Xhevat Rexhaj: 22 vjet LDK në Zvicër
Faqja 1 e 1
Xhevat Rexhaj: 22 vjet LDK në Zvicër
Xhevat Rexhaj: 22 vjet LDK në Zvicër
22 VJET LDK NË ZVICERR-DEGA MË E ORGANIZUAR NË MËRGATË
Sukseset edhe përkundër ndërskamcave të shumta që i bëheshin kësaj Dege të LDKsë rugoviane
Të shkruash për një periudhë të caktuar aktiviteti të një subjekti madheshtor politik siç ishte dhe është LDKja, duhet goxha maturi, dije dhe sinqeritet, ose thenë shkurt e shqip duhet matur veten shumë, ngase mundet të gabohet dhe të mbetet shumë e pa thënë, e me këtë dua të them se mundet të mbetet edhe një pjesë e madhe e mergimtarëve pa u përmend. Megjithatë në raste të tilla pos kurajos, guximit dhe deshires duhet shkruar në shumës për dhjetra mijëra mërgimtarë, anëtarë dhe simpatizues të LDKsë, ose thenë troç përkrahësve të Institucioneve të Republikës së Kosovës më në krye me Presidentin tani më Historik të saj Dr. Ibrahim Rugova..Të nderuar pjesmarrës, Zonja dhe Zotërinjë, ju të rinjë e të reja Që të ecim gjerë te organizimet e shqiptarëve në mergatën e gjerë, e konkretishtë këtu në Zvicerr, ne medoemos duhet të ndalemi në disa momente dhe data të caktuara të cilat qysh në fillim ndërruan rrjedhen e historisë shqiptare në pergjithësi dhe asaj të Kosovës në veqanti.
Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, u pajtua, , që të themelonte një parti politike, e cila do t'i artikulonte kërkesat politike të shqiptarëve dhe do të bëhej nismëtare e proceseve të pluralizmit, që ishin në nismë në vendet e bllokut të atëhershëm socialist-komunist. Iniciativa për themelimin e një partie që do të pagëzohet Lidhja Demokratike e Kosovës, doli nga shkrimtarët Jusuf buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa, ata për koordinator të Këshillit nismëtar caktuan Jusuf Buxhovin, i cili mori përsipër kontaktimin me intelektualët e tjerë dhe hartimin e programit dhe statutit të partisë.
Nisma për themelimin e Partisë u përkrah menjëherë pa rezervë nga dr.Ibrahim Rugova, dr.Ali Aliu, Ajri Begu, Basri Çapriqi e Ramiz Kelmendi dr.Fehmi Agani (që dha ndihmesë të konsiderueshme për versionin përfundimtar të tekstit të Programit të partisë), pastaj aktivistët dr.Bujar Bukoshi, dr.Zenel Kelmendi, Zenun Çelaj, dr.Jusuf Bajraktari, Mustafë Radoniqi, Hysen Matoshi e Neshet Nushi, për t'u forcuar, më në fund, me akademikët dhe shkencëtart tanë të nderuar: prof.dr.Idriz Ajeti, prof.Mark Krasniqi, prof.Dervish Rozhaja, Anton Çetta dhe Zekiria Cana.
Të shtunën me 23. Dhjetor 1989, në mëngjes, diku rreth orës 9, në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ishte mbledhur këshilli nismëtar Që të gjithë ishin të mendimit se kryetar i saj duhej të bëhej dr.Ibrahim Rugova, ndërsa sekretar Jusuf Buxhovi.
Diku para orës dhjetë të paraditës filluan të vinin, heshtazi, të interesuarit për Kuvendin themelues do të mblidheshin pak para orës 10:00,dhe do ishin 96 veta , që me nënshkrimet e tyre vunë themelet e LDKsë..
Mbledhjen e kishte hapur dr.Zenel Kelmendi, i cili, do të propozonte rendin e ditës, kryesinë e punës, si dhe komisionet e domosdoshme të Kuvendit. Dr.Zenel Kelmendi e hapi kuvendin me pak fjalë dhe propozoi kryesinë e punës në këtë përbërje: dr.Ibrahim Rugova, Jusuf Buxhovi, Ali Aliu, Fehmi Agani dhe Zenel Kelmendi, gjë që të pranishmit u pajtuan. Pastaj, ai propozoi komisionin kandidues në krye me Milazim Krasniqin, si dhe procesmbajtës Hysen Matoshin.
Në emër të Këshillit nismëtar dhe të Kryesisë së punës, Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Statutin e saj e lexoi Jusuf Buxhovi.
Milazim Krasniqi, në emër të Këshillit kandidues do të propozonte udhëheqësinë e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovësme këto propozime:
1.Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës - dr.Ibrahim Rugova,
2.Sekretar- Jusuf Buxhovi,
3.Anëtarë të Kryesisë: dr.Fehmi Agani, dr.Bujar Bukoshi, dr.Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja.
Mbledhja e Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila filloi në orën 10:05 minuta, përfundoi në orën 11:10 minuta.
Lista e anëtarëve të Këshillit nismëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës:
Jusuf Buxhovi, dr.Zekiria Cana, Milazim Krasniqi, Ajri Begu, Ibrahim Rugova, dr.Bujar Bukoshi, dr.Fehmi Agani, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja, dr.Ali Aliu, dr.Zenel Kelmendi, Ramiz Kelmendi, akademik Idriz Ajeti, akademik Dervish Rozhaja, akademik Mark Krasniqi, Anton Çetta, Zenun Çelaj, Mustafa Radoniqi, Basri Çapriqi, Jusuf Bajraktari, Xhemail Mustafa, Hysen Matoshi, Nexhet Nushi.
Përbërja e Kryesisë
Këshilli Qendror më 11 Maj 1991 mbajti mbledhje dhe zgjodhi Kryesinë e LDK-së në këtë përbërje: Ibrahim Rugova, kryetar, Anton Kolaj, Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Zenel Kelmendi, Ali Aliu, Shaqir Shaqiri, Rexhep Gjergji, Skënder Blakaj, Ismet Salihu, Fadil Hysaj, Skënder Kastrati.
Nënkryetarë të LDK-së u zgjodhën Fehmi Agani e Anton Kolaj, sekretar Bujar Bukoshi.
Në prill të vitit 1991 Këshilli Qendror vendosi që Kryesia të ketë 15 anëtarë dhe të plotësohen vendet e zbrazëta. Me votim të fshehtë anëtarë të rinj të Kryesisë u zgjodhën: Rexhep Ismajli, Fatmir Sejdiu, Naip Zeka, Ibrahim Berisha.
Dr.Bujar Bukoshi, sekretar i LDK-së ishte emëruar kryetar i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kryesia, më vonë, sekretar të LDK-së zgjodhi Skënder Blakajn.
Pastaj, së bashku me partitë e tjera formoi Qeverinë e Përkohshme dhe institucione të tjera. Përkrahu Deklaratën e Pavarësisë së 2 Korrikut, Kushtetutën e Republikës, organizoi më 26-30 shtator 1991, Referendumin për pavarësi dhe më 24 maj1992 zgjedhjet parlamentare e presidenciale, ku doli edhe si forcë kryesore e pushtetit parlamentar dhe institucional në Kosovë. Vizioni i Presidentit Rugova edhe aso kohe ishte i shendritshem, pasi që ai ishte edhe nismëtarë për afrimin e të gjitha partive politike shqiptare të trojeve etnike nënë ombrellen e Këshillit Koordinues, pra ai bashkoi shqiptarët si kurrë në histori.
Kuvendi i Dytë i rregullt i LDK-së
Prishtinë, 14.07.1994
Këshilli i përgjithshëm i LDK-së i zgjedhur në Kuvendin e dytë
Delegatët e Kuvendit II zgjedhor të LDK-së me vota të fshehta zgjodhën 55 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Kryesia e LDK-së
Këshilli i Përgjithshëm në mbledhjen e mbajtur më 19 shtator zgjodhi Kryesinë e re të LDK-së: Fehmi Agani, Hydajet Hyseni, Fatmir Sejdiu, Avni Spahiu, Basri Musmurati, Skënder Kastrati, Abdyl Ramaj, Latif Berisha, Ramë Buja, Zenel Kelmendi, Mehmet Hajrizi, Edita Tahiri, Adil Pireva, Rexhep Gjergji, Skënder Blakaj, Naip Zeka.
Këshilli nënkryetarë zgjodhi Fehmi Aganin e Hydajet Hysenin, kurse sekretar të përgjithshëm Fatmir Sejdiun. U desh të ceket Kuvendi i dytë ngase aty filluan disa të qara pas futjesë së njerëzve të dyshimtë në strukturat partiake me qëllime të caktuara. Dihej edhe aso kohe mirëfilli se futja e disa të ish burgosurve politikë brenda në strukturat e LDksë ishte me qëllime perfide, pra tentim të merrej kalaja për brenda ,dhe të shendërrohej LDKja në klan enveristesh e stalinistesh, e që në prapaskenë qëndronte R. Qosja me grupin e tij virusal. Futja e H. Hysenit me klanin e tij më vonë do të jetë kobzi edhe për mërgaten dhe LDKnë në mërgatë e sidomos në Degen e Zvicrrës Fillimet e punës për formimin e Degës së parë të LDKsë në perëndim, konkretisht në ZvicerrViteve të 90 ta në Zvicerr kishte mberritur edhe një numer I madh I njerëzve të profesioneve të ndryshme në lëmi të caktuara, njerëz me bagazh univerziteti dhe bagazh kombëtar, pa lënë anash mërgaten e fortë dhe patriotike e atdhetare që këtu ndodheshin me vite të tëra, dhe të dy këto pasuri njerëzore u bënë së bashku për të sëndertuar një ide, pra themelimin e LDKsë. Shqiptarët në mërgim dëshironin subjekte legjitime dhe të Institucionalizuara e jo më grupe marksiste me adresa e pa adresa, me paketa e me folklorizem të çiftelijave...
LDKja në Zvicerr u themelue me 29 prill të vitit 1990, Dega e parë në mërgaten shqiptare, Dega që në vazhdim do të ishte bartësja kryesore e aktiviteteve për ndihmë Institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe Presidentit të saj Ibrahim Rugova.LDKja kishte 54 Nëndegë, me mbi 100 aktiva rajonale, kishte afersishtë në mesatare mbi 50.000 anëtarë. Me këtë rast duhet të ndriqojmë një faktë të pamohueshem të punës dhe aktivitetit të anëtarëve të Kryesive të Nëndegëve të degës së LDKsë të Zvicrres, vetem për vitin 1992 , shenime nga Monografia e LDKsë në Zvicerr: “ Kur kihen parasysh se kanë qenë 54 Nëndegë, dhe këto zakonisht në atë vit së paku një here në dy muaj kanë mbajtur takime me masën, kurse një here në muaj me nëndegën, shumë lehtë mund të vërehet se vetëm nga nëndegët janë mbajtur më se 392 tubime. Të shtohen edhe mbledhjet e Kryesive të Nëndegëve që janë 432 mbledhje si dhe të komisioneve të 3%, e që kanë qenë 486 mbledhje, do të thotë se terësishtë janë mbajtur 1 310 mbledhje. Kur kihet parasysh organizimi i aktivistëve athere del se nga statistikat aktiv ishin 26 000 aktivistë, dhe kuir dihet se mesatarja e km që harxhohen në Zvicerr për të arritur neper mbledhje është dikund afër 80km, athere na del se harxhimet për km e kaluara për prezencë nepër mbledhje janë 2.120.00 Fr-. Duke pasur parasysh që në modestin tonë secili i ka harxhue edhe nga 10.- Fr e që bëjnë 260.000 Fr në terësi, atëhere shpenzimet e mbledhura të përgjithshme mbërrijnë shumën 3.380.000 Fr.- E tëra kjo të nderuar të pranishem, pra të gjitha këto para janë dhënë nga xhepat e aktivistëve, nga buxheti i familjeve të tyre, dikush do të mund të pyeste se a do ishte më mirë që këto para do të ishin dhënë apo destinue për Kosovën? Përgjigja është më se e prekshme dhe shumë e kuptueshme, Jo ngase me aktivitetin e tillë aktivistet e LDKsë e binden mergatën se duhet ndihmue Atdheu me fonde legale dhe Institucionale e që rezultati me vite ishte impozant fal aktivistëve dhe anëtarëve të LDKsë. Tani mbetet të llogaritet kjo shumë me 10 vitet pasuese aktiviteti të ngjeshur diten dhe naten që u bë nga paratë e mërgimtarëve që skursyen asgjë për Dardaninë tonë..
Kjo Degë ishte e para që themeloi Fondin Humanitar në vitin 1990, që përkiste me rastin e grevës së përgjithshme popullore në shtaorin e atij viti në Kosovë. Kryetari i parë i degës së LDKsë në Zvicerr ishte Z. Mr. Shaip Latifi që së bashku me bashkëpunëtoret e tij bëri më të mirën e mundshme që këtu të mbisundonte respekti dhe perkrahja ndaj Institucioneve të Republikës. Kjo Degë themeloi Fondin gjithëkombëtar, e që pastaj shendërrohet në Fondin e qeverisë së Republikës-3% që paguhej me krenari e vullnet nga qindra mijëra shqiptarë anë e këndë botes ku funkciononte LDKja, ky Komision i 3% në Zvicerr kishte 1.300 anëtarë të palodhshëm që natën e ditën u angazhuan për tubimin e mjeteve financiare, që të gjithë ishin LDKista dhe PSHDKista, të tjeret pengonin sa mundeshin këto aktivitete, kuptohet ishin LPKistet .Dega e LDKsë në Zvicerr mblodhi miliona e miliona në mënyrë Institucionale për të gjitha akcionet e shpallura nga qeveria, tuboi miliona për Drenicen, miliona për fondin që ne e quajtëm të luftës me nga 1.000 , 2.000 e kishte familje që dhanë edhe nga 10.000 Fr.-. dega e LDKsë në Zvicerr ishte kontribuesja më e organizuara në perëndim, për degën e LDKsë në Zvicerr duhen edhe së paku 10 libra të shkruhen e të thuhen ato që u realizuan me mund dhe sakrifica, nderi dhe respekti për të gjithë ata që dhanë aq sa munden për shtetëndertim Dardanie, me paqe dhe me luftë ishim të parët, pa zhurmë dhe bertima ne i kryenim punët ashtu si kërkohej nga Institucionet. Dega e Zvicrres ndihmoi materialisht dhe me shumë mjete të tjera teknike, PD në Shqipëri, deget e saja dhe demokracinë atje, kjo Degë ishte nismëtare për formimin e Këshillit koordinues me subjekte tjera politike në Zvicërr.... kjo Degë ishte nismëtare për themelimin e Kolegjiumit të degëve në perëndim, të gjitha këto në koordinim me Institucionet e Kosovës dhe Presidentin. Në një referat të tillë mbetet së paku 90% e pa thënë për degën e Zvicrres, për aktivistët, anëtarët dhe familjet e tyre që vërtet nuk kursyen asgjë për shtetin dhe Institucionet e saj.
Lufta-----Do të ishte e pafalshme që në një rast të tillë mos të shkruhet për një qështje që me vite ka ngjallë rrëmujë në mendjet e miliona shqiptarëve, pra atë të Rrezistencës aktive, ose thënë shkurt e shqip, për luftën, për përgatitjet dhe për ushtrimet, për trajnimet dhe për angazhimet e njerëzve të LDKsë qysh nga fundi i vitit 1990-91.
Qysh në fillimet e aktivitetev të saja dega e LDksë prioritet i vuri vetes që të fillohet me përgatitjet për të derguar vullnetarë dhe njerëz të duhur për ushtrime ushtarake në Shqipëri. Në lidhje me këtë në një takim që përfaqsuesit e caktuar kishin pasur me Presidentin Rugova, Ak. F. Aganin dhe dr. A. Aliun rreth këtyre qështjeve Presidenti Rugova ishte shprehur kështu:” Kush po ju ndal. Sa më përket mua, e keni letrën e bardhë, por, nese bëni ndonji gabim i cili e rrezikon çështjen, une do të distancohem nga ju, ngase kërkohet një kujdes i veqantë dhe një profesionalizëm i lartë” citat nga Mon. e Degës së LDKsë Zvicerr. E gjithë filozofia dhe madhështia e këtyre rreshtave tregon qartë se qysh me 23 dhjetor 1989 shqiptarët kishin filluar organizimin e paparë ndonjihere në Evropë e besa edhe në botë për çlirimin e tyre, së pari duke bashkuar trurin dhe trupin e tij, e së dyti duke afruar miqë të duhur për kauzën e krijimit të shtetit të dytë shqiptarë. Kështu nga thënja e Presidentit Rugova doli se rruga hapet për përgatitje Institucionale të shqiptarëve për të luftuar së fundi rreth çlirimit. Këtë vit edhe përgatitën dy Grupet e para të cilat veq e veq bashkoheshin në Zürich, dhe nga këtu me autobusë dhe disa me aeroplanë vazhdonin rrugëtimin drejtë Shqipërisë. Grupin e parë e përbenin këta atdhetarë e luftëtarë: Ahmet Hoxha, Afrim Zena, Ahmet Zeqiri, Shemsi Krasniqi, Zahir pajaziti, Ismet Qerkini, Islam Visoka, Bashkim Leci, Sali Ceku, Kadri Gubetini, fadil Begu, Ramiz ramadani, Milaim Gerbeshi, Agron Teneqja, Vehbi Zeqiri, Halil Halili,, Shaip Neziri, Milazim Miftari, Zymer Luli, Shefqet Brajshori, Sami Vishi, Ylber Topalli, Xhevat..., Zymer Berisha, Hysni..., Mefail Vishi, Anton Gjini, Arsim Hamiti, Ramadan Pajaziti, Remzi Januzi, Sedat Osmani, Fatmir Hoxha, Sami Hasani, Bashkim Qerimi.Grupi i dytë përbehej nga këta atdhetarë e luftëtarë: Hasan Ferizi, Shkelzen Gjoni, Sami Tahiraj, Osman Ferizi, Muharrem Boba, Hilmi Peci, Ramadan Begu, Ejup Murseli, Lutfi Jonuzi, Fadil Kadria, Iliaz Kadria, Adem Jashari, Murat Jashari, Avni Rama, Sahit Jashari, Shaqir salihi, Xhemajl Kelmendi, Naim Gubetini, Shemsi Zeqiri, Xhavit Gubetini, Faton Gajtani, Isuf Xhemajli, Driton Restelica, Ekrem Sheholli, Qenan Azizi, Feriz Xhermajli, Nuri Bexheti, Bujar Zeneli, Orhan Ibrahimi, Jakup Limani, Halil Pollozhi, Mehmet Breznica.
Të nderuar pjesmarrës, rreht luftës dhe ndërskamcave që iu bënë luftëtarëve të denjë të FARKut, po flasin njerëzit që kanë përgjegjësi dhe kanë bagazh lufte, njerëz që ishin në beteja dhe luftë, njerëz që kanë kurajo dhe guxim të tregojnë të vërteten për luftën, sikur që ishte rasti i fundit me Luftëtarin dhe atdhetarinë Sami Tahiraj, e që më kete rast do të them këtë; mos ta lëmë vetem Z. Tahiraj jo vetëm ta duartrokasim aty këtu, por ta ruajmë këtë Burr dhe këtë luftëtarë të Republikës së Kosovës, që luftoi nënë komandën e Komadantit Suprem të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugovës, pra edhe nga këtu e themi, respekt o Sami Tahiraj , ty dhe bashkëluftëtarëve të tu të tjerë që po shpartallosin rrenat dhe ligsit që iu bënë luftës nga profiteret dhe disa kriminel të kohës së zezë...Duhet thënë haptas një realitet të dhimbshëm, me dhjetëra mijëra shqiptarë me djallëzi u privuan nga e drejta dhe obligimi ndaj atdheut që të kapin pushkët, dhe të luftojnë dhëmbë për dhembë me armikun serbo-sllavë, u privuan ngase dikush na mashtroi dhe na ra dru mbas shpine ( për të mos thënë na tradhtoi), mijëra shqiptarë pa dëshirën e tyre mbeten sehirgji ndaj masakrave dhe vrasjeve të familjarëve të tyre, nuk ishin vetëm kuqaloshat që na penguan me qeverinë kuslinge të Nanos, por ishte mjerishtë edhe një pjesë e qeverisë sonë që na mjeli paratë dhe na la në mes të rrugës, na bëri vegel për kusuritje, na degradoi krenarinë dhe dinjitetin që e kishim me vite. Të nderuar të pranishëm
LPK dhe disa në Qeverinë tonë aso kohe ishin bashkuar kunder LDKsë!???
Pas gjithë këtyre fakteve, datave, shenimeve të ruajtura të cilat e dokumentojnë angazhimin dhe punën e dhjetra mijërave aktivistëve, anëtarëve dhe simpatizuesve të LDKsë, do të ishte jo falëse nese nuk do të cekeshin edhe problemet, ndërskambcat, shantazhimet, kercënimet, frikësimet dhe abuzimet që i bëheshin aktivitetit të LDKsë, njerëzve të saj të cilët pa fije interesi ladronin diten e natën për të krye aktivitete, për të senzibilizuar, për të punuar në të mirë të Kosovës, pra Institucioneve dhe popullit të tyre.
Ne këtu në Zvicerr së pari duhej të ballafaqohemi me dezinformatat e shtetit gjenocidial serb, ngase edhe në ketë shtet, pra në Zvicërr ata kishin mjete dhe hapësirë që të na sulmonin, të na pengonin dhe të na dobësonin aktivitetin tonë, kjo për arësye ngase ata thjeshtë kishin ambasaden dhe konzulatat e tyre, kishin besa edhe njerëz të infiltruar në disa qarqe edhe shqiptare…. Megjithatë ne si organizim i fortë dhe si trupë e përbashkët brenda LDKsë e kishim më të lehtë ti luftonim tentimet e tilla, ngase ishim të vetëdijshëm se ata ishin armiku i ynë, dhe ne duhej të ishim vigjilent kudo dhe kurdo, andaj thënë drejtë ne edhe me kohë i fituam në shumë beteja serbosllavet, dhe me kohë kishim krijuar terren dhe hapësirë për të zhvilluar aktivitetin tonë për Kosovën.
Mjerishtë dhe fatkeqësishtë LDKja pa dëshiren e saj e pati edhe një dashakeqas, por kësaj radhe një grup shqiptarësh që thirreshin në LPK, një grup të vogel por teper të zhurmshëm dhe teper dinak, një grup që diten dhe natën me të gjitha mjetet e mundëshme sabotonin dhe kercënonin punën dhe angazhimin tonë. Ky grup njerzish me ideologji të fort staliniste-enveriste- komuniste jo vetëm se na pengonte në aktivitetet tona, por thjeshtë ata edhe filluan të na bënin etiketime të ndryshme, me fjalët trdhëtarë, spiuj dhe antikombëtarë?, këta njerëz filluan të bëjnë presion të madh edhe ndaj anëtarëve e simpatizuesve tanë, këta njerëz filluan të formojnë edhe lista të zeza me emra të Mëdhenj të kauzës kombëtare, me qëllim që ti kërcënonin dghe frikësonin, me qëllim që tek anëtarësia të mbillnin friken se e njejta do i gjëj edhe ata. Këta njerëz, të nderuar pjesmarrës, kishin dhe kanë emra dhe mbiemra, por pyetja shtrohet kështu; Athua edhe ne si aktivistë të denjë të LDKsë a e kryem si e sa duhet punën tonë kundrejtë këtyre hijenave të cilët sot udhëheqin shtetin në të cilin ne e vendosem nga një tullë, shtetin për të cilin ne dhamë gjithçka patëm, shtetin për të cilin shumica e jonë pa deshiren tonë u pengua që ta kapi edhe pushkën? Qebesa kam frikën se dikund edhe ne çaluam! Apo mos çaluan edhe disa anëtarë të Kryesisë së LDKsë atje në Prishtinë asaj kohe, të cilët na vizitonin e ne ju tregonim me emra se kush po krijon lista të zeza, kush po shantazhon punën e Institucioneve të shtetit dhe kush po don ti marrë dizginat në dorë në vend të Institucioneve? Përgjigjja edhe këtu është se po, edhe ata jo vetëm se gabuan por ndoshta edhe sabotuan informatat tona, dhe nuk i përcollen aty ku duhej.
Gati njëjtë sikur njerëzit e LPKsë ne LDKisteve problem të shumta na bënë edhe dy shtylla të Institucioneve tona, Kryeministri dhe ish Ministri i Informatave të asaj kohe? Shi për ketë une do citoi dokumente të asaj kohe marrë nga “QIKu” dhe portali “Forumi shqiptarë”, e ku thuhet kështu, rreth bllokimit të financimit të Presidencës në Prishtinë:
Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Informatave( kjo ministri qysh aso kohe filloi të bëhej zëdhense e LPKsë dhe enveristëve të tjerë nepër klube e shoqata të SHISHIT të Enver Hoxhes, shenim i imi), në projektet për organizimin e shqiptarëve në diasporë, konkretisht në projektin e Bashkësisë së Shoqatave Shqiptare në Zvicër pat organizuar dhe mbështetur këto forma të organizimit duke premtuar qysh në vitin 1995 se Qeveria e Republikës së Kosovës do të "apelojë te bashkatdhetarët që të forcohen shoqatat" dhe "do të ndihmojë" që bashkësia të jetë më e pranishme në mjetet shqiptare të informimit, në radiot lokale të Zvicrës dhe në programet qendrore, duke shtuar se për këtë është "duke biseduar me autoritet përkatëse". Krahas kësaj kjo ministri premtonte edhe stimulimin financiar për drejtuset e këtij organizimi. Në informacionin e Qeverisë së Kosovës nr. i protokollit 3441018, përpos tjerash, thuhej se ishte marrë vendimi që "të emërohen 1-3 aktivistë të dëshmuar në punë me shoqatat dhe t’u jepen detyrat për punë me to. Para së gjithash ai-ata do të dalin me Program gjashtëmujor të BSHSHZ-së, ndërsa Qeveria t’ua heqë shpenzimet e udhëtimit dhe të telefonit".
Me këto formulime Kryeministri dhe ministri i informatave aso kohe thjeshtë dhe kryekëput deshironin paralizimin e LDKsë dhe fuqizimin e kameleonëve destruktivë nepër shoqata e klube të disa grupeve dhe klaneve të caktuara. Vazhdim:
Prejudikimi negativ për "subjektet politike" shqiptare në Zvicër vjen edhe nga institucioni që nuk do të duhej ta bënte këtë, nga Ministria e Informatave e Republikës së Kosovës, e cila vlerëson se ato "i janë lënë stihisë", se ato "trajtohen si jetime"dhe se "janë bërë objekt i subjekteve të ndryshme politike që përpiqen për t’i futur në dorë, apo për të ruajtur patronatin mbi to, duke i trajtaur si ‘leva të partisë’ (shih Infomacioni i protokolit nr.3441018).
Kështu, "subjektet politike" trajtohen si diçka që e paskan penguar punën dhe pavarësinë e shoqatave të ndryshme gjë që nuk është e vërtetë. "Subjektet politike" apo më mirë degët e partive politike të Kosovës në Zvicër e kanë krenarinë pikërisht aty se janë pjesë e organizimit politik në Kosovë, të atij organizimi që kombin shqiptar në Kosovë e organizoi në mënyrë të pavarur në aspektin politik, arsimor, kulturor, shëndetësor, humanitar etj. dhe në krijimin e shtetit të Kosovës. Duke qenë degë të subjektit politik në Ksoovë, të subjektit shtetformues, sigurisht që në vetëdijen e tyre është më e theksuar tendenca që të jenë zbatuese dhe propaganduese të politikës në Kosovë, të asaj politike që është për pavarsinë e Kosovës, dhe jo të asaj që mundohet të jetë dirigjuese nga diaspora.
Rrjedhimisht, politika që bëhet në Kosovë meriton përkrahjen e të gjitha formave të organizimit të shqiptarëve para qarqeve zyrtare në shtetin ku jetojnë. Këto "subjektet politike" kanë dëshmuar se janë ndihmesë për popullin dhe udëhehqjen politike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës. Nga fondet e tyre u bë themelimi i Fondit të Republikës së Kosovës. Fillimisht në këtë fond ato derdhën 9 milionë franga zviceranë, ndihmuan mjetet e informimit në Kosovë dhe në diasporë, ndihmuan mbarëvajtjen e zgjerimin e komisioneve të trepërqindëshit, ndihmuan mbarëvajtjen e mësimit shqip në shkollat zvicerane, ndihmuan në grumbullimin e ndihmave humantiare për SHHB "Nëna Terezë", kontribuan për grumbullimin e ndihmave humanitare për Shiqpërinë dhe trojet tjera shqiptare, organizuan protesta në të cilat morën pjesë edhe mbi 40.000 bashkatdhetarë dhe miq zviceranë deri në nivele parlamentarësh, ndihmuan publikimet në gjuhën gjermane në të cilat prezentohet çështja e Kosovës dhe organizuan shumë aktivitete të tjera në Zvicër. Të gjitha këto angazhime dhe sigurime mjetesh ishin pra kontribute të Degës së LDKsë në Zvicerr, këtë degë e kishte hal në sy ministri i athershem i informatave dhe mjerisht Kryeministri...shen. i imi.
Në të njëjtin informacion të protokolit nr. 3441018 të Ministrisë së Informatave imputohet edhe kjo: "Trumbetimet e liderëve të degëve të ndryshme se organizimi ynë jashtë është i përkryer, në të vërtetë fshehin diçka tjetër: dëshirën për t’i ruajtur me çdo kusht privilegjet e veta që nuk janë të vogla dhe atë urinë primitive ballkanike për të futur çdo gjë në çadrën e vet". Ja se çfarë merrëzirash na servonin nga ministria e informatave, thjeshtë shihej qartazi se tani më në disa ministri të Qeverisë kishte filluar linçimi dhe luftimi i LDKsë, pra tani më LDKja kishte tri fronte të hapura, në një anë Serbinë si armike të perbetuar, dhe mjerishtë në anën tjetër disa shqiptarë që uleshin edhe në fotele ministrash, grupin LPK dhe disa klube e shoqata destruktive....
Nëse si "futje në çadrën e vet" kuptohet përpjekja që shqiptarët e organizuar në Zvicër të jenë krah i forcës politike në Kosovë turpi u takon atyre që janë jashtë kësaj "çadre"dhe atyre që sabotojnë organizimin e deritashëm të shqiptarëve në diasporë.
Sipas projektit të Bashkësisë së Shoqatave Shqiptare "tani e tutje askush nuk ka të drejtë të organizojë turne të ansambleve të ndryshme në mesin e bashkatdhetarëve, pos Bashkësisë së Shoqatave" (informacioni i protokolit nr. 3441018), mirëpo kaluan më shumë se dy vite dhe në këtë drejtim vazhdon avazi i vjetër.
Por, ajo që është më irituese në këtë informacion protokoli (nr. 3441018) është një vlerësim negativ që i bëhet udhëheqjes sonë, në të cilin thuhet: "... kemi vënë re gjithashtu se udhëheqësit tanë në fjalimet e tyre apo në intervista shumë rrallë përmendin problemet e shumta me të cilat po ballafaqohen njerëzit tanë jashtë, i vetmi rast kur intersohen për ne është kur kanë nevojë që ne t’ua paguajmë faturat e hoteleve, biletat e aeroplanëve..." Edhe ky citim nga protokolli i Qeverisë nuk do koment ngase kuptohet shume lehtë se fjala ishte për Presidentin dhe stafin e tij, pra Kryeministri dhe Ministri i financave ishin sulur kunder Presidentit Rugova.
Kështu, Qeveria e Kosovës bën vërejtje për "faturat" e udhëheqjes sonë, ndërsa drejtuesve të shoqatave dhe dhe të klubeve u premton "mjete materiale për udhëtime" dhe "për telefonata". Qeveria e Kosovës tash sa kohë paguan sipas standardeve zvicerane shpenzimet për "natela" ose celularë të aktivistëve të Bashkësisë. Këtu nuk do të kishte asgjë të keqe sikur të shiheshin rezutlatet e punës konkrete dhe nëse nuk do të bllokohej veprimtaira e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës që veprojnë në Prishtinë.
Aso kohe Gazeta "Bota sot" do të botonte intervista dhe një koment autorial lidhur me ndërprerjen e lidhjeve telefonike të Presidencës, për shkak të bllokimit të mjeteve finnanciare nga ana e Qeverisë së Kosovës në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë, ku veprojnë Presidenca e Kosovës, Kryesia e LDK-së, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Pen-Qendra Shqiptare, Komisionet Parlamentare, Qendra për Informim e Kosovës, e tjerë.
Në lidhje me nderprerjen e mjeteve Presidencës në Prishtinë nga ana e B. Bukoshit aso kohe ishte deklaruar edhe shefi i QIKUut, Z. Enver Maloku në gazeten Bota sot. Së pari, në lidhje me këtë gazetë duhet thënë disa fjalë miradije. Gazeta Bota Sot ishte dritarja e vetme e aktiviteteve të LDKsë, ishte dritarja e vetme e përkrahjes së parezervë të Presidentit Rugova, pra të Institucioneve të Republikës. Pa gazeten Bota Sot mergimtarët do të kishin terrin informativ, ngase mjetet tjera informative vetem se kishin kaluar ne duart e majtisteve enverist, te cilët me shumë bënin propagandë dhe luftë mediale kundër Institucioneve të Republikës së Kosovës se sa kundër gjenocidit serb, mjerim dhe marrëzi e llojit të vet!
Në intervistën për këtë gazetë, Enver Maloku, përgjegjës i QIK-ut thotë se lidhjet e QIK-ut me botën janë ndërprerë për shkak se kryeministri dhe ministri për informata kanë dashur t'ia ndërprerjnë lidhjet me botën kryetarit të Republikës së Kosovës, përkatësisht t'ia ndërprejnë lidhjet politikës dhe veprimit për pavarësi në Prishtinë.Mllefi i këtyre dy zyrtarëve ndaj QIK-ut është i kushtëzuar gjithashtu me raportet tona me kryetarin Rugova, thekson z.Maloku.QIK-u nuk ka pranuar për privilegje as nën kërcënime të bëhet instrument i politikës së grushtshtetit të kryeministrit.Për këtë shkak, kryeministri na ka mallkuar edhe publikisht me fjalët: thejau zot qafën! Një mallkim të tillë nuk e thotë njeri normal në këtë botë.Fatkeqësia jonë nuk është se kemi shumë njerëz të krisur, por se shumë të krisur janë ngjitur lart në kierarkinë e qeverisjes e të politikës, thotë përgjegjësi i QIK-ut.
Duke komentuar momentin dramatik të ndërprerjes së lidhjeve teklefonike për shkak të mospagesës, z.Maloku tha se “Kryeministri e ministri për informata do të kënaqeshin sikur të dështonte krejt populli i Kosovës me kushtin e vetëm që të dëshmohej disfata e Rugovës dhe dështimi i QIK-ut”. Kështu shprehej Njeriu që mbajti gjallë informimin e nivelt demokratik dhe europerëndimor Z. E. Maloku, i cili mjerisht dikur do të vritej pas shpine nga dora e zezë me emra të zi në fletet e bardha e që sigurisht se dihen, por?!
Bashk me Presidencën, Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës (së cilës i takon lokali dhe telefoni më i njohur në shqiptari, telefoni i Presidentit Rugova-24 234 -të cilin më në fund e bllokuan Bukoshi e Shatri), pa lidhje telefoni dhe pa mjete financiare mbeten edhe Pen-Qendra Shqiptare, Kryesia e LDK-së, Komisionet Parlamentare, QIK-u si dhe u bllokua puna e disa institucioneve të tjera të rëndësishme me karakter republikan në Kosovë.
U desh të thuhen këto deshmi të kohës për të treguar se LDKja në Zvicerr ishte e shantazhuar me kohë, ngase mjerisht Ministri për informata jetonte në këte shtet dhe nga këtu së bashku me Kryeministrin shantazhonin edhe Presidentin.
Të nderuar pjesmarrës, LDKja ishte paqësore për aq sa ishte edhe luftarake, ngase vet veprimet e LDksë milionshe ishin pjesë e luftës që prej themelimit të saj, LDKja bëri luftë me Serbinë që prej datës 23. Dhjetor 1989, LDKja ishte themeluese e Institucioneve dhe mbrojtëse e Referendumit të saj, të cilin LPKistet se njifnin por e shanin, ata e shanin kontributin e miliona shqiptarëve që në momentet më kritike të krijonin ndasin dhe rrezikun që shqiptarët të vriteshin në mes veti. LDKja në Zvicerr, sidomos në Zvicerr e potencoi, ishte shtylla kryesore për Institucionet e Republikës, së bashku me LDKne ne Gjermani dhe atë në SHBA, LDKja në Zvicerr ishte kontribuesja më e madhe për Fondin e Qeverisë, edhe pse Kryeministri i yni i asaj kohe u kishte hypur skijave drejt LPKisteve, mirëpo ne për hir të respektit ndaj Institucionit i mbetem besnik obligimit shtetëror, e që mjerishtë dikur me vonë një shumë e caktuar e atyre parave të mbledhura nga djersa e mergimtarëve të cilët i lënin fëmijet pa aktivitete shkollore e sportive, iu dhanë matrapazëve dhe yryshnikëve të LPKsë, të cilët me ato para jo vetëm se u pasuruan personalishtë, por mjerishtë i shfrytëzuan edhe mu kundër nesh, aktivistëve të LDKsë. LDKja mblodhi miliona për Drenicen, mblodhi miliona për luftën dhe të gjithë këtë në mënyrë legale dhe të shëndosh, pra ne duhet të jemi të zeshëm se ne me mjetet tona dhe njerëzit tanë e pergatitem luftën, e filluam luftën dhe e perfunduam luftën. Ne duhet të tregojmë se për hir të mos gatishmërisë tonë që të vritemi në mes vete, lejuam një grup profiteresh, një grup enveristës dhe matrapazësh që ta marrin kontrollin mbi luftën dhe paqën, në këtë maskaradë bashkëpjesmarrës i së keqës do të mbetet dikushi nga ish qeveria e Republikës së asaj kohe, i cili jo vetëm se devijoi por edhe tradhëtoi 300 000 njerëz të gatshëm që të kapnin pushkët për Kosovën.
Të nderuar pjesmarrës, Zonja dhe Zotërinj
Pas fundit të luftës, në Kosoven e çliruar u instaluan forca të errëta politike, klane dhe grupe kriminale , në Kosovën e pasluftes ndodhi një terr ku disa figura të shquara te LDKsë humben jetën, në Kosovën e pasluftës ndodhi një tragjedi tjeter ngase u vranë më se 620 shqiptarë në liri?Në Kosovën e pasluftës u kthyen të gjithë azilantët, invalidët e rrejshem, patriotët e folkloreve, dhe me shpejtësi astronomike pushtuan Kosovën me uzurpime, me vjedhje, me banalitetin e tyre, u futen në Institucione, në Parlamnet dhe me kohë krijuan rrethin dhe uzurpuan çdo pore jete të qytetarisë sonë. Interesant mbetet se asnjë LDKistë nuk u kthye, nuk deshem të kthehemi e tua zinim vendet atyre që kishin vepruar e punuar nen thundren serbe, pra ne ishim modest. Aktivitetet e LDKsë të Zvicrres mbeten krenari e jona, ne edhe sot e kësaj dite kemi në radhët tona njerëz të artit ushtarak të cilët ishin në beteja dhe në luftën e Kosovës, të cilët sot dëshmojnë me fakte dhe me dokumente aktivitetet ushtarake, të tillët po tregojnë historinë e vertët, të tillët gradualishtë po gjejnë hapësirë dhe vend në mediumet tona për të treguar historinë, të tillë çfarë ishte, andaj ne mburremi me ta dhe duhet të kemi kujdes që ti ruajmë të tillët ngase ende ka gjarpërinjë dhe ujqër, ende ka hijena që naten i zgurdullojnë sytë e ditën i lëpijnë buzët, pra duhet të jemi të fort dhe të afruar njëri me tjetrin që ti ruajmë vlerat që i pati LDKja, ngase LDKja ishte vet populli. Ne nuk duhet të heshtim, ne duhet ti hapim proçesverbalet, fotografitë dhe shenimet tjera dhe tua ofrojme opinionit, ne duhet të çlirohemi nga frika e cila na e ka zërë frymen ende, ne duhet ti tregojmë të vërtetat, ngase kemi dëshmi të mjaftueshme, e jo të strukemi dhe të themi, epo ndoshta e thotë dikush tjeter e nuk po e them une..LDKja në Zvicerr ishte leva e organizimit të mirëfillët partiak dhe kombëtarë, LDKja në Zvicerr ishte stacioni i parë për udhëtime në botë, i Presidentit Rugova, LDKja në Zvicerr mund të mburret me aktivitetin e saj, shkurt LDKja në Zvicerr kishte kryer me sukses të gjitha obligimet partiake dhe shtetërore karshi popullit dhe Republikës, LDKja në Zvicerr ishte dhe mbetet nvizionin e Ibrahim Rugovës, Hyjnorit të shqiptarëve, i cili do të mbetet në histori si krahu i djathtë i Gjergj Kastriotit.
Të nderuar pjesmarrës të këtij pervjetori të çmuar
Ne nuk do të vajtojmë për atë se vertet në nji apo tjetër mënyrë disi nuk na u shpagua mundi, dhe atë qoftë edhe gojarisht, ne nuk duhet të vajtojmë se milionat tonë u derdhen dikund sikur të hudheshin në nji shpellë të thellë, por ne duhet të ndihemi krenarë që dhamë atë që mundem për shtetin tonë. Andaj edhe ky manifestim për 22 vjetorin e themelimit të LDKsë, që është organizuar nën udhëheqjen e Kryesisë së Degës, FRLDKsë, FGLDKsë, dhe kryetarit të palodhur që nga themelimi i kësaj partie në vitin 1990, Z. Haki Latifi, le të sherbei si një ditë e shënuar për 22 vjet punë dhe angazhim të pandalshëm për shtetin. Urime dhe krenari për të gjithë Kryetarët e Degës, Kryetarëve të Nëndegëve dhe atyre të aktiveve, Kryesive të Degës, Kryesive të Nëndegëve dhe Aktiveve, të gjithë anëtarëve të LDksë, FRLDK së, FGLDKsëFalenderime të posaqme, grave dhe fëmijëve të aktivistëve të LDksë që bartën mundin dhe lodhjen me vete duke munguar çdo fundjave, e besa edhe shumë ditë të tjera, respekt për Familjet tona që na përkrahen gjithnji...
Zoti i bekoftë LDKistët e paluhatshemZoti i mallkoftë ata LDKist-e që në emër të LDksë u pasuruan dhe shantazhuan këtë parti. Zoti i vraftë ata që na e keqpërdorën djersen dhe paranë tonë. Zoti i denoftë ata që vranë shiptarë. Zoti e bekoftë Kosovën nvizionin e Ibrahim Rugovës
Xhevat Rexhaj
Kumtesë e mbajtur me rastin e Konferencës së mbajtur për 22 vjet LDK në Zvicërr, me 19.05 2012

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhevat Rexhaj:Lindja e LDK-së
» Xhevat Rexhaj: Realitet i dhimbshëm
» Xhevat Rexhaj- Agim Gashit
» Xhevat Rexhaj: Vrasja e LDK-së për së dyti
» Xhevat Rexhaj:KATANDISJA E LDK-së- E QËLLIMSHME APO ?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi