Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Kuqi: Indinjatë

Shko poshtë

Suzana Kuqi: Indinjatë Empty Suzana Kuqi: Indinjatë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 18, 2009 8:36 am

Suzana Kuqi: Indinjatë U1_SuzanaKuqi
Suzana Kuqi
Indinjatë

- Gjyshi im të nxirrte jashtë, të shëtiste, kur gjyshja gatuante. Ishe një lodër për ta...
Luana nuk po mundej të dëgjonte më. Një valë indinjate e zemërimi ju ngrit nga krahërori e bëri udhë. Ndjeu zemrën ti ngushtohej e mushkëritë ti ngurtësoheshin. Frymëmarrja ju vështirësua, fishkëllima e çjerrë e bronkeve i buçiti në veshë dhe e shurdhoi, rrahjet e zemrës si të një daulleje të çmendur i çante kapilarët e gjakut e... ndjeu dhimbjen ti bënte jehonë në të gjitha skutat e shpirtit. Ajo torturë e vjetër, ajo ndjesi e shëmtuar se ishte e padëshiruar që në vogëli, se ishte veç një gabim që kish lënë pasoja të pariparueshme në jetën e nënës... e këtë e kish paguar ditë pas dite, minutë pas minuti, kur ndodhej pranë saj... Të qenit një gabim... të qenit e padenjë per tu dashur, sepse... ishte ngjizur në një moment e kohë të padëshërueshme...
- Flinin, kur flije ti, zgjoheshin kur zgjoheshe ti, luanin kur luaje ti, ishe si një lodër...
Lodër... Sipas saj kish qenë veç një lodër, jo një fëmijë që kish pasur gjithë arësyet e botës e të drejtën e ligjshme për tu dashur e për tu përkëdhelur si çdo fëmijë tjetër. Dhe ata pleq ata që e kishin dashur e fatkeqësisht kishin vdekur shumë shpejt sa ajo gati nuk i mbante mënd, sipas saj e kishin pasur vetëm një lodër... Dhimbja ju shtua, duhej të shpërthente, ndryshe do të mbytej në atë oqean torturues indinjate e lotësh të shurdhët. Desh ti thonte, se ç'kuptonte ajo nga lodrat, ose më mirë se ç'kuptonte ajo nga dashuria kur nuk kish qenë e zonja të donte fëmijën e saj, të kapërcente atë prag gabimi të një embrioni të ngjizur në një natë pasioni. Desh ti ulërinte e t'ja përplaste në fytyrë, se kish qenë, ishte e do të mbetej egoiste deri në fund të jetës, një qenie që nuk kish qenë e aftë të donte pjellën e saj... Mbylli sytë e u krodh në një hon errësire shurdhuese. Më mirë kështu, nuk shihte nuk dëgjonte. Nuk donte të shihte e të dëgjonte. Le të fliste, të fliste e të dëgjonte veten në atë egoizëm të sëmurë që i kish helmuar jetën çdo ditë... çdo ditë që ajo ishte munduar ti fitonte qoftë edhe një buzëqeshje, qoftë dhe një admirim apo një hije të zbehtë dashurie në sytë e saj e të mos ndjehej një qenie e kotë, e mjerë, e ardhur gabimisht në këtë jetë. Një buzëqeshje çau ndrojtur në errësirë, e pas saj një tjetër. Një gaz fëmije që qeshte pa reshtur theu heshtjen e thelë të honit. Katër duar të vyshkura që zgjateshin me përgjërim e dëshirë, buzë të ngrohta... e sy, sy të mrekulluar që e adhuronin deri në mallëngjim... e ajo e qeshur e gëzuar fëmije... Më kanë dashur, mërmëriti ajo me zërin e shpirtit, nuk kam qenë lodër, kam qenë dashuria e tyre e fundit, ajo më sublimja, ajo që i jep kuptim e dritë ditëve të pleqërisë.
- Me ty po flas, pse nuk më përgjigjesh!
- Të lutem, ndërro muhabet! - Luana vuri buzën në gaz me pahir. Dhimbja ishte shtruar e mushkëritë kishin filluar ti mbusheshin me ajër. Kundroi flokët e zbardhur të nënës. Edhe ajo e ka shkelur prakun e pleqërisë, mendoi. Nuk mund ti them atë që mendoj edhe se e meriton. Në fund të fundit, nuk do të ndryshonte gjë, nuk mund të mi kthejë mbrapsht ditët e fëmijërisë e të rinisë sime të persekutuara nga egoizmi i saj, e gjithsesi nuk mund të ndryshojë as ajo. Kështu ka qenë e kështu do të mbetet... e në fund të fundit është nëna ime... dhe unë e dua pamvarësisht nga të gjitha këto...
Imperia 13 prill 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi