Studentët kërkojnë Kadarenë për President
Faqja 1 e 1

Këshilli studentor i Universitetit të Shkodrës përmes një letre publike ka kërkuar që shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare të jetë kandidatura për president të Shqipërisë.Këshilli ka apeluar që të gjithë shoqatat studentore të përkrahin kërkesën dhe apelin e tyre, duke theksuar se në këtë periudhë të krizës dhe konfliktit politik në Shqipëri, duhet të jetë një figurë unike dhe jo politike që duhet të drejtojë presidencën në të ardhmen. "Ne, duke besuar në vlerat tuaja reale: letrare, artistike, kulturore, patriotike dhe humane, jemi të bindur plotësisht se Ju jeni njeriu i duhur në kohën më të pafavorshme, që keni në duar fatin e së ardhmes së vendit të shqiponjave dhe popullit të vuajtur shqiptar. E kaluara komuniste dhe kinse demokracia e sotme në vendin tonë e kanë sfilitur deri në palcë njeriun e ndershëm shqiptar, duke e ulur malsorin jo vetëm përpara kokrrës së misrit dhe qytetarin përpara ryshfetit të ditës, por duke e zhveshur krejtësisht me çka ka njeriun-shqiptar: duke e katandisur në mjerim dhe vuajtje sociale, pamundësi arsimore, liri dhe shprehje të kufizuar dhe dhunë verbale ndaj antikonformizmit etj. Kjo kohë e turbullt, e paqartë për ne shqiptarët, e krijuar nga një politikbërje aspak produktive dhe e papërgjegjshme për fatin e kombit tonë, kërkon një drejtim të ri, krejt ndryshe nga sa jemi mësuar deri më tani. Koha dhe situata ju thërret Ju. Ne kemi besim te përgjegjshmëria Juaj", thuhet në apelin drejtuar shkrimtarit Kadare.Studentët theksojnë se besojnë tek forca e vullnetit dhe angazhimit të Kadaresë për t'i ardhur në ndihmë popullit shqiptar. "Zoti Ismail Kadare, të nisur nga ndjenjat e larta patriotike dhe me synimin e vetëm për t'i ardhur në ndihmë si dhe sa mundemi vendit dhe qytetarëve tanë, ju shprehim mendimin tonë se ndërhyrja Juaj në këtë situatë të rëndë për fatin e demokracisë së vendit tonë është një domosdoshmëri urgjente. Nga ana tjetër ne shprehim konsideratën tonë të thellë se profili Juaj është profili i një Presidenti të Republikës së Shqipërisë. Jepjani këtë kënaqësi shqiptarëve të ndershëm dhe interesave të tyre kombëtare!", thuhet në letrën drejtuar shkrimtarit Ismail Kadare.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bamir Topi, president i Shqipërisë:Studentët e ardhmja e kombit
» Behgjet Pacolli president i KosovësBehgjet Pacolli president i KosovësBehgjet Pacolli president i Kosovës
» Muharrem Sfarqa:Me kadarenë në Köln
» Shefqet Dibrani: Pse e urrej Kadarenë
» Remzije Zekolli:Takim me Kadarenë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi