Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:NUK KAM GJUMË!

Shko poshtë

Viktoria Xhako:NUK KAM GJUMË! Empty Viktoria Xhako:NUK KAM GJUMË!

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 26, 2012 11:21 am

Viktoria Xhako:NUK KAM GJUMË! 542041_451271878233663_100000525636701_1634510_102641984_n

Viktoria Xhako:NUK KAM GJUMË!

E enjte 24 maj 2012 ora 03:00


Jo! Sonte nuk paskam gjumë! Kjo natë e bardhë lundron nën një qiell të mbushur me yje! Drita e tyre më ka hyrë në shpirt duke ndriçuar të gjitha skutat!

Qyteti i prindërve të mi, qyteti im i lindjes, Durrësi im i bukur më priti me fisnikërinë e shpirtit, me sinqeritetin e zemrës, me bukurinë e fjalës, me ngrohtësinë e përqafimit!
Muret e Sallës së Kulturës u rrëzuan nga trysnia e dashurisë dhe unë u gjenda në një botë të re, të panjohur më parë. U gjenda në botën e bukur të jetës mes miqve, në botën e bukur të krijimtarisë artistike!
Ju, miqtë e mi, që më nderuat me pjesëmarrjen tuaj në promovimin e dy librave të mi modestë, do të jeni përherë në fjalën time, në sytë e mi, në ballin tim, në zemrën time!


Ju dua të gjithëve!

Falemnderit që më treguat se unë jetoj!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi