Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:DHURATË PËR DASHAKEQËT

Shko poshtë

Vullnet Mato:DHURATË PËR DASHAKEQËT Empty Vullnet Mato:DHURATË PËR DASHAKEQËT

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 26, 2012 12:44 am

Vullnet Mato:DHURATË PËR DASHAKEQËT 75933_3017018715658_1568334934_31878973_2113324626_nVullnet Mato:DHURATË PËR DASHAKEQËT 370823_1568334934_527605528_n



Vullnet Mato

DHURATË PËR DASHAKEQËT

Kam lidhur një tufë
me vargje dhuratë,
për ata që zezojnë
se nuk më duan.
Ndonëse janë pika
të errëta fare pak,
në lumin e njerëzve
që më kanë përqafuar.

Gjithsesi po i përfill
me respektin optimal,
për t’u bërë të ditur
se më kaplon kënaqësia,
që s’ma turbullojnë dot
opinionin e gjerë virtual,
me llumin dashakeqës
që u krijon shpirtligësia.

Nuk kam bërë për ta
kurrë ndonjë të keqe,
megjithatë ua di për nder
që më nxisin frymëzimin,
me mllefin që zbrazin
në të errëtat hendeqe,
sepse padashur ma bëjnë
të kërkuar publikimin.

Dhe më japin të kuptoj,
se paskam disa kokrra,
nga pema që nuk arrihet,
derisa i gjuajnë me gurë.
Po në qofshin aguridhe,
pse i përtypin gojët mokra?
Po dihet, të papjekurat pëlqen
çdo kalama që s’del si burrë!...

Veçse smirën egoiste
nuk mund t’ua shëroj dot,
pa i dërguar për vizitë
te klinika e doktor Luçiferrit,
specialisti i vetëm për streset
e shpirtrave dashakeq në botë,
që nga suksesi i të tjerëve,
rrezikojnë veten prej kancerit...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi