Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RITA SALIU:TOLLOVI NË METRON NERVORE

Shko poshtë

RITA SALIU:TOLLOVI NË METRON NERVORE Empty RITA SALIU:TOLLOVI NË METRON NERVORE

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 30, 2012 9:57 pm

RITA SALIU:TOLLOVI NË METRON NERVORE 562073_2877551990473_1610216871_2180503_1144297523_n

RITA SALIU:TOLLOVI NË METRON NERVORE

ah këto ëndrra të trishta
më vjedhin gjumin natën
më dhurojnë makth ditën

sa bukur do të ishte
po të ishin të huaja…


nuk ia gjej shoqën vetes
dersa vetmia lodhet
duke u grindur me mua…

më tallin se kam mbetur vetëm
si në botën e çudirave
ku e kaluara më shoqëron si e tashmja…

kudo zhurmë, zhurmë, zhurmë
gjithandej bërllog kopshevte kuvendeve
madje edhe pranë përmendoreve
të atyre që u mbytën në lumin e robërisë
duke na nxjerrë në brigje shpëtimi

unë vazhdoj të ruaj me nostalgji
mashtrimin për fitore për qetësi
për kohën që më kanë fiksuar ëndrrat
për atdheun e vizatuar në letër

dhe prapë mbetem
e pambrojtur nga të pambrojturit
teksa vazhdoj ta sfidoj
trazimin e tmershem dhe mizor….

ah sikur të mos e përjetoja
ngrohtësinë e hënës në dritare
kur ëndërroja lirine
me përmasat e dashurisë për atdheun
dhe të mos arrija kurrë, a më kurrë
në këtë tymnajë, errësirë, kob e shpresë

që ka përmasat e dëshpërimit tim…..

- Rita Saliu Sh.B.A
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi