Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem zaplluzha - NË NJË GRUSHT ME THUPRA

Shko poshtë

Adem zaplluzha - NË NJË GRUSHT ME THUPRA Empty Adem zaplluzha - NË NJË GRUSHT ME THUPRA

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 05, 2012 7:25 pm

Adem zaplluzha - NË NJË GRUSHT ME THUPRA Fotojaeademzaplluzha

Adem zaplluzha - NË NJË GRUSHT ME THUPRA

Nëse takon diku në rrugë
Një poet
Tregoi se politika nuk shkon me poezi
Urrejtje s’të bënë mirë
Mor miku im smirëzi

Ftohe pak kokën e sëmurë
Akull ka sa të do qejfi
Në polin e Veriut
Dhe merre me të mirë
Muzën e dashurisë
Se përndryshe
Nuk të largohen mizat e mërzisë

Ti je poet
Bajagi ta do kalemi
Por pse or vëlla
i fut gishtat në flokët e erës
Apo mos do akoma
Të notosh nëpër ujëra të pista
Se bajagi mirë e pate
Kur fluturonte zgalemi

Ne jemi një grusht njerëzish
Me shtatëdhjetë e ca parti
E ç’na mbeti
I shqyer thesi
Ose po i frymë erës
Kah na dikton interesi

T’i lëmë këto maskarallëqe
Armiqve tanë
Se përndryshe o vëlla
E liga ka me na zënë

Jemi shumë pak
Dhe në shpirtin tonë
Nuk rritet kulpra
Koha është i dashur
Nëse jo në lisa
Atëherë domosdo
Të shndërrohemi
Në një grusht me thupra
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi