VLADIMIR MUÇA:RISI POETIKE TË NJË ESTETIKE NDËRMJET KLASIKES DHE MODERNES
Faqja 1 e 1
VLADIMIR MUÇA:RISI POETIKE TË NJË ESTETIKE NDËRMJET KLASIKES DHE MODERNES
VLADIMIR MUÇA:RISI POETIKE TË NJË ESTETIKE NDËRMJET KLASIKES DHE MODERNES
(Refleksione mbi vëllimin poetik „Takohemi në qiell“ të Viktoria Xhakos)
Është kënaqësi e veçantë si në aspektin estetik e atë kulturor që në këtë inflacion poetik që ka përfshirë krijuesit e botuesit shqiptarë, të lexosh e të meditosh me një libër si „Takohemi në qiell“ të Viktoria Xhakos, me kaq shumë vlera estetike e artistike, një produkt poetik që përbëhet në vetvete nga shumë gjetje e sharme poetike, ngarkuar me ide e qëllime. Një libër, që në kontektsin figurativ është mbartës i një metafore të gjallë, që frymon natyrshëm tek çdo lexues. E gjithçka vjen rrjedhshëm, me poezi të thjeshta si nga ndërtimi metrik pa ato zbukurimet e figuracionet e „çmendura“e “marramendëse”. Një poezi e thjeshtë si vetë e vërteta e jetës së Viktorias, me jetën e saj në kuartetin si bijë, si nënë, si grua, si motër, me dritëhijet që e kanë shoqëruar. Siç vërehet qartazi, edhe në poezinë „Harrove kalendarin“, poetja ka aplikuar me sukses një shije të vetën estetike, një kombinim ndërmjet vargut të lirë dhe atij tradicional. Kjo i ka dhënë më shumë frymëmarrje produktit poetik, ku nën shtresat e melankolizmit gëlon optimizmi e ngulmet për jetën. Poezitë ziejnë nga gulçet shpirtërore, nga një impresionizëm që është gatuar në zemër e shpërthen po me gjuhën e saj. Ky impresionizëm i shoqëruar nga ekzistencializmi, ku në mënyrë simbolike bëhet prezente dhe një pikturë e shpirtëzuar, e cila zbret nga korniza dhe ulet anë krevatit, duke mbushur boshllëkun ekzistencial të shpirtit poetik të autores. Gjithçka vjen natyrshëm, me një kantilenë e muzikalitet shpërthyes, ku hera herës i kapërcen kufijtë e ekzistencës e vjen në mendjen e lexuesit si një shi kozmik.
Estetika e poetikës Xhako vjen si një estetikë ndërmjet klasikes dhe modernes, si një shkrirje mes tyre, ku aliteracioni altrenohet me rimimin, e ku muzikaliteti i vargut përafrohet në bashkëtingëllore fundore me tingull të përafërt, gati, gati binjak. Përfaqësuese më tipike janë poezitë: „Abazhuri i blertë“, „Ajo letër që nuk erdhi kurrë“, „S´di pse syri m’u përlot“, „ Në altarin e pafajësisë“...
Në shumicën e tyre, poezitë e librit „Takohemi në qiell“ janë lirika, ku emulsionet figurative dhe metaforat pikante stolisin strofat duke i bërë erupsive dhe të figurshme. Shpirti të përfshihet nga gjithçka emotive e që vjen nga ato rryma nëndallgësh të thellësive shpirtërore. Kjo e ka thekur sensin lirik e shumëdimensional të poetes në kuartetin si bijë, si nënë, si grua, si motër.
Në planin shpirtëror në irracionalitet mes shumë e shumë apologjive shoqërore, ky produkt poetik nxit dukshëm interesin e lexuesit, e ngërthen llojshmëri idesh e motivesh duke hapur shtigje medituese. Një gjë e tillë përbën dhe tabanin poetik me ekstraktet e një lirizmi gjithëpërfshirës.
Motivet lirike vijnë në rrjedha logjike duke plotësuar njëra - tjerën, duke u suportuar nga reliktet individuale të poetes, duke i bërë mamografinë shpirtit të saj poetik. Në valencat e tyre mbisundon një lirizëm jo melankolik e i qorrollepsur, por i veshur mirë e bukur estetikisht, ku personazhi-poete na shfaqet herë si sirenë e herë si një djallushë, herë si një circe apo shtojzovalle, ashtu siç ngjizet në shpirtin e saj, siç noton e përjeton në atë lëng jetësor. Nga mënyra e ndërtimit dhe koloriti artistik këto lirika marrin e na japin vlera të një personaliteti të ri, dalë nga shtresat jetësore të poetes, duke sjellë risi në rrugnajën e një moderniteti të natyralizuar larg klisheve klasike duke dhënë vlera të mirërealizuara si në planin artistik dhe atë estetik.
Lirika e bukur “Ftohtë“ me valenca ndjeshmërie të larta e supermetafora, ku dëshira për jetën shkon gjer në infinite, vjen disi dhe rrebele, ashtu siç i vjen Viktorias ndjenja, nga gjuha e zemrës, plot nxehtësi e ndriçon, me një erupsion shpirtëror. Në këto lloje poezish ajo arrin me sukses, me shumë shprehi e dashuri në artin e të shkuarit në aspektin estetik, të na sjellë risinë e personalizuar, ku mplekset moderniteti me klasiken në një unitet shpirtëror ku ajo: „Përqafon përflakjen e vjeshtës“, „ Në zemër krahët rreh një flutur“.
Se :
„Lotët u thanë. U shterën. Mbaruan.
Po dhimbja rrënjë hodhi aty"
Poetja me rrebelizëm shkruan:
“Zarfin ia çorra zemrës,
E hodha mes suferinës“.
Se:
„E dija...Atë orë
Malli ta shkallmonte gjoksin,
Diellin mbaje në dorë,
Po syrit i fshije lotin“.
Në promovime të tilla, shpesh jemi mësuar të themi: „Oh, sa mirë!” Por unë sinqerisht e në të mirë të angazhimeve të Viktorias në artin e të shkruarit do t’i rekomandoja edhe dy vërejtje:
1. Në tërësinë e tij, vëllimi gëlon nga gjetje poetike në dukje të thjeshta, por shumë të bukura që të mbushin me emocione e të bëjnë që të meditosh. Duke mos kaluar këtë pasuri në trinomin e një redaktimi profesional, nëpër strofa na shfaqen ujem, vargje pa funksione artistike e sharme poetike, të cilat me një redaktim të përkushtuar mund të eleminoheshin lehtas.
2. Në disa poezi si “Qielli nuk mund të griset”, “Takimi i parë”, “Nëse... për mua”, “Miti i Sizifit” e diku më lehtas vërehen nuanca deklamacioni, apo gjykime përfundimtare apriori, duke i zhveshur vargjet nga shtresat nënkuptimore.
Sidoqoftë, vëllimi poetik ”Takohemi në qiell” mbetet një prurje e çiltër, e vërtetë si vetë jeta e autores.Duke evoluar të vetën shpirtërore ajo për asnjë cast nuk harron që nëpërmjet spacios poetike, me shpirtin orfeik, të na paraqesë atmosferën në rrethana e kohë të caktuar. Figuracioni artistik nuk mbetet në kontektsin bizhu, por merr trajta të plota duke u bërë organike e mendimit e duke hapur tek lexuesi horizonte kuptimore me vlera të mirëfillta letrare e artistike.
Maj 2012 VLADIMIR MUÇA
shkrimtar
Në plan të parë shkrimtari Vladimir Muça me kokë të kthyer majtas.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi