Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PDK-ja fiton pa balotazh në Kaçanik

Shko poshtë

PDK-ja fiton pa balotazh në Kaçanik Empty PDK-ja fiton pa balotazh në Kaçanik

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 18, 2012 2:08 am

PDK-ja fiton pa balotazh në Kaçanik Pdk-kaqanik-festimii9


PDK-ja fiton pa balotazh në Kaçanik



(I plotësuar) - Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi në mbrëmjen e së dielës ka qëndruar në selinë e degës së PDK-së në Kaçanik për të festuar fitoren e kandidatit të partisë së tij për kryetar të kësaj komune, Besim Ilazi.

Pas konfirmimit se kandidati i PDK-së ka fituar në raundin e parë zgjedhor, simpatizantë dhe përkrahës të kësaj partie filluan festimin e fitores me fishekzjarrë, brohoritje, ndërsa festimi u bë edhe më i zëshëm, kur në degën e PDK-së erdhi i pari i Qeverisë së vendit dhe i pari i PDK-së, Hashim Thaçi.

Me këtë rast, Thaçi në emër të PDK-së dhe në emër të tij e uroi kryetarin e ri të Kaçanikut, Besim Ilazi, për fitoren e tij të thellë që shënoi në raundin e parë.

Ai po ashtu falënderoi qytetarët e Kaçanikut për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe spektrin politik për një fushatë fer.

“Edhe kjo fushatë ishte një model, ku u dëshmua demokracia në Kaçanik, u dëshmua besimi i fuqishëm i qytetarëve të Kaçanikut, për qeverisjen e mirë të PDK-së. Kjo është një fitore e demokracisë, dhe fuqizimit të PDK-së, dhe se kjo dëshmon që PDK ka përkrahje të fuqishme në tërë Kosovën, po ashtu dhe në Kaçanik”, tha ai.

Kryetari i sapo zgjedhur Besim Ilazi përshëndeti qytetarët e Kaçanikut dhe simpatizantët e PDK-së.

“Dita e sotme është ditë e fitores së demokracisë dhe ditë e zgjedhjeve të rregullta”, tha Ilazi.

Po ashtu ai përshëndeti të gjithë kandidatët që ishin në garë, të cilët sipas tij bënë një garë fer, duke thënë se “sot nuk kemi humbës, kemi vetëm një fitues, e ata janë qytetarët e Kaçanikut”.

PDK-ja fiton pa balotazh në Kaçanik

Sipas rezultateve të para preliminare të publikuara nga D4D-INPO, në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Kaçanikut, kandidati i PDK-së, ka fituar 53 për qind të votave, ai AAK-së 20 për qind, i Vetëvendosjes 16.5 për qind, i LDK-së 5.3 për qind dhe i AKR-së 5 për qind.

Sipas rezultateve të para preliminare, nuk do të ketë raund të dytë të votimit, pasi kandidati i PDK-së, Besim Ilazi, ka fituar 53 për qind të votave. Kurse anëtarët dhe simpatizantët e DPK-së kanë filluar festimin e fitores.

Në zgjedhjet e mbajtura sot në Kaçanik kanë garuar pesë kandidatët: Besim Ilazi (32, PDK), Sahit Bela (33, LDK), Shukri Luta (31, "VV"), Kjani Berisha (34, AKR) dhe Tahir Çaka (35, AAK)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi