Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Jupolli:Kush ta vodhi bukurinë

Shko poshtë

Musa Jupolli:Kush ta vodhi bukurinë Empty Musa Jupolli:Kush ta vodhi bukurinë

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 28, 2012 9:40 am

Musa Jupolli:Kush ta vodhi bukurinë 551106_4015224267087_610892245_nMusa Jupolli:Kush ta vodhi bukurinë 41673_1475749406_8718_n

Musa Jupolli:Kush ta vodhi bukurinë

Dielli___________________
shëndritje n' rrugën e gjatë
_____________ndër shekuj
të fjalive t' gjuhës sime
premtim n' dëshmi të historisë
n' thirrje t' Atdheut poema ime
shpëtuese nga stuhitë ballkanike
n' pamëshirën e Portës së Ferrit
nga zbrastësia empiro-otomane
nga t' dhënat boshe n' vakcinim
e plagosur e lënë n' stuhi t' kohës
*
të njoha biblikisht
letrat ti shkrova
luftrat ishin aty
ajo e Dardanisë
ishte realitet
Krijuesi kishte thënë JO
ashtu si të Mëdhenjët e filozofisë
unë shkrimtari
poet më thonë
adhurova kurajon
e njerzëve t' mi
*
Hap grushtin e mbyllur
laps
letër
sot o kurrë
zë që del nga mali
me notat e natyrës
n' harmoni t' kohës
n' rrjedhë të lumit
n' valë të detit
*
çka meritoi
populli shqiptar
t' mbyllet n' qetësi
kush ta vodhi bukurinë
Fol
unë të njoh të përkryer
*
vashës i dhë fjalë
poezi e kthim
përqafim e puthje
n' ballë e n' gji
për Besë
për Shqipëri
Hyjnisht që flet
të dua për jetë


musa jupolli,27/05/2012,paris
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Musa Jupolli:Kush ta vodhi bukurinë Empty Abdi Pergjegja-Koment poezisë së Musa Jupollit

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 28, 2012 9:43 am

Musa Jupolli:Kush ta vodhi bukurinë 274420_100003921879365_1205265015_n

Abdi Pergjegja-Koment poezisë së Musa Jupollit

(koment,ne Poezine,
Kush ta vodhi bukurine.
nga Poeti Musa Jupolli Paris)


Perqafime vella Musa.
ka kohe,
me ritmin e PIKES,
durimin e Saj,
"Gurin don me gerry"!
si teh i thikes.....
fjala Jote n'poezi...
**************

Ai,
ne boje se ngjyn.
penelin.
Perendeshen,
po s'shikoje,
modelin.

Ashtu,
Im Vella,Musa.
n'telajon e mendjes,
shpalos
Vend'n e Tij ....
Perjetsisht ka....!

Me nje laps te vogel,
me pak leter,
Ben kryeveper.
Histori,
mesim,
edukim,
ma i bukuri shembull
FRYMZIM.
me varg kushtrim,
poetike,retorike.
"kush ta vodhi bukurine"
O VENDI IM,
e thjeshte pyetje,
nga im vella Poet.
e nje pergjigje,
Pret,e pret!
Abdi Pergjegja,28.05.2012.mengjez.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi