Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:DALLGË DETI E DALLGË SHPIRTI

Shko poshtë

Agim Gashi:DALLGË DETI E DALLGË SHPIRTI Empty Agim Gashi:DALLGË DETI E DALLGË SHPIRTI

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 30, 2012 9:21 pm

Agim Gashi
DALLGË DETI E DALLGË SHPIRTI


Agim Gashi:DALLGË DETI E DALLGË SHPIRTI 25161_374808349076_644509076_3809314_3652644_n

Agim Gashi në Borkum

Dallgët deti sonte ka ngritë,
i ka ngritë dhe shpirti im.
Ah si shkon kjo jetë mizore
asnjë ditë nuk kam qetsim.

Ushtojnë dallgët fryn murlani
ndali pak o deti im,
ta shikoj se mos po ndalen
edhe dallgët e shpirtit tim.

Dallgë, ngrihen si për kiameti
dhe gjasojnë me një cunam.
Pse çuditem me dallëgë deti,
kur tanë jetën cunam e kam.

Sonte gjumi më ka ikë.
Shiqoj orën e s’shof dot.
Shof Yllin e mëngjezit.
Me dallgë shpirti prap lufton.

Dallga e detit si cunami
ma e lehtë më duket mu‘,
se sa dallga e shpirtit tim
që m´ka djegë e përvlu.

Fli moj dallgë dhe ti së pakut,
pse shkund detin e shpirtit tim?
Peshë m’i ngre valët e gjakut,
dallgë, dallgë, në dallgëzim.

II

Rri pranë detit i vetmuar
me pulëbardhat bëj shoqëri,
mendja m´shkon te deti Jon
që lag brigjet në Arbëri.

Ju pulëbardha që flutroni
Nëpër detna tuj kalu,
kur t´kaloni mbi ujra t´Arbërit
ndaluni pak për me pushu.

Ndaluni në brigjet shqiptare,
dallgëve atje me u tregu
se edhe kur s´jeni të qeta
ju nderoj edhe fort ju du.

Sepse jeni dallgët e mia
andaj ju lus për pak qetësi.
Valë të buta e të shtrira,
don sot nëna Shqipëri

Kur t´qetsohen dallgët shqiptare,
do qetsohen dhe dallgët e mia.
Bashkë do t´marrim tjetër pamje,
Rroftë Kosova e rroftë Shqipëria!
Agim Gashi:DALLGË DETI E DALLGË SHPIRTI 25161_374808754076_644509076_3809323_5436176_n

Ishulli i Sauzanit

Nga Borkumi n´Deti t´Veriut,
ndaluni edhe në Sazan
Ishulli - ishullin përshëndesni,
Vëlla më ke e vëlla të kam...


03.03.2010-Borkum
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi