Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skenari i maxhorancës: Topalli Presidente, Meta kryetar Kuvendi

Shko poshtë

Skenari i maxhorancës: Topalli Presidente, Meta kryetar Kuvendi Empty Skenari i maxhorancës: Topalli Presidente, Meta kryetar Kuvendi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 10, 2012 1:46 pm

Skenari i maxhorancës: Topalli Presidente, Meta kryetar Kuvendi


Skenari i maxhorancës: Topalli Presidente, Meta kryetar Kuvendi Topalli-meta
Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në seancën e të hënës ku merr fund enigma presidenciale, në tavolinën e shefit të maxhorancës janë shtruar për shqyrtim disa skenare që fillojnë nga emri konsensual me PS e deri tek emrat politik. Duke llogaritur takimin e nesërm mes Berishës dhe Ramës fokusi mbetet tek konsensusi, në të kundërt për deputetët e kuvendit shqiptar shtrohet detyra për të votuar një emër këtë herë do të vijë nga strukturat drejtuese të PD. Skenar që sipas burimeve nga 3 forcat parlamentare përfshijnë edhe LSI-në. Sipas burimeve, nëse nuk arrihet konsensusi me PS atëherë maxhorancë do zgjedhë kandidaturë politike që do të thotë edhe miratim me 74 ose 75 vota në Kuvend ose më shumë kjo në varësi të momentit.

Skenari i parë dhe ai më i kuotuari sipas këtyre burimeve të sigurta është ai i hedhjes në votim të kryetares aktuale të Parlamentit Jozefina Topalli. Zgjedhja e zonjës. Topalli në krye të shtetit, atëherë shtrohet nevoja e zgjedhjes së një kryetari Kuvendi dhe ky vend sipas burimeve do t`i lirohet as më shumë e as më pak se kryetarit të LSI, zotit. Ilir Meta. Pra një skenar i thjeshtë brenda maxhorancës me Topallin President dhe në vend të saj Ilir Metën si kryeparlamentar.

Një skenar tjetër është edhe ai i lancimit në votim të 3 emrave të tjerë po nga PD. Fjala është për 3 ministrat, Imami, Bode dhe Nishani me shanse të barabarta për të prekur majën e kupolës shtetërore. Gjithsesi skenari i dytë është një plan B, por që më i bastuari meqë jemi edhe në kohë bastesh është ai i pari ku përfshin të dy forcat kryesore në maxhorancë. Gjithsesi ky skenar mund të fillojë të zbatohet të hënën në bazë edhe të një marrëveshje mes Berishës e Metës, por pasi të jenë konsumuar të gjitha përpjekjet dhe të jenë rrahur të gjitha rrugët për konsensus me Ramën.

Normalisht ka edhe skenarë të tjerë më me pak shanse për tu përmbyllur me sukses, por mosarritja e mundëshme e konsensusit bën Jozefina Topallin të paren kryetare shteti grua dhe i jep mundësinë Ilir Metës të jetë në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme në vend, ku do të kalojnë së shpejti edhe proceset integruese për të cilat LSI e tij pranoi të bëntë koalicion jonatyral me të djathtën në Shqipëri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi