Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ragip Dragusha:ETNA

Shko poshtë

Ragip Dragusha:ETNA Empty Ragip Dragusha:ETNA

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 04, 2012 4:14 pm

Ragip Dragusha:ETNA 157212_100000003775907_1256027181_n

Ragip Dragusha:ETNA

Ragip Dragusha:ETNA 542316_446861608657294_1756736650_n

Ne afshin e and’rave te mia
Mahniteshem une digjem ne ajri
Kur shpirtin jetim e zen vetmia
Nga une do te marre ngrohtesi.

Ne zjarr une miellin e bluej,
Gjithçka brenda tokes e shkrij,
Qe ari te mbetet i zbulue
Bota me shume nesër të ndrijë.

Shikoni sa minerale kam djegë,
Që arit une te ja la ndriçimin,
Prita shume të shoh çfarë ngjet,
Por ju perseri , sollët mjerimin.

Kur zemra gjoksin tim ma pervelon
Toka me gjakun e t‘pafajshmit ngine
Ngrehuni! me mua sa nuk asht vone
Zemrat e akullta ma shpejt ti shkrijme.

Mbushun une ne afshin e shpirtit
Pafajsi n’shekuj brezash kerkoj
Nese toka tenton ti ik ekuilibrit,
Atëherë dhe unë do ta mallkoj.

Vullkan gjithmonë i trazuem,
Unë Etna për ju do te zgjohem,
Se kur bota e humbë toruan,
Themele te reja te ndërtohen.


R.Dragusha
Wiene Qershore
2012.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi