Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:TI, SULLTAN GRABITQAR!

Shko poshtë

Vullnet Mato:TI, SULLTAN GRABITQAR! Empty Vullnet Mato:TI, SULLTAN GRABITQAR!

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 31, 2012 10:53 am

Vullnet Mato:TI, SULLTAN GRABITQAR! 533364_3025119158164_1568334934_31882136_1644321561_nVullnet Mato:TI, SULLTAN GRABITQAR! 370823_1568334934_527605528_n

Vullnet Mato

TI, SULLTAN GRABITQAR!

Ti, i vetëshpalluri
sulltan“fitimtar”pa shpata,
pushtove në ditë paqësore
territorin e truallit tim
dhe ushtarët e sinqeritetit
me uniforma të bardha,
zure rob në uzurpimin
e turpshëm pa luftim.

Si mund ta quash “fitore”,
depërtimin tënd grabitqar,
pa zbritur në tokë armët
nga asnjë samar deveje?!
Zotërimet nuk mund
t’i zaptosh, o sulltan zuzar,
pa u përleshur fytafyt
në fushë beteje!...

Nuk është e vështirë
të pushtosh kështjella,
duke kapërcyer muret
si vizitor i mirëbesimit,
pastaj flamurin e pabesisë
të ngresh mbi bedena,
duke menduar se kësisoj
ke fituar lavdinë e trimit!...

Po kur të gjykohet
si i bëre të tuat këto troje,
të vërtetohet mashtrimi
i faktuar hollësisht,
të zbulohet përvetësimi
me maska djallëzore,
të poshtrën “fitore”
do ta humbësh shumëfish!...

Sepse çdo truall,
ka pika gjaku te vlaga,
derdhur prej brezave
qysh nga i pari.
Trashëgimi i shenjtë
të ndjek me klithma prapa
dhe të kap për fyti
mallkimi i çdo varri!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi