Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Amijet Vinca:Më braktisi dallga e Drinit

Shko poshtë

Amijet Vinca:Më braktisi dallga e Drinit Empty Amijet Vinca:Më braktisi dallga e Drinit

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 31, 2012 12:12 am



Amijet Vinca:Më braktisi dallga e Drinit 547206_2177643016046_216977281_n

Amijet Vinca:Më braktisi dallga e Drinit 274397_1696000235_419187883_n
Amijet Vinca:Më braktisi dallga e Drinit

Më braktisi dallga e Drinit..edhe pse mbi urë kalojë..
sa shumë gurgullimë..shkumbë të bardhë rëndojë..
flutura rri kokë ulur ..ofsahmën ajo nxjerrë..
mirëse erdhe shtegëtare..më pyet ç'të ka gjetë..??!!

Ja tek erdha për pak kohë..dhimbjen se mbajë dotë..
gjithçka e boshatisur ,as ari i ngopur ,zambak p' aromë..
dielli me re të zeza, për mua ka kohë që perëndonë...
pengë tërë jetës do ta kemë..deri sa unë të mbyllë sytë,
ja theva krahët engjullit tim..mu duk se lashë jetim..
vetëm mallkimin mora ,uratën se prita ..!!

Pse shpirti i çiltër ,oborrin me lotë vadita ..??!
pjesët e dëmtuara ..si mundi ti arnojë,
kush ma dogji shpirtin ,as mund të besojë..??!
Pragu i tim shtëpisë ka ngelur i vetmuar..
e çthurur kjo jetë..nuk ka aspak kuptim ..?!
e përbuzur pa fajë,hapin e gabuar mora ..
oh Perëndi ,nga përvoja ,shumë gjëra mësova ..
shof fytyra të çirrura ,dikur i kisha mikë..
e sot në ditët e vështira mu vërsulën armik..??!!

Po ska gjë..jetës nuk i dihej ..!!
jeta është bixhoz,tabelë shahu ..
shigjeta e helmi ..harkohej e nxihej ..
ç'përfitove vallë Oh Njeri i pa vlerë ..??!!
unë u linda ,u ushqeva me fjalën e nderit ..
jo me grushtin e fortë,me helmin vrerit..!!

Nuk vdes lehtë, kur nuk e ka thënë Zoti..
mua do më shpërblejë me durim nga moti..!
as thërmija buke, nuk ka shije për tu ngrënë..
besa -besën ka kohë që anash kemi ngrënë..
paraja ka dhe vlerën ,atë e dimë mirë..
hënën që nga qielli ,e zbretë në errësirë..
mbretërin e tundë..dorëzohu të ka ardhë fundë..!
fitoren e fiton me gjakë,o me dredhi ..
kur pinë gjakë shqiptari ,ç'far urate kërkon Ti..??!!

Sa herë po lodhem ,të gjejë një të vëtetë..?!
jamë zhgënjyer ,me përleshjen Jetë..!
janë fletë plotë ..që s'përfundon kapitulli ..
mos u mundoni më kotë..më jepni një s'qarim ..??!!
kush nga të parët tanë,kaluan me pak mundim..
i dituri flet shumë..dijetari jep mendim ,
mëndje boshi , pashallëku i tijë njeh mirë dredhinë..!
mos mundohemi më kotë..s'më jepni një s'qarim ..??!!
ditët e lumtura , në ditët e liga i kemi adhurim ..!!


Amijet Vinca-Strugë
05.27.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi