Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Pritëm atdhe se po vi

Shko poshtë

Agim Gashi:Pritëm atdhe se po vi Empty Agim Gashi:Pritëm atdhe se po vi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 06, 2012 12:18 am

Agim Gashi:Pritëm atdhe se po vi 547743_10150873384314077_348896060_n

Agim Gashi:Pritëm atdhe se po vi

A më ndëgjon oj tokë arbërore
Janë qorrue sytë e mi,
Nuk kam qare pa të ardhë
Me u qmallë edhe njëherë me Ty.

I ti më e mira nëna ime
Nga merzia spo shof me sy,
Bëhu gati për përqafime
Pritëm, pritëm se po vi.

Pritëm ti në derë t´oborrit
Mbaju fort mos mbaj mërzi,
Kam me ti puthë rrudhat e ballit
Kam me ti puthë ata dy sy.

I falem miku tim Jakupit
Dhe mikeshës Valentinë,
Ma mundsuan që t´fluturoj
Ajr Arbërie të thith n´Prishtinë.

Ndoshta është hera e fundit
Që tek ti unë nesër vi,
O moj toka ime madhështore
Moj e dashura Arbëri.

Sa do t´më rrokë mua lumturia
Oj Dardani vendlinja ime,
Do ju rrokë e fus në gji
Ty tokëbekuar dhe nënën time.

Do të shkoj dhe n´Karadak,
Do të shkoj edhe n´Dukagjin,
Me shkri mallin e kurbetqarit
Sa do t´knaqet shpirti im.

Do ta shetis anë e mbanë Llapin
Tanë Drenicën e te Llapusha,
Atë Gjakovë dhe Prizerenin
Do ti shof male dhe fusha.

Do ti shof lumej e liqene
Me ujë të kthjellët sikur loti,
Ah shumë kohë që si shijova
N´kurbet t´zi më kaloj moti.

Do të shkoj edhe te varret
Ti shpaloj mbi to kujtimet,
Te shumë dëshmorëve të lirisë
Por edhe te varret e familjes sime.

E mbi varr të babit tim
Do ti vej disa kurora,
Do t´shkoj te varri i Adem Jasharit
Dhe ku pushon President Rugova.

Do të shkoj dhe n´Rahovec
Në një familje shumë të mirë,
Të mikut tim Adem Bershës
Që na iku pa lamtumirë.

Ndersa lulet bregut t´Sitnicës
Në kurora do ti lidh,
Do ja vej nënës në ball
Se e ka shpirtin e dlirë.

Do t´qendroj unë disa ditë
Në atdhe që më t´bukur ska,
E kur t´kthehem n´kurbet të zi
Prap do t´nxihet kjo dynja.

Ah kurbet të t´rroktë kanceri
Sa shumë zemrat i ke nxi,
E sa shumë gjak të shqiptarit
Si kulçedra na e ke pi.

Porse shpresat skem me i humbë
Se një ditë do të bashkohemi,
Me kujtimet e kurbetit
Me atdhe tonin do t´krenohemi.

O atdheu im i shtrenjët
Për Ty kam shumë dashuri,
Hapi krahët e dashurisë
Edhe pritëm se po vi.

Tash bi n´gjuj e të përgjërohem
Të përbej në lot e vaj,
Gjithë atë mund që dhash për Ty
Tani ti, mu mos më vraj!

05.06.12
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Gashi:Pritëm atdhe se po vi Empty Abdi Përgjegja:Rugë e mbarë o vlla Agim

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 06, 2012 12:21 am

Agim Gashi:Pritëm atdhe se po vi 380661_395556323818458_360598776_n

Abdi Përgjegja:Rugë e mbarë o vlla Agim

Prsh vella Agim,
me gezove kete mbremje
N'Dardani n'fluturim
C'po ma gezon Nanen Tane..


Edhe vete fort jam gezu,
Lutja Ime u ba realitet
Kush mundet me pengu
Shqipen t'shkoj n'vend vet...!

Po gezon shoqni e miqesi
T'tane njerezit qe t'dojne.
Feste paska n'Dardani
Ndaj dhe kenget t'mos pushojne.

Hajt pra vella,mbare t'u prifte
Fluturo Shqiponje e Lire
Tane Kosova tash po ndrite
Nga larg po pret bijte.

Dhe nje varg po du me shtu.
Per ata Miq fort te mire.
Qe t'mundsune me fluturu
Mbare Evropen,hapsire t'lire.


A.Pergjegja.05 qershor2012.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi