Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:DIANA NË ZEMRËN E PYLLIT

Shko poshtë

Vullnet Mato:DIANA NË ZEMRËN E PYLLIT Empty Vullnet Mato:DIANA NË ZEMRËN E PYLLIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 28, 2012 9:01 pm

Vullnet Mato:DIANA NË ZEMRËN E PYLLIT 553516_3034610035430_1927277695_nVullnet Mato:DIANA NË ZEMRËN E PYLLIT 370823_1568334934_527605528_n

Vullnet Mato

DIANA NË ZEMRËN E PYLLIT

Sot në mesditë,
në zemrën e pyllit,
zogjtë dhe gjethet i këndonin diellit.
Bukën diellore
në miliona thërrime,
çukitnin zogjtë,
çukiste zemra ime.
Diku mes degësh, thellë në blerim,
dreri me sorkadhen bënin çiftëzim,
merrnin e jepnin te njëri-tjetri puthje,
lëkura u çelte gjethe,
këmbët u shpërthenin lule.
Zoti e di se nga doli Diana
me hark shigjetari,
drerin mori shenjë ta vriste të parin.
Mos perëndeshë,
moj e bukura e pyjeve të dherit,
mos e fluturo shigjetën
te zemra e drerit!
Nuk vritet dashuria
në asnjë pyll të botës.
Vramë mua,
moj e bukura shigjetare e Tokës!
Shënjoje harkun
në mesin e gjoksit tim,
të vdes kur këto krijesat
bëjnë çiftëzim!
Që jeta të shtohet gjithandej
me bukuri të reja,
të pllenohen kudo lulet,
të bëhen femrat pëlleja...
Ajo ma ktheu në çast:
“Orgazma është energjia pozitive
që zoti u shkarkon gjallesave nga lart
dhe ai më shpërbën po t’i prek
sadopak në atë çast.”
Pastaj Diana qeshi fort,
sa jehuan drurët në pishnajë,
dhe vuri shigjetën
në trastën e harkores së saj.
Më dha një të puthur
në mes të lules së ballit
dhe u shndërrua re e bardhë
në majën e malit.
Sot në mesditë,
perëndesha Diana e pyllit,
më puthi me buzët e përbëra
nga rrezet e diellit...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi