për t'u besuar që UDB-a të ketë qenë aq proshqiptare duke pasur dhe duke mbajtur në radhët e saja figura të tilla të ndritura që aq shumë i kanë shërbyer çështjes shqiptare, si ato që akozohen më poshtë (Islami, Kelmendi, Veliu) dhe me të cilët kam pasur nderin edhe vetë të bashkëpunoj. Po të mos harrojmë se shpifarakët shqipfolës madje edhe Ismail Qemalin e patën quajtur spiun grek. Pra sipas logjikës së dhjerë të mëposhtme, del se çështjes shqiptare i kanë shërbyer më së shumti spiunët e huaj. Por duke ditur mirë stilin e veprimit të UDB-së, dhe duke parë nivelin injorant të shpifjeve, them se vetë autori i feçeve të mëposhtme mund të jetë ndonjë veteran i UDB-së që duhet të arsyetojë akoma veprimet e tij antshqiptare për të merituar ndonjë honorar, tashmë të ligësht, nga shteti i plagosur, por akoma kafshues, serb.

Me nderime Bislim Elshani

PS. Shpresoj që me këtë reagim e meritova që edhe mua të më fusin më në fund në listën e UDB-ashëve si Bedri Islami.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!‏ Empty Re: Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!‏

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi