Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tadiq dërgon “mesazhe paqeje” nga Deçani

Shko poshtë

Tadiq dërgon “mesazhe paqeje” nga Deçani Empty Tadiq dërgon “mesazhe paqeje” nga Deçani

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 17, 2009 10:14 pm

Tadiq dërgon “mesazhe paqeje” nga Deçani


Nga Express më 17.04.2009 në ora 11:06

"…Kam vetëm porosi paqeje; paqe për serbët, shqiptarët, për të gjithë që jetojnë në Kosovë, në Serbinë tonë…"
Foto: Visar Kryeziu

(Updated) Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, nga Manastiri i Deçanit, ku po qëndron me rastin e Pashkëve, ka thënë se ka mesazhe paqeje për serbët dhe shqiptarët, ndërsa Kosovën e ka quajtur Serbi.

“Kam vetëm një porosi në këtë ditë hidhërimi dhe shprese njëkohësisht, për botën e krishterë. Kam vetëm porosi paqeje; paqe për serbët, shqiptarët, për të gjithë që jetojnë në Kosovë, në Serbinë tonë... Pa besuar në paqe nuk mund të jetojmë normalisht”, ka thënë presidenti i Serbisë me të përfunduar ceremonia, me rastin e kremtes se Pashkëve ortodokse.

Ai deklaroi për gazetarët se ka ardhur që Peshkopit Teodosije dhe klerikalit t’u dëshirojë festën e Pashkëve, por që njëkohësisht të dërgojë edhe porosinë e paqes.

Vizita e Tadicit në Kosovë është përcjellë me masa të rrepta sigurie. Deri në Manastirin e Deçanit, presidenti i Serbisë erdhi me helikopter të KFOR-it. Qëndrimin e Tadicit po e sigurojnë pjesëtarët e KFOR-it.

Mediat serbe citojnë zyrtarë nga kabineti i presidentit të Serbisë se ata nuk kanë kërkuar nga “organet e përkohshme të autoriteteve në Kosovë” leje për vizitën e sotme.

Tadici vjen me helikopter të KFOR-it

Qeveria e Kosovës e ka lejuar vizitën në Manastirin e Deçanit të delegacionit të Serbisë, me në krye presidentin Boris Tadic. Por nga Merdari, ai është përcjellë me helikopter të KFOR-it deri në Deçan dhe jo përmes rrugëve tokësore, siç ishte paralajmëruar më herët.

Nëpërmes një letre, kryeministri Hashim Thaçi e ka informuar përfaqësuesin civil ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, se e lejon “vizitën për arsye fetare” të Tadicit.

“Duke konsideruar faktin se ushtrimi i lirive fetare është i garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe duke pasur parasysh se Qeveria e Kosovës e konsideron këtë vizitë krejtësisht private dhe të natyrës fetare, në konsultim të plotë me krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës, kam vendosur që të lejoj hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës të Presidentit të Serbisë, z. Boris Tadiç më 17 Prill 2009”, thuhet në letrën, e cila u është shpërndarë edhe mediave.

Kjo vizitë është private dhe për arsye fetare dhe e njëjta nuk mund të përdoret për asnjë arsye tjetër, theksohet në letër. “Presidenti i Serbisë do të përcillet nga Policia e Kosovës në Manastirin e Deçanit për të marrë pjesë në meshën me rastin e Pashkëve Ortodoksë dhe menjëherë to të udhëtojë prapa për në Serbi”.

Nëse Presidenti i Serbisë bën çfarëdo deklarimi politik që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 4 (1) të procedurave për vizita zyrtare të zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë në Republikën e Kosovës, atij do t’i ndalohet hyrja në Kosovë në të ardhmen, qoftë në kapacitet privat apo zyrtar, theksohet në përgjigjen e kryeministrit Thaçi, pas kërkesës së Feithit të bërë më 15 prill 2009 për të mundësuar vizitën e Presidentit të Serbisë, Boris Tadic.

I NDRYSHON PRESIONI

Edhe këto pashkë, Presidenti i Serbisë Boris Tadic do t’i festojë në Manastirin e Deçanit, këtë të premte.
Pas refuzimit të pranimit të tri vizitave të liderëve serbë në muajt e kaluar, Tadic kishte vendosur vet të testojë seriozitetin e institucioneve të Kosovës.

Duke përfituar nga një festë religjioze, Tadic jep një mesazh të fortë politik për vete në Serbi dhe dëmton kredibilitetin e autoriteteve të Kosovës - pikërisht në ditën kur përfundon afati i dorëzimit të deklaratave në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në kuadër të procesit të nxjerrjes së opinionit për legalitetin e pavarësisë.
Nëse Tadici do t’i kërkonte autoriteteve të Prishtinës leje, kjo do të ishte njohje ‘de facto’ e Kosovës.
Vizita e Tadicit, pa leje të shkruar nga Prishtina mirëpo me aprovimin e saj, është mundësuar pas një presioni të lartë diplomatik, të përfaqësuesve nga qendrat perëndimore të cilat kanë pasur ndikim të madh gjatë procesit të statusit.

Kërkesa i është bërë fillimisht përfaqësuesit të BE’së në Beograd me lutjen për të ndihmuar “vizitën e Presidentit Boris Tadic në Kosovë të premten më 17 prill 2009 në Manastirin e Deçanit”.
Kjo kërkesë ishte përcjellë te institucionet e Kosovës nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian, Peter Feith, i cili ka thënë se pret përgjigjen e Qeverisë rreth vendimit të saj.
Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë të enjten gjatë ditës kërkesën e Tadicit duke thënë se me këtë rast do të veprojë sipas Kushtetutës.
“Përgjigjen (Tadic) do ta marrë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, ka thënë Memli Krasniqi, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.
Qeveria thoshte se nëse Tadic dëshiron të hyjë në Kosovë duhet të bëjë kërkesë tek institucionet e vendit.

“Nëse Tadic bën kërkesë deri nesër (e premte), ne do ta shqyrtojmë dhe do t’i japim përgjigje zyrtare”, ka thënë Krasniqi.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti, po ashtu ka komentuar rreth vizitës së paralajmëruar të Tadic.
Ai ka thënë se Policia e Kosovës nuk do të lejojë asnjë delegacion zyrtar të huaj të hyjë në territorin e vendit tonë pa një leje adekuate nga institucionet e Kosovës.
Pajaziti se Qeveria nuk ka lëshuar leje për asnjë zyrtar të huaj që do të hynte në Kosovë

Liderët kosovarë mësohet se fillimisht u kishin rezistuar presioneve nga Brukseli, por më pas kur kishin intervenuar diplomatët nga Washingtoni, ata përfundimisht kishin pranuar.
Ndoshta nuk ka qenë mirë e menduar qysh në fillim ideja e ndaljes së zyrtarëve nga Serbia, por fakti që qëndrimi ndërron tash është një autogol i institucioneve kosovare përpallë qytetarëve të Kosovës.

Plani i Vizitës

Sipas letrës që Përfaqësuesi Special i BE’së i ka dërguar Qeverisë së Kosovës, Tadic ka prezantuar edhe një plan për realizimin e vizitës së tij në Kosovë.
Një nga mënyrat e udhëtimit që është propozuar për këtë udhëtim është që Tadic të hyjë në Kosovë me helikopter të KFOR’it i cili, sipas marrëveshjes me Beogradin, do të aterronte në territorin e Serbisë për të marrë Presidentin e Serbisë dhe ekipin e tij.

Sipas propozimit të kabinetit të Tadic, në helikopter do të hipnin një numër i personelit që kujdeset për sigurinë e Tadicit dhe këshilltarë të tij. Helikopteri do ti dërgonte ata deri në afërsi të Manastirit të Deçanit.
Një pjesë tjetër e anëtarëve të Delegacionit, sipas këtij propozimi, do të udhëtonte drejt Manastirit të Deçanit para Tadicit, po ashtu, me një helikopter tjetër.
Alternativa tjetër për hyrjen e Tadic në Kosovë është që i tërë delegacioni presidencial serb të kalojë kufirin në Merdare (Gate 3) me vetura të EULEX’it apo të OKB’së, të cilat, sipas propozimit, duhet të jenë të blinduara.

Më pas në letrën që i është dërguar përfaqësuesit të BE’së në Beograd, Peter Sorensen, janë prezantuar edhe të dhënat për të gjithë pjesëtarët e delegacionit të Boris Tadic, si numri i kartave të identitetit dhe tipi dhe numri i armëve që personeli i sigurisë do duhej ta marrë me vete.
Kjo kërkesë përfaqësuesit të BE’së në Beograd i është bërë me datën 14 prill. Sipas Kabinetit të Tadicit, qëndrimi në territorin e Kosovës dhe vizita në Manastirin e Deçanit që nga hyrja në Merdare do të zgjaste 6 orë nga 11 deri në ora 17.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi