Vullnet Mato:EMRAT E SHKULUR
Faqja 1 e 1
Vullnet Mato:EMRAT E SHKULUR
Vullnet Mato
EMRAT E SHKULUR
Kufiri jugor kish hapur
udhët e telave me gjemba,
vigjiluar për pesë dekada
me bajoneta armiqësie.
Kolonat e të papunëve
vërshuan ku shkelte këmba,
nëpër Heladën e imagjinuar
vetëm nëpër faqe historie.
Bijtë e socializmit të asfiksuar
për oksigjen dhe pak pasuri,
u detyruan nga presioni shoven,
të shkulin emrat që kishin.
Ndonëse të edukuar antifetar,
pa kulte besimi që në fëmijëri,
rimbollën emra ortodoks,
si fidanë rreth avllisë së kishës.
Kësisoj Albansi im, me emrin
bukuran të tokës amtare,
u detyrua të zgjedhë një tingëllim
të përdorur nga greqizmi qëmoti.
Shkuli emrin që i thërrisnin
shokët e moshës lodërtare
dhe tani kudo ku djersitej,
quhej refugjati Niko epiroti.
Pas disa viteve në punëra
me rraskapitje të rëndomta,
për një grusht dhrahmi
të nxjerra me thonj të nxirë,
djali kërkoi ta fshija dhe unë
emrin e dashur nga koka,
të më jepnin pension të majmë,
si i lindur në “Vorio-Epir”...
Megjithëse sirenat monetare
më trullosën pak me të joshur,
ia ktheva: “Vërtet, mor bir,
jam fukara si fakirët në Indi,
po s’e shkul dot nga gjaku
emrin tim të rrënjosur,
edhe sikur të më japin aty
çdo muaj një thes me dhrahmi!...
Si të më thërrasin, Vasil,
dokumentet e vendit të huaj,
të humbas atë tingëllim
që i krijova emrit në jetë,
të ndryshoj vetveten,
duke bërë shpirtin të vuaj,
të shes lëkurën time si kau
për barin e livadhit të blertë?!
Përderisa të huajt rreth nesh
ruajnë fanatizmin e identitetit,
unë do shuhem si Prometeu, këtu,
me kotheren time të dinjitetit!”...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi