Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fahri Xharra:Mos i besoni buzëqeshjës së ujkut!

Shko poshtë

Fahri Xharra:Mos i besoni buzëqeshjës së ujkut! Empty Fahri Xharra:Mos i besoni buzëqeshjës së ujkut!

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 30, 2012 8:39 pm

Fahri Xharra:Mos i besoni buzëqeshjës së ujkut! 157215_100000708279175_250165732_n

Fahri Xharra:Mos i besoni buzëqeshjës së ujkut!

" Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët.”E megjithatë, ata janë popuj kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës.

Johan Tunman, 1774, Leipzig, “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”.

Po , pse ishim aq të panjohur? Ç`farë pluhuri historik u desht të bie mbi ne ,që rrota e historisë të rrotullohet përmbi ne e afër nesh;herë duke na anashkaluar e herë duke na ndrydhur deri në ngulfatje? E tmerrëshme!

“…Varri i muslimanit sa më shpejt të zhduket është aq më sevap!, …është haram të rregullohet varri i muslimanit, sepse të pa fetë i rregullojnë varret ! *”Një tangentë në mesin e mijëra tangetave,që e prekëte dhe ende prekë rrethin tonë të rrotullimit rreth vazhdimësisë sonë të denj historike. Pse të humbasim gjurmët tona? E pranojmë ne këtë ?
Gati të gjithë pleqtë e plakat ,ku edhe vet jamë dëshmitarë i asaj kohe ,kur donin të na bindnin për vërtetësinë e asaj që tregonin,na thoshin:” “-Pasha turqninë!, Mos kofsha turk i biri turkut ,nëse nuk asht asli ! *”Një betim i bazuar në “besnikërinë” e të së kaluarës. E dinin apo nuk e dinin paraardhësit tanë se në cka përbetoheshin? Sigurisht që jo. Edhe sikur të donin të binin ndesh me këto fjalë fosile ,nuk guxonin se rrethi nuk i pranonte. Por ,kush ishin ata që kaq shumë e mbanin shqiptarin nën ndrydhje të vetdijës së tij?
Marrëveshtjet turko –serbe shkonin aq large sa që : “…serbin ortodoks e kemi më të afërt se shqiptarin katolik.*” , “…e dini sa afër e kemi serbin ortodoks, sa trashësia e mazës së qepës, kurse katolikun shqiptar sa trashësia e zhgunit” “…katoliku shqiptar, për tu konvertua në fenë islame, së pari duhet të shkoj të konvertohet në kishën ortodokse serbe, për ta zbutur fenë katolike dhe të praktikojë ate së pakut tre vjet, e tek pastaj të vij të konvertohet në fenë islame.*”,

Po kush i hapte e i përhate këto marrëzira? Dihet se kush, Po sot? Dihet se kush. Në Kosovë,Serbia në vitet e `30-ta i kishte hapur do shkolla (në gjuhën serbe)për fëmijtë shqiptar . Por: ”…mos e dërgo djalin në shkollë se bëhet shkja(serb) !, …mos e dërgo vajzën në shkollë se bëhet shkinë (serbe)*!” Nga kush vinin këto “këshilla” që me çdo kusht donin të na “ruanin “ kombin? Qëllimi i kjartë , ikje nga vetvetja; largim nga rrënjët,përçudnim i vetvetes.
Më kujtohet ,kur isha i vogël ,në oborrin e shtëpisë e kishim një pjergullë të madhe e cila na bënte hije të madhe gjatë verave të gjata dhe përcëlluese; por edhe na e jepte rrushin e ëmbël kokërrzi.Gjyshja ime ndjesë past , e thartonte lëngun e rrushit për të përgatitur uthull të mirë ashtu nga tradita familjare,por kurr nuk harronte që në kacën e uthullës të i qet edhe pak troha të bukës që uthulla të bëhët “turkinj”!

Largëpamësia e dashamirëve të errësirës shqiptare shkonin edhe më largë me këshillat e tyre qe sjellnin urretje ,shthuarje dhe zhbërje: se “…nëqoftëse je i shoqëruar me gruanë dhe takohesh me një serb dhe një shqiptar të krishterë, gruaja e besimtarit islam duhet të fshihet pas serbit që mos ta shoh katoliku,…”

E dini ku ishte qëllimi?

Mos more,se na “haliset”! E dijmë ne që jemi në vëmendjen e botës ? Bota dashamirëse ,djersitet nga paradokset tona, i vie keq se me kend është mik por nuk hjek dorë. Bota dashakeqe i fërkon duart nga gëzimi ,se po iu “dalin” fjalët si të vërteta ;ato fjalë që i fliste dhe i flet ende për ne.
Por thoshte Bejkoni: “Perandoritë e mëdha gjatë qëndrimit të tyre plogështojnë dhe shkatërrojnë fuqinë e vendësve që ata e kanë pushtuar...dhe kur ata dështojnë gjithçka shkon në shkatërrim dhe vendësit kthehen në pre të vetvetes” (Bakon). A jemi ende aq të plogësht sa që të kthehemi në pre të vetvetes? Boll mo!Kaluan 100 Vjet!
Derisa natyra e mbanë Fluturën jetëshkurtër vetëm si lloj nga llojllojshmëria e qenjeve të saja ; neve pushtuesit na mbanin në metodën e njejtë të të mbijetuarit.

Si duket jeta e Fluturës jetëshkurtër?Prej momentit kur vezët biejnë në ujë nga nëna ,në ujërat e Misisipit;fillon një jetë nën ujë ,një jetë dy vjeqare e ballafaquar me plot ballafaqime të jetesës dhe të mbijetesës,në kërkim të ushqimit dhe në mbrojtje nga gllabëruesit.Jeta e saj e vërtetë fillon kur të del nga uji dhe kur ajo merr krihë për të shijuar ato pak orë të jetës së saj: nuk ka gojë për të ngrënë por e ka një mision –çiftimin.Jeta e vërtetë e Fluturës jetëshkurtër është shumë e shkurtër vetëm disa orë ; të mos fjalosët ,mos me ngrënë ,të çiftohet dhe të vdes pa gjurmë.
Për cfarë na mbanin pushtuesit shekullor? Edhe pse iu pengonte qenja shqiptare;ata na kishin si makinë prodhimi të qenjës njerzore. Ne iu duheshim ,iu duheshim për popullim të shkretëtirave, iu duheshim si mercenarë ,iu duheshim si vrasës, iu duheshim … Dikur ishim vetëm fornitorë të qenjës njerëzore,por që nevojat e tyre aspak nuk përkonin me interesin tonë kombëtar.
Deri sa Sultanët në pallatet e tyre i mbanin eunukët për qëllime të dijtura ,neve si komb edhe turku edhe serbi na donin të ishim “eunukë “ nga mendja .”Populli shqiptarë ,nuk guxon të arsimohet ,ai është pupull i zgjuar dhe si i tillë paraqet rrezik për Perandorinë”-vazhdonin edhe xhonturqit ate që e thonin osmanët gjithëmonë. ”…mos e dërgo djalin në shkollë se bëhet shkja!”.

Por ,vazhdohet edhe sot në mënyra të tilla ? A duhet të lejojmë që të jemi ende “eunukë nga mendja dhe që farën e mendësisë të na japin të tjerët?
“Kosova është një vend i banuar nga një shumicë shqiptare. Dihet se në planetin tonë, vendet, trojet, qytetet nuk përcaktohen as nga drurët, as nga kaprojtë, as nga ndonjë shenjë tjetër që ndodhet sipër tyre, por nga njerëzit. Shkurt, toka dhe njerëzit mbi të shkojnë bashkë. Kosova banohet nga shumicë shqiptare, rrjedhimisht, në të gjitha kuptimet ajo konsiderohet në radhë të parë shqiptare.(I. Kadare) “. Kërkesa për tjetërsimin e identitetit tonë është vetëm se një grackë dhe pranimi i saj si e tillë është vetëm se një mashtrim pas buzëqeshjës së ujkut. Duke mos e pranuar një popull tjetër afër vehtës ,mundohen me metoda të cilat i kanë ushtruar që moti për “ t`i dëbuar “ shqiptarët në mënyrë më dhelpërake . Ku? Atje ku bën dreqi ,ve.
Të gjithë ne duhet ta dijmë që ne ishim populli që i përballoi shumë invazione gjatë historisë,saktësisht 365 invazione mbi tokën tonë. Invaduesit (pushtuesit) ishin barbarë që na kallën, na mbytën ,na asimiluan dhe në vazhdimësi duke na vjedhur kulturën tonë dhe trashëgimin tonë . Të fshehur ,të ndrojtur dhe të vjedhur që ishim , prapë mbetëm dhe jemi Iliro- Shqiptarë.

Edhe pse nuk kishim imperatori tonën ne i dham imperatorët ; edhe pse nuk kishim shtet ne i dham vezirët dhe sadriazemët.
Shpesh kemi pas rastin që të biejmë në kurthet e mashtrimit të buzëqeshjës “joshëse “ të ujkut . Akti më i shëmtuar i mashtrimit ka qenë kallja e kishave ortodokse në vitin 2004. Ishte një goditje e rëndë që iu pat bër Kosovës së lirë.
“Ata” me çdo kusht e donin ftofjen e Perëndimit dhe aleatëve të Kosovës prej nesh; me at akt i bëhej jehonë “dashamirëve” tanë që lufta e Kosovës ishte një luftë fetare e me këtë të shkaktonte pëndim tek Europianët dhe Bota e civilizuar për ndërhyerjen e tyre . Akti ndodhi ; ai u dënua prej nesh dhe shpresoj t`ishte mashtrimi i fundit në vazhdën e buzëqeshjeve të ujqërve.
Kohërat e tilla kanë kaluar ; por ende po jemi robër të një ngecjeje e cila po na imponohet. Ngecja e tillë nuk po na lejon të hecim krenarë rrugës sonë të civilizuar ; ngase mëlmesat e së kaluerës ende po i japin shije të dikurshme gjellës sonë të sotme. Dhe kurrsesi të ndahemi nga ai “lezet” i imponuar i gatojësave tona.
Deri sa bota e civilizuar me përparimet e saja shkencore po shkon shumë e shumë largë ,neve në mënyrë të pa dukshme po na ngadalësohet hapi dhe s`ka as një “fuqi” që na mundëson lëvizjen normale të” planetit” tonë mendor rreth Diellit për 365 ditë.Për ditë e më tepër i ngjasim Planetit të Neptunit që vitin e ka të gjatë sa 248 vite të tokës ,dhe të cilit që nga zbulimi i tij nga ana e njeriut në vitin 1930 ,i duhen edhe 166 vjet që të bënë një rrotullim rreth Diellit.Pra edhe 166 vite që shkenca të feston ditëlindjen e parë të zbulimit të tij.

Për ne viti këndelljes së mendjës dhe i shpirtit tonë, a thua sa është i gjatë?
Mos të lejojmë të mashtrohemi pas buzëqeshjës së ujkut!

Fahri Xharra 27.05.12

Fjalitë nën yll * janë të Q. Zekollit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi