Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Silvana Berki:Bota dhe Unë !

Shko poshtë

Silvana Berki:Bota dhe Unë ! Empty Silvana Berki:Bota dhe Unë !

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 02, 2012 4:19 pm

Silvana Berki:Bota dhe Unë ! 484146_3584083394382_1042150289_33085841_748603623_nSilvana Berki:Bota dhe Unë ! 186854_1042150289_1279049777_n
Silvana Berki:Bota dhe Unë !

Kur isha e vogël,
ecja përrallave të bukura që gjyshja më tregonte,
mbështetur oxhakut që kumbonte kërcitjes së drunjve të zjarrtë
Ecja,
pëlhurës që Doruntina i thuri Kostandinit,
shtegut të besës, që e coi në prag.
Ecja si skllavja Izaura që sfidoi botën borgjeze
Romancës ëngjëllore të Xhoanës dhe Dikut
Aventurës së bijës së Montezumës kryenece.
Ana Kareninës, që për dashuri jetën e saj fiku.

Asaj bote kthehem e eci shpesh dhe tani.
botës së ëndërrave të mia,
Kam etje
për mushtin e verës atëherë
Kam mall
të eci pëlhurës së zhuritur.

Por era e fortë më përmendi dhe mua.
Një ditë,
fillova dhe unë të lundroj me velën time,
-oqeanit ngjyrë gri
dhe me valët ku rrezet zhyteshin afër-ditës,
edhe unë vallëzoja si pulëbardhë e vetme
Nëpër stuhi.
Qeshte Prometeu dhe Zeusi me mua
tek dëgjonin nga mundimi të shtrëngoja dhëmbët gjith gjak
kur lagesha nga ujërat e kripur e të ëmbël
e trupi më gufonte flakë.

Por unë e preka botën ashtu sic ishte
e ledhatova,
i buzëqesha,
e njoma me lotë
...edhe pse ngjyrat tek-tuk ishin zbehur
dhe pse unë komplet se njoha dot.

Eca,
Në shtegun që gjyshja më tregoi
pa le të qeshte Prometeu me Zeus e kushdo,
preka vec atë,
Botën time.
Atë tjetrën ?
Përse duhet ta njoh !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi