Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi e përbashkët dyshe-njëshe nga Mentor Thaqi dhe Musa Jupolli

Shko poshtë

Poezi e përbashkët dyshe-njëshe nga Mentor Thaqi dhe Musa Jupolli Empty Poezi e përbashkët dyshe-njëshe nga Mentor Thaqi dhe Musa Jupolli

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 22, 2012 6:44 pm

Poezi e përbashkët dyshe-njëshe nga Mentor Thaqi dhe Musa Jupolli 275246_100000582437455_2097760_nPoezi e përbashkët dyshe-njëshe nga Mentor Thaqi dhe Musa Jupolli 41673_1475749406_8718_n

Poezi e përbashkët dyshe-njëshe nga Mentor Thaqi dhe Musa Jupolli
Poezi e përbashkët dyshe-njëshe nga Mentor Thaqi dhe Musa Jupolli 283790_467739683255442_2075604158_n
Mentor Thaqi:HISTORIA JONË

Libri i Librave
n´praktikë qytetnuese,
menui e t´kaluerës
për ndërgjegjësim t´sotëm
në mbarëardhje
të së nesërmes!

Arkitekturë n´lekturë,
okarinë ilire
në përshkrim hallesh
me mall vërtetësie,
kapturë
në ngjarje shëntërie.

N´gurë varresh
shkruar,
n´kaptylldjepash
kënduar,
n´murana e ngrehina
fortifikuar,
n´legjenda e jo n´mite
dhe n´epoka
sa vet toka!

Eh, një ditë zezona
shitoi
shkrimet tona
pështjelloi,
qau Toka
në mallkim
për k´të gjymtim!

E mbarënisur,
e mbarështruar,
papritur
n´ecje deformuar
e kamufluar!

Dy shekuj para
pastaj tre në ngecje,
pengesa n´ecje!

Ah, kush don
të t´humbë lavdinë,
të t´kthen pas,
pastë marrinë!

Je mësuese e Jetës,
thanë,
thënie e lashtë,
po t´kthyen pas
n´korrigjim
me keqqëllim,
do t´mësojmë mbrapsht,
Kombi t´rrëshqasë
dashtë e padashtë
në vetmallkim!


Mentor Thaqi VS., 20.06.201


Musa Jupolli:Ortografia Kombëtare

Ikonë
historia jonë
n' kërkim t' perlave
n' ide t' thjeshtë
letrar
pamje
stil
pulla e ortografisë
n' ultim
libri n' dashuri
jet'ëmbëlsisht
n' kulturën klasike
trup e shpirt n' koncerte
------------katërstinore
n' Operë pasion
lirika ime
n' skenografi
etnograf vallëzues
arbërorë
*kohë e shkrimeve
legjendë
dikur e sot
shkrimtar n' udhëtim
n' vende mitike
referim
n' fé shqiptare
n' tokë mësimore
vargje t' mrekulluara
Ortografia Kombëtre


musa jupolli,22/06/2012,paris
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi