Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako.

Shko poshtë

Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako. Empty Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako.

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 26, 2012 2:11 am

Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako. 157100_100000232643811_653792148_n

Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako.

Mirëmëngjes, të dashur miq!

Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako. 389229_450974971596687_763179498_n
Mbrëmë, në një ambient komod në qytetin e Durrësit u promovuan dy librat e porsa dalë nga shtypi të mikeshës sonë të nderuar, zj. Viktori Xhako : vëllimi poetik"TAKOHEMI NË QIELL" dhe tjetri në prozë"DORA E JETËS."
Të them të drejtën, gjithë ai trishtim që kam përjetuar kësaj jave m‘u largua sikur të ma kishte hequr njeri me dorë. Vërtet jemi mrekulluar. Ishte një takim tepër i përzemërt e mbresëlënës. Një dëshirë e paparë e pjesëmarrësve për të evidentuar vlerat e mëdha ideo-artistike të të dy librave, të cilët pa asnjë mëdyshje janë një arritje e madhe jo vetëm për autoren, por edhe për letërsinë tonë artistike të kohëve të fundit. Me pamjen e saj të qetë,kjo zonjë flokëthinjur, prej të cilëve dukej sikur pikonin mbi petalet e bukura të luleve të shumta, të dhuruara enkas, admirimi, kënaqësia e tok me to dhe thesaret e mëdha jetësore të mbledhura ndër vite, një pjesë të të cilave Viktoria i ka përjetuar në krijimtarinë e saj, por edhe të tjera, që ajo do t‘i kthejë në ditët e mëpastajme nëpërmjet fuqisë së penës në poezi dhe tregime të vyera, për të mbetur si dëshmi të gjalla të një jete jo të lehtë, por me forca të mëdha përgjithësuese.Profili i saj elegant në pamje, me atë qëndrim dinjitoz, dukej sikur rrezatonte fisnikërinë e kësaj gruaje sa të penës aq edhe të mëndjes e të shpirtit.Artikulimi i fjalës së saj plot vibracione dhe jetë, të mbëthente dhe të bënte të mendoje se përpara nuk kishe një autore vargjesh, por një gjysmë perëndi, pas ritualit të së cilës ndihesh i imponuar .Ishte gati në përlotje fjala e saj e ëmbël,mirënjohëse jo vetëm në falenderimin që u bëri pjesëmarrsëve në takim, por edhe ato që ajo shprehu nga thellësitë e zemrës së saj për mikeshën e vjetër, zj Vllasova Musta. Unë qëndroja në heshtje, duke ndjekur me vëmëndje herë diskutantët dhe herë këtë grua fisnike, që më ngjallte ndjesinë e një njohjeje të kah vitshme dhe me gjasa më dukej sikur aty isha njeriu më i afërt, por njëhkohësisht edhe më i largëti i saj.Kjo mbase vinte ngaqë ajo ishte lindur dhe kishte kaluar një pjesë të mirë jete në qytetin tim të pazëvendësueshëm, Durrësin, mbase edhe prej një pjese të mirë të miqve të saj që ishin njëkohësisht dhe miqtë e mi të vjetër, që na kishte lidhur i njëjti model, i njëjti predispozicion, i njëjti pasion, siç ësht arti i të shkruarit..
Unë pata fatin e madh të takohem me këtë zonjë jo vetëm të penës, por edhe të shpirtit dhe mendjes. Rrallë jeta të krijon mundësira të tilla... Ndihem krenar dhe i lumtur që jam pjesë e miqësisë së saj.
Gjej rastin ta falenderoj edhe njëherë dhe t‘i uroj përveçse shëndet dhe jetë të gjatë, por edhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë e saj të pashoqe....


SKËNDER BRAKA

Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako. 554264_451732114854306_100000525636701_1636462_1174714449_n


Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako.

Më dt.23.05.2012.. në Sallën e Artit dhe të Kulturës, në qytetin e bukur të Durrësit dhe vendlindjen e saj, mikesha jonë e nderuar, zonja Viktoria Xhako, ose ashtu siç e njohim ne prej dy vjetësh, Zhorzh Sand, do të promovojë dy librat e saj. Si mik, si krijues, unë kam përgatitur një reçencë modeste rreth vëllimit të saj me tregime.

Pa marrë përsipër të bëj kritikun e mirëfilltë letrar, më duhet të them se vëllimi me tregime që sot kemi në duar, të cilin autorja Viktoria Xhako e bie përpara lexuesit, është me të vërtetë një risi e re në letërsinë tonë . Them është një risi e re, sepse porsa mbaron së lexuari këto tregime, ajo që të bie në sy menjëherë, krahas një ndryshimi të plotë të formës dhe përmbajtjes,larg skemave stereotipe të tregimeve të deritanishme, është stili i veçantë i saj, i të shkruajturit të fjalisë së shkurtër, çka nuk është ndeshur, ose ndeshet fare rrallë dhe kjo mënyrë e re e të shkruajturit i krijon lexuesit mundësinë që t’i kalojë përpara syve si në një ekran filmi tabllotë dhe skenat e mjediseve ku autorja i vendos ngjarjet. Pothuajse në të gjitha tregimet, personazhet jepen të gjallë dhe tepër veprues në mjedisin ku ushtrojnë aktivitetin e tyre jetësor. Një sy i stërvitur vëren të vërtetat tronditëse të realitetit të njeriut të thjeshtë . Ajo i është shmangur bukur mbingarkesave psikologjike të personazheve, duke mos dashur t’i sherbetosë ato me ngarkesa të pavlera, që rëndom ia prishin bukurinë rrëfimit. Personazhet e tregimeve të këtij vëllimi tepër interesant, për nga kompozicioni letrar, janë përgjithësisht pothuajse njerëz të thjeshtë, pa tituj e grada, jo njerëz që bëjnë diferenca të dukshme në shoqëri. Autorja nuk di t’i egzagjerojë ndodhitë në tregimet e saj, por i paraqet ato duke ia lënë rrjedhës së llogjikës. Tiparet dalluese, nëse do të bënim zbërthimin e karaktereve të pesonazheve në këto tregime janë : karakteri shoqëror i tyre, si dhe përgjithësimi i veçorive reale, që egzistojnë objektivisht në jetën tonë të përditshme.

Porsa e mbaron së lexuari vëllimin, e para gjë që të mbetet në memorje është padyshim bindja e menjëhershme që krijon, se autorja jo vetëm dallohet për kulturën e gjerë intelektuale, por edhe për bagazhin e saj të madh njohës, që ajo ka ndaj fenomeneve të jetës dhe dukurive të saj.Duket që jeta i ka dhënë shumë autores dhe ajo ka ditur t’i rrëmbejë asaj gjithçka dhe t'ia rikthejë me forcën e penës, duke përcjellë tek lexuesi mesazhe jetësore.

Në personazhin e vajzës, tek tregimi “ Kurora” vihet re përgjithësuesja e vajzërisë së viteve gjashtëdhjetë. Naiviteti, çiltërsia… të cilat na jepen nëpërmjët një lirizmi gati poetik, autorja arrin të zbërthejë këtë botë sa të bukur, po aq dhe të brishtë. Vendosja e të çiltrës, të pafajshmërisë ku lindin dhe të parat pasione dashurie të moshës, zbërthejnë qartazi dhe idenë se e shkuara me gjithë privimet e saj kishte brënda dhe të bukurën e vet….

Nëpërmjet një tragjizmi, keqardhjeje dhe dëshpërimi të thellë, autorja e sheh mënyrën e jetesës tek tregimi “ Kristale loti dasme në fundin e flokëve”, si dhe tek tregimi tjetër po kaq i realizuar “ Përaqfim i shqyer” si një fenomen më tepër të kohës sesa të personazheve nënë e bijë. Në këto tregime, autorja i bën një autopsi të thellë regjimit të kohës duke na e paraqitur gruan e atyre viteve me govatën e lëvereve mbi kokë dhe në një shtëpi “ në mes të një humbëtire”, me të vjetrat zakone të nënave , të cilat që në vogëli u mësonin dhe u imponoheshin vajzave për të mësuar profesionin e qëndistarisë, jo si një profesion të bukur, por si një mjet për të shtuar një prikë, për të shkuar në shtëpinë e burrit si një vajzë e denjë dhe e kompletuar me traditën familjare.

Në po këtë linjë tragjizmi shpaloset bukur fenomeni i emigracionit. Tek “Vdekja e trandafilit të kuq” me Dritanin,një personazh ky, që bëhet sa i dashur po aq edhe prekës për lexuesin, i cili pasi lë të dashurën e zemrës në kërkim të një jete më të mire, në aventurën e largimit, humbet jetën e tij thellësirave të detit të pashpirt.

Bukur dhe mjeshtërisht na e paraqet autorja dhe jetën e gruas në fshat….Në tregimet me temë nga fshati, ajo shpreh dashurinë dhe dhimbjen që ndjen për fshatarin e thjeshtë, dashuri e ngulitur siç do ta vërejmë tek tregimi ”Përqafim i shqyer .. Borovë 1943 " ( Një nënë azgane që gërmon tokën më kazmë çdo ditë për të shkulur rrënjët e pemëve të vjetra)” ku ajo flet me dhimbje të madhe për të. Nuk është aspak e rastit nga ana tjetër, që autorja në të tilla ka pasqyruar edhe folklorin tradicional të mjedisit dhe kohës...Nëpërmjet zbërthimit të karakterit të një nëneje të sëmurë, së cilës..(as gjëmimet shurdhuese, as shtëllungat e tymit të zi që ngrihet duman e të zë frymën, as era kutërbuese e trupave që digjen, as dhimbjet e forta në brinjë,nuk e pengonin të drejtonte trupin e drobitur ) autorja zbërthen idenë e pamposhtshmërisë dhe simbolizon ato mijëra nëna e gra që me përpjekje të mbinatyrshme i rezistuan tufanit shkatërrimtar të luftës.

Në tregimin “Zonja me shallin gri në plumb” autorja na paraqet me ngjyrime mjaft të bukura artistike botën e madhe shpirtërore të emigrantit, të riut që ka lënë familjen dhe ka shkuar për të siguruar bukën e gojës në një vend të huaj.Në tregim zbërthehet qartë ideja se njeriu ynë i punës, që nuk ka kohë të tundohet prej aventurave dhe veseve të këqija, ka edhe një shpirt të dhimbshur, shpirt që nuk njeh kufij nacionalë, se dhimbshuria është e përbotshme për të gjithë ata që kanë brenda qënies së tyre njerëzoren, duke u bërë kështu jo vetëm një shembull i mirë frymëzimi, por edhe pasqyra e asaj rinie të pastër e të pandotur edhe në këtë periudhë tranzicioni. Me rëndësi në këtë vëllim është edhe pasqyrimi realist që autorja i bën jetës me subjekte të marra nga jeta në qytetin tonë. Bota e pastër e poetizuar me dashuri haset edhe tek tregimi “ Luiza Miler”. Personazhet në këtë tregim veprojnë me një gjakftohtësi dhe optimizëm real.

Pa dashur t’ua zbeh vlerat tregimeve te lartpërmendura edhe ndonjë tjetri që është në po këto linja, do të thosha se të magjishme , plot kolorit dhe finesë janë edhe katër rrëfimet dhe një epilog i tyre, të cilët e marrin subjektin nga jeta e autores jashtë atdheut të saj,... në një qytet gri me histori,… pranë një liqeni me histori,… në një bar me parmak të drunjtë qershije,…në një rrugë të shtruar me pllaka të mëdha,… ( të cilat të duket sikur autorja i ka bërë të sajat, pra ka lënë në to edhe pjesë të jetës së saj ) të gjitha këto detaje në funksion të subjektit , ia rrisin së tepërmi tregimit vlerat artistike dhe njohëse. Të duket sikur ato janë copëza mbresash, por në fakt janë subjekte reale. Në këto katër tregime, përpos botës së saj të brendshme, gati deri në intimitete, ( e ndjeva frymëmarrjen e thellë në gjoksin tim. Vetëm një cast. – Nesër, - më tha. – shkruan tek rrëfimi i dytë “Nesër”) ku edhe me ngjyrime mjaft poetike autorja na paraqet dhe jetën e gjallë të metropoleve të mëdha,

Me vëllimin e ri me tregime, që kemi sot në duar, lexuesi do të ketë mundësinë dhe rastin më të mirë të prekë në detaje botën e pasur, të larmishme me skena dhe ngjarje, personazhe dhe ambiente nga më të ndryshmet që autorja ravijëzon me një penë të sigurt, ai do të ketë rast të shijojë artin e mrekullueshëm dhe mjeshtërinë e shkrimtares për të plazmuar me pak rrjeshta, siç e theksova edhe më lart, nëpërmjet një fraze të shkurtër e të palodhshme, që të rrëmben rresht pas rreshti, figura të vërteta e të gjalla njerëzore, për të ndërtuar me një natyrshmëri e lehtësi admiruese situata dhe mjedise që të mbeten në mendje me vërtetësinë e tyre. Lexuesi do të ketë mundësinë të ndiejë kënaqësinë e të dëgjojë për një copë herë edhe zërin e ngrohtë të Viktorias, mikeshës sonë të mrekullueshme, në luftën e saj të pafund, jo vetëm për të vërtetën, por edhe për të drejtën, të bukurën dhe sublimen.
I uroj autores suksese të mëtejshme në krijimtari dhe sa më shumë vepra po kaq bukur të realizuara artistikisht…

Nga SKËNDER BRAKA më 2012-05-17


Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako. 532739_451730964854421_1201530596_n

Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako. 525155_451629168197934_2032976613_n

Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako. 35921_451627611531423_100000525636701_1636260_1102294137_n

Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako. 577131_451626914864826_1340715657_n

Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako. 527668_451362668224584_1021766282_n

Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako. 556744_451361784891339_100000525636701_1635376_1044176237_n

Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako. 542041_451271878233663_100000525636701_1634510_102641984_n

Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako. 487155_451271378233713_100000525636701_1634498_276606259_n

Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako. 521435_451267451567439_100000525636701_1634399_1258187766_n

Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako. 545783_451260671568117_100000525636701_1634379_211425561_n

Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako. 165801_367427729987807_1804393847_n

Skënder Braka:Rreth vëllimit me tregime “ DORA E JETËS” e poetes dhe prozatores Viktoria Xhako. 547527_466866193329164_1536588071_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi