Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET

Shko poshtë

Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET Empty Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 20, 2012 1:53 am

MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET

Nga: Pal Sokoli

Ennepetal, 03.06.2012

Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET 34Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET 34

Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë- në Gjermani mbajti Manifestimin tradicional “Azem Shkreli” 2012 , si dhe shpalli fituesit e; Konkursit për mërgatën “Azem Shkreli”2012.

Në sallën e errësuar të shtëpisë se kulturës të qytetit Ennepetal, skenës i ngjitej rapsodi ynë i mirënjohur Agim Gashi duke kënduar acapelle, tekstin e poezisë se Azem Shkrelit “Këngë Turpi” të kompozuar dhe kënduar nga Hysni Zela më parë dhe nga Aurela Gaqe më vonë.

Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET IMG_2385Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET IMG_2385

Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET 180Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET 180

Prezantuesja jonë e rregullt e këtij manifestimi Blerta Kelmendi,në emër të LSHAKSH-në Gjermani përshëndeti të pranishmit, pastaj edhe ministrin e Diasporës zotëriun Ibrahim Makolli, së bashku me këshilltarin e tij z. Adem Zhitopotoku dhe përfaqësuesin e ambasadës së Kosovës në Holandë, z. Sami Kastrati. Përshëndeti familjen Shkreli, përfaqësuesit e arsimit shqip në Gjermani, si dhe dy artdashëse nga Luxemburgu ardhur enkas për këtë takim znj, Leze Çukaj dhe Dhurata Tafallari si dhe artistët dhe të gjithë artdashësit prezent. Fjalën e rastit ja dha kryetarit të LSHAKSH-në Gjermani z. Martin Çuni. Pasi përshëndeti të pranishmit,mysafirët e nderuar dhe familjen Shkreli,z. Martin Çuni foli edhe shkurtimisht për domosdoshmërinë qe brezave qe po rritën këtu tu lëmë doçka nga kultura jonë. Pastaj i theksoi edhe vështirësitë qe ka LSHAKASH-ja në misionin qe ka marrë,”po ne jemi të kënaqur qe edhe pse me mundësitë tona modeste po ju ofrojmë se paku diçka nga kulmet e kulturës sonë”.Fjalën e mori ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli. Z. Ibrahim Makolli pasi përshëndeti të pranishmit dhe posaçërisht familjen Shkreli tha,” Z. Kryetar i LSHAKSH-së e tha se është një takim modest, po kjo përkon vërtet me karakterin e z. Azem Shkreli, ai ishte modest, për të gjithë ata qe e kanë njohur për se afërmi ta njohin Azem Shkrelin,fat të cilin e kisha edhe unë. Azem Shkreli është bashkëthemelues i gati të gjitha institucioneve të Kosovës, ishte edhe njëri ndër krijuesit e Këshillit për të drejtat e njeriut. Azem Shkreli bëri kthesë në letërsi e sidomos në poezi deri në vitet e 70-ta kur edhe e kishte kulminacionin e veprimtarisë se tij. Azem Shkreli përmes vargut të tij dha edhe shumë këshilla kombëtare, prandaj krijimtarinë e tij mund ta quajmë prozë dhe varg këshillash kombëtare. Sa ishte drejtues i Kosovafilmit në Kosovë u zhvilluan produksionët kinematografike më të rëndësishme dhe me rendësi kombëtare. Derisa mërgata jonë ishte e lëkundur Azem Shkreli me këshillat e tij e afroi dhe e këshilloi drejt kurdoherë ate. Azem Shkreli krahas Lasgush Poradecit është ndër shkrimtarët më të mirë të shekullit njëzet. Vepra e tij është e paprekshme dhe si një margaritar në letërsinë shqipe” përfundoj ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës duke falënderuar edhe njëherë organizatoret për ftesën dhe duke u ndjerë mirë në këtë manifestim përkujtimi për Shkrelin e madhe. Z. Hasan Qyqalla kishte përgatitur një kumtesë për jetën dhe veprën e Azem Shkrelit me titull”Soditje me poetin” qe nuk ishte ndonjë biografi e tij e as bibliografi,po ishte një komunikim me poetin nëpër mes krijimeve të tij te zgjedhura. Hasan Qyqalla kishte bërë një “soditje” përmes vargut të tij, soditje qe kur vargu i poetit kishte komunikuar me kohën e poetit, dhe soditje qe bënë ky varg edhe sot. Z. Qyqalla kishte zgjedhur disa vargje nga disa poezi qe kishin parashikuar shumë edhe vdekjen e tij, po edhe lirinë e sotme. Pjesa e parë e këtij manifestimi “Se bashku me Azemin”.vazhdoj me emetimin e një video incizimi nga një promovim i veprave të shkrimtarit Azem Shkreli ne vitin 1996 dhe të përgatitur nga Valon Shkreli(i biri i shkrimtarit A.Shkreli). në këtë video incizim u pa se sa ishte Azem Shkreli i preokupuar nga për situatën politike të shqiptarëve, sa ishte i preokupuar me hallet e përditshme te shqiptarëve dhe me fatin e krijimtarisë se angazhuar. Edhe pse kishin ndryshuar rrethanat politike, shihej vizioni i tij qartë dhe shumë kishte paraparë rrjedhën e situatës dhe fatit tonë si në mërgatë ashtu edhe ne atdhe.

Pjesa e dytë e këtij manifestimi “Ora letrare Azem Shkreli” u hap me një potpuri këngësh nga rapsodi ynë shumë i dashur i mërgatës, Agim Gashi”. Musa Mulolli është i njohur dhe shumë i dëshiruar për publikun e mërgatës, ky është i dalluar me recitimet artistike e sidomos nga vepra dhe krijimtaria e Patër Gjergj Fishtës. Musa recitoi “Gjuha shqipe” nga Gjergj Fishta,për të cilin tha se edhe i ndjeri Azem Shkreli e preferonte shumë. Recituan poezi për Azem Shkrelin edhe poetët e Lidhjes, Shaban Cakolli”Ti Drita jonë”, Neki Lulaj”Burrit dhe Gurit shkrelian”, Sadri Gashi ”Poezi për A.Sh” si edhe poezi nga Azem Shkreli lexoj poetja Gonxhe Begisholli.

Konkursi për Mërgatë “Azem Shkreli”2012

Poeti ynë Shaban Cakolli, në emër të komisionit të konkursit të përbërë nga : Halil Haxhosaj(shkrimtarë,publicist dhe kritik letrarë) nga Gjakova-Kosovë, Pal Sokoli, poet dhe publicist(LSHAKSH-ne Gjermani) dhe Shaban Cakolli,poet dhe publicist(LSHAKSH-ne Gjermani) shpalli edhe fituesit e këtij Konkursi.

Vendi i parë, Ëngjell Koliqi,”Nën Kurorën e Lisit Plak”.

Vëndi i dytë, Hasan Qyqalla,”Meshari Modern”.

Vëndi i dytë(2), Yllka Filipi”Post Hekuba” dhe

Vëndi i tretë, Andrea Petromilo,”Vajza me buzë ngjyrëmanushaqe”.

Fituesit e këtij Konkursi i përgëzoj me shpërblime z. Valon Shkreli( i biri i A.SH.)

Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET 5Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET 5

Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET IMGP2855Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET IMGP2855

Këngëtari ynë i mërgatës dhe me gjerë Driton Gashi,na argëtoi me këngën “Me një lule pranvera s´vjen” dhe një këngë në gjuhën gjermane,”Sag mir wo die Blumen sind”

Pastaj dy motrat Begisholli, Donika dhe Rita Begisholli(vajza të poetes Gonxhe Begisholli) kënduan këngën “Oj Kosovë sa fort te dua”. Poezi recituan edhe dy vogëlushet Makolli, Filoreta dhe Filat Makolli. Recituan poezi me motive, Atdheun- Kosovën.

Pastaj ne Skenë dolën Kurtishët, Llukmani me te bijt Zenulla dhe Arben Kurtishi me dy këngë folklorike me çifteli, dhe me një pjesë dramatike,”Dy vëllezër” me tematikë nga nxënësit e mërgimtarëve.

MIRËNJOHJET, DEDIKIMET DHE FALENDERIMËT NGA LSHAKSH-NE GJERMANI

Ka përfundimi i këtij manifestimi, kryetari i LSHAKSH-së z. Martin Çuni ndau edhe disa Falënderime, Mirënjohje dhe Dedikime për disa aktivistë të cilët kishin kontribuar në disa veprimtari.

Për veprimtari humanitare në kohën e luftës Falënderim, morën:


  • Z. Wellmar Andreas, Frankfurt, me një Vëllim të I. Kadares(në gjuhën gjermane)
  • Z.Harald Mahron,Ennepetal, me një pikturë të Nënës Terezë
  • Z. Dieter Dieckmann, Lünen, me një vepër për Nënën Terezë(në gjuhën angleze)
  • Znj. Adeleide Falk,ish redaktore e Deutsche Weles,me veprën “Kosova”.(anglisht)
  • Z. Arnold Ralf, humanist nga Koblenci,me veprën Nëna Tereze(anglisht).
  • Me titullin, “Rapsodi i parë në mërgatë” u emërua këngëtari dhe poeti Agim Gashi.
  • Me dedikim për veprimtari, Familja Shkreli dhe Valon Shkreli.

Me mirënjohje për veprimtari u shpërblyen:

1. Muharrem Sfarqa, Kryetar i LDK,NRW

2. Sadri Lata, Kryetar i PDK në Gjermani

3. Agim Dauti dhe Sheremet Pantina, Heilderberg

4. Tahir Shabani, shoqata “Yjet e Kosovës”

5. Bujar Derguti e Shaip Ademi,”Bashkimi Kombëtar” Offenbach

6. Asllan Dibrani, veprimtar,LSHAKSH- në Gjermani

7. Dan Gashi,piktor dhe poet

8. Nikoll Gjoni, Shoqata “Stublla”

9. Avdi Fejza, për veprimtar e humanitar.

10. Afërdita Gjeladini,shoqata e grave “Nëna Terezë” dhe “Nermin Vlora”

11. Alma Papamihali,poete

12. Sofie Dumnica,mësuese dhe veprimtare

13. Sabahate Byci,poete

14. Sevëme Fetiqi, poete.

Me Dedikim u shpërblyen:

15. Ymri Trena,veprimtar, poet ,Norvegji

16. Adem Shala, veteran i arsimit

17. Riza Shaqiri,shkrimtar,Suedi

18. Musa Jupolli,shkrimtar, Francë

19. Maxhun Smajli,gazetar, shkrimtar dhe veprimtar

20. Sejdi Gashi,veteran i arsimit dhe

21. Qerim Shala,humanist

22. Sebastian Nuiqi, veprimtar

Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET IMGP2836Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET IMGP2836

Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET IMGP2849Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET IMGP2849

Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET IMGP2846Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET IMGP2846

Në fund të këtij manifestimi, Pal Sokoli(unë)pasi falënderoj të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje, raportoi për ecurinë e “Marshi i mërgimtarit” gjegjësisht z. Maxhun Smajlit i cili kishte kaluar 1830km në këmbë, për 73 ditë , dhe se në këtë ditë gjendej në Lajthizë, afër 20km larg Fushëarrëzit. Maxhum Smajli me telefon kishte përshëndetur manifestimin dhe ndër të tjera thotë”Jam shumë i lumtur qe marshoj nëpër Shqipëri, mos me pyetni se si ndjehem, malësorët tanë janë aç të dashur dhe me shpirt delikat, sa që këtë ndjenjë mund ta përshkruani më se miri ju poetët” pastaj lexoj telegrame nga Fadil Curri, Kastriot-Kosovë, Baki Ymeri,Bukuresht- Rumani, Rita Salihu,USA, Ferdinand Laholli, Gjermani dhe nga Halil Haxhosaj,Gjakovë- Kosovë njëri ndër anëtarët e komisionit të Konkursit, si edhe Imri Trena,nga Norvegjia.

Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET 212Pal Sokoli:MANIFESTIMI „AZEM SHKRELI“ 2012, KONKURSI DHE MIRËNJOHJET 212

Manifestimi i sivjetmë zgjati më shumë se e kishim paraparë , sepse u ndanë shumë mirënjohje, pastaj në pauzën qe kishim në mes të pjesës së parë dhe të dytë të programit për të pranishmit kishim përgatitur ushqime nga kuzhina jonë kombëtare. E mira e këtij manifestimi ishte video incizimi ku shihej shkrimtari ynë Azem Shkreli, pothuaj se ishte në mesin tonë. Pastaj në këtë manifestim morën pjesë edhe shumë të rinj, me pika muzikore, me recitime dhe pjesë teatrale, vëllezërit Kurtishi të udhëhequr nga i ati tyre Llukmani nga Dortmundi. Pastaj vogëlushët Filoreta dhe Filati-recitime, Donika dhe Rita Begisholli me këngë, të ngjallë shpresë se manifestimet tona bëjnë efektin e duhur. Prezenca e z. Ibrahim Makolli, ministrit të diasporës, e bëri këtë manifestim të respektueshëm. Z. Makolli nuk erdhi vetëm si zyrtarë i shtetit të Kosovës, po edhe si bashkëveprimtarë dhe bashkëpunëtorë i Azem Shkrelit. Nuk mund të mos i përshëndesim edhe gjestin sublim të bashkëshortëve të aktivistëve tanë dhe gatishmërinë e tyre të na përgatisin të gjitha ato ushqime të mrekullueshme nga kuzhina jonë popullore. Mediat televizive na munguan kësaj radhe e uroj qe në manifestimet tjera të jenë në mesin tonë.

Ju informoj se pas këtij manifestimi u mblodhën kryesia e zgjeruar e LSHAKSH-së në Gjermani dhe zgjodhën udhëheqjen e re të saj.

Kryetar: Hasan Qyqalla

Sekretar: Shaban Cakolli

Arkatar: Sadri Gashi,

z. Martin Çuni, mbetët kryetar nderi i LSHAKSH-së. Kryesuesve të rinj ju urojmë qe ta ruajnë filozofinë e Lidhjes dhe suksese në veprimtarinë e mëtutjeshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi