Teki Dërvishi: Xhihadi ortodoks i Piter Feithit
Faqja 1 e 1
Teki Dërvishi: Xhihadi ortodoks i Piter Feithit
Teki Dërvishi |
Xhihadi ortodoks i Piter Feithit
Nga Teki DËRVISHI
Piter Feith më në fund e bëri de facto riokupimin e Kosovës, që de jure është shtet sovran, i pranuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia. Ky përfaqësues i BE-së, e cila mohon pavarësinë e Kosovës me “neutralitetin e saj” ndaj pavarësisë, në emër të “ushtrimit të lirë fetar që e garantojnë të gjitha konventat ndërkombëtare” e “luti” (e kërcënoi) Kosovën të jetë “zemërgjerë” dhe ta pranojë besimtarin e zotit Tadiq që të vijë për “festë fetare” për të kërkuar paqe (e jo liri) “për serbët, shqiptarët, për të gjithë që jetojnë në Kosovë, në Serbi”. Ky pelegrini Tadiq i inkuizicionit ortodoks kërkoi prej aleatit të tij BE-së që ajo ta përcjellë me eskorta policore të blinduara, që ka për qëllim t’i tregojë botës se nga “zemërgjerësia” e Kosovës duhet të mbrohesh e të ruhesh vetëm me policinë e aleatëve të Serbisë. [/size]
Piter Feith më në fund e bëri de facto riokupimin e Kosovës, që de jure është shtet sovran, i pranuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia. Ky përfaqësues i BE-së, e cila mohon pavarësinë e Kosovës me “neutralitetin e saj” ndaj pavarësisë, në emër të “ushtrimit të lirë fetar që e garantojnë të gjitha konventat ndërkombëtare” e “luti” (e kërcënoi) Kosovën të jetë “zemërgjerë” dhe ta pranojë besimtarin e zotit Tadiq që të vijë për “festë fetare” për të kërkuar paqe (e jo liri) “për serbët, shqiptarët, për të gjithë që jetojnë në Kosovë, në Serbi”. Ky pelegrini Tadiq i inkuizicionit ortodoks kërkoi prej aleatit të tij BE-së që ajo ta përcjellë me eskorta policore të blinduara, që ka për qëllim t’i tregojë botës se nga “zemërgjerësia” e Kosovës duhet të mbrohesh e të ruhesh vetëm me policinë e aleatëve të Serbisë. [/size]
A mund të konsiderohet xhihadi “ushtrim i lirë fetar” për të okupuar çdo vend ku gjendet ndonjë xhami? Argument i shtetit terrorist serb për ta okupuar Kosovën ka qenë (dhe janë) godinat kishtare ortodokse (jo kisha serbe, sepse në Kosovë ajo është shqiptare, shkencërisht, por politikisht për Evropën është “kishë serbe” (UNESKO). Prandaj zoti Feith, ti e di më mirë se shqiptarët, që kipci i Milosheviqit, Tadiqi, nuk erdh në Kosovë për “të ushtruar liri fetare”, por erdh për ta rishpallur Kosovën Serbi. Dhe kjo a është shpallje lufte, apo “paqeje” që predikon për Pashkët evropisti Tadiq? Serbët dhe aleatët e tyre (shekullorë) evropianë janë të bindur që Kosovën nuk do të mund ta mbajnë me luftë, jo pse jemi popull i fuqishëm, por pse jemi unikë vetëm në një pikë: nuk e pranojmë thundrën terroriste serbe, madje as kur ajo imponohet si e drejtë e “lirisë fetare”. Pse a nuk paska mundur Tadiqi t’i kremtojë pashkët në kishat e Beogradit, apo ka ardhur këtu të sjellë porosi për “paqen” e serbëve dhe shqiptarëve në “Serbinë tonë”.
Zoti Feith, Tadiqi i shpalli luftë Kosovës. Nuk është reale të mendojmë se BE-ja nuk e ka pasur të qartë motivin e vizitës së Tadiqit. Ai mund të ketë çfarëdo karakteri, por jo fetar. Nuk jam i sigurt çfarë informatash disponon zyra juaj, sepse guximi i BE-së dhe espaniolit Solana, për ta lejuar Serbinë që të vijë në qendër të Kosovës dhe t’i shpallë luftë asaj, duke i ofruar një Serbi paqësore “për të gjithë”, kjo do të ketë koncesione të rrezikshme, jo më për Shqipërinë dhe Serbinë, por për gjithë Ballkanin. Nuk është ky kërcënim i Davidit që i bën Goliatit Dekadent Politik, sepse thashë që ne jemi të pafuqishëm. Pra jo ne, por Evropa po na kërcënohet duke na e sjellë Tadiqin me eskorta policore. Jeni ju që e keni çarmatosur UÇK-në, jeni ju që me eskorta policore nuk i mbroni ushtarët e demobilizuar shqiptarë, por i mbroni ushtarët “fetarë” të shtetit terrorist xhihadist ortodoks të Serbisë. Nëse ju dhe Tadiqi mendoni se shqiptarët e ndërrojnë lirinë për paqe me serbë, aty do ta keni gabim, sepse kjo është ahistorike, historia e ka dëshmuar të jetë ndryshe puna.
Krimi më i madh politik që ka bërë BE me këtë rast të promovimit të “lirisë fetare” xhihadiste, është përpjekja e zyrës së ICO-së që vizitën e Tadiqit ta konvertojë si leje të Qeverisë së Kosovës, si vullnet të shqiptarëve. Kurse ju e dini se kjo nuk është e vërtetë, shqiptarët nuk pranojnë që Kosova të jetë Serbi! Çdo lloj refuzimi imponimit policor të zyrës civile do t’i shpallte shqiptarët intolerantë dhe oportunistë politikë. Dhjetë vjet jemi treguar tolerantë, kemi plotësuar standarde, kemi pranuar të shndërrohemi në “kosovarë”, i kemi pranuar të gjitha kompromiset e dhembshme… dhe pse, që ICO-ja të vijë në Kishën e Deçanit dhe me gojën e Tadiqit ta shpallë Kosovën Serbi? Nëse keni konsiderata se shqiptarët nuk kanë sens politik, atëherë ju them këtu se forca gjithmonë ka ngadhënjyer mbi mençurinë dhe drejtësinë. Nëse nuk u vjen turp ta quani këtë “vizitë” drejtësi (qoftë edhe fetare), atëherë nuk u vjen turp se jeni të fuqishëm, që do të thotë arrogant. Nuk e di sa kemi sens për politikë evropiane, por një gjë e kemi shumë të qartë, politika e arrogancës - e pjell luftën, luftërat okupatore janë të destinuara të humbin. Humbje a fitore, tregon koha, por Tadiqi i shpalli luftë Kosovës në tempullin e fesë. Apo mbase ta shpallësh Kosovën Serbi, është një gjest paqeje, e jo lufte!? Por Evropa këtë e di më mirë, a po bën ajo këtu luftë a paqe? Ne nuk e dimë, sepse “nuk kemi” sens politik!
Bota Sot
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Teki Dervishi:ORA ME KUKUVAJKË
» Teki Dervishi:LDK-ja kundër LDK-së
» Teki Dervishi:Mbi ‘kritikët’ mercenarë
» Teki Dervishi:Posesiviteti për Rugovën
» Teki Dervishi:Shqiptarë esperanto!
» Teki Dervishi:LDK-ja kundër LDK-së
» Teki Dervishi:Mbi ‘kritikët’ mercenarë
» Teki Dervishi:Posesiviteti për Rugovën
» Teki Dervishi:Shqiptarë esperanto!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi