Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:ZOGU I BARDHË TE KAJSIA

Shko poshtë

Vullnet Mato:ZOGU I BARDHË TE KAJSIA Empty Vullnet Mato:ZOGU I BARDHË TE KAJSIA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 01, 2012 7:49 pm

Vullnet Mato:ZOGU I BARDHË TE KAJSIA 179760_3051781744712_1568334934_31893211_805266048_nVullnet Mato:ZOGU I BARDHË TE KAJSIA 370823_1568334934_527605528_n



Vullnet Mato

ZOGU I BARDHË TE KAJSIA

Moj zogëza e zemrës,
mrekulli e kësaj bote,
u ktheve të më kërkoje,
pas njëzetë e ca mote!
Sado larg gjurmove,
në shtigje të emigrimit,
më ruajte tepër sekret
në kasafortën e shpirtit!...

Ndjenjën kaq kohë
s’ta shkriu gjaku në deje,
dhe s’më harrove dot,
moj e shumëpritur prej meje.
Erdhe më gjete, sikur
kishe fshehur thesarin,
qypin e monedhave
me puthjet prej ari.

Mbajte mend kur vije,
me puls të drithëruar,
stuhitë rinore të gjakut
bashkë për t’i qetësuar,
shkelje rreziqe fjalësh
nëpër rrugica të fshehta,
ku rrahjet e zemrës sime
të prisnin si trumbeta.

Më puthe si atëherë,
me drithërimën e rrallë,
ndonëse nuk i ndezëm
flakadanët me zjarr.
Koha e gjatë na i ktheu
flakërimet në shpuzë,
duke na lënë mallin
të pashuar në buzë.

Gjoksi yt shpërthyes
me qumështin e yjeve,
tani ishte pirë nga buzë
të trëndafilta fëmije.
Megjithatë ngjasoje
përsëri po aq e bukur,
me shpirtin e dëlirë,
ku më mbaje strukur.

Dhe drekuam bashkë
në qiell, sipër një reje,
përgojimet nënvete
me taka i shkelje.
Moj kajsia ime,
kokrrat të gjitha
s’ti shijova si më parë,
po në degë më këndoi
zogu yt i bardhë!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi