Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi ndihet i turpëruar me kalimin e neneve për mediat

Shko poshtë

Thaçi ndihet i turpëruar me kalimin e neneve për mediat Empty Thaçi ndihet i turpëruar me kalimin e neneve për mediat

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 22, 2012 7:11 pm

Thaçi ndihet i turpëruar me kalimin e neneve për mediat


Thaçi ndihet i turpëruar me kalimin e neneve për mediat 22_06_12_46439_29.2
Në hapje te mbledhjes, kryeministri Thaçi fillimisht ka uruar qytetarët e Kosovës por edhe institucionet dhe gjithë spektrin politik kosovar për hapat që i ka ndërmarrë sot, për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë.

“Ky është një sukses i përbashkët, një kapitull i ri një kapitull që nënkupton hapjen e perspektivës së sigurt të Kosovës, është një përmbyllje e mbikëqyrjes shumë të suksesshme, e vlerësuar në mënyrë unike nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar dhe të gjithë miqtë tanë”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi duke shtuar se meritor për këtë përfundim të suksesshëm jemi të gjithë, gjithë spektri politik, shoqëria civile, mediet.

Zbatimi i dokumentit Ahtisaari do të konfirmohet plotësisht me dy korrik, gjithashtu pastaj edhe me përmbylljen zyrtare në fillim të shtatorit. Pra me vendimet e sotme, definitivisht është hapur kapitulli i perspektivës evropiane të Kosovës, nga një proces që e kemi pasur për të zbatuar dokumentin e Presidentit Ahtisaari, me synimin e sigurt për tu anëtarësuar në NATO dhe në Bashkimin Evropian, ka shtuar Kryeministri Thaçi

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 80-të, drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi ka miratuar Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, i cili është miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës. Në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i miratuar sot nga Qeveria, janë hequr nenet 37, 38 dhe 39 të këtij Kodi.

Në mbledhjen e sotme, Kryeministri Thaçi ka thënë se befasisht sot Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim të miratojë Kodin Penal të Kosovës, duke përfshirë në të nenet 37, 38 dhe 39.
“Mund të them lirisht se ndihem shumë i turpëruar nga ky vendim i Kuvendit të Kosovës. Dëshiroj të theksoj se si kryeministër i vendit asnjëherë, nuk do të pajtohem me ligje dhe kode të cilat krijojnë frikë tek mediumet e lira, të cilat mund të shfrytëzohen nga dikush për të cenuar lirinë e fjalës së lirë dhe mendimit” – tha kryeministri Thaçi.


“Komuniteti i gazetarëve dhe shoqëria civile kanë artikuluar shumë qartë dhe bashkë me ta edhe ne, shqetësimin e tyre për nenet 37, 38 dhe 39. Presidentja dhe ministri i Drejtësisë kanë shprehur qartë mos pajtueshmërinë e tyre për këto nene, dhe kanë pasur dhe kanë mbështetjen time të plotë. Mu për këtë arsye, unë që sot do të riprocedoj Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, pa nenet 37, 38 dhe 39.
Dëshiroj që të theksoj se ky votim sot në Kuvend është një mesazh i keq për Kosovën” – tha kryeministri Thaçi.


Në vazhdim, Kryeministri Thaçi u shpreh me admirim për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e drejtësisë, z. Hajredin Kuçi, duke thënë se z. Kuçi sot i ka dhënë një leksion të gjithëve dhe ka vendosur një normë të re në skenën politike, institucionale, atë të përgjegjësisë shtetërore dhe morale.

Prandaj, ka shtuar kryeministri Thaçi, unë dua të besoj fuqishëm se Kuvendi i Kosovës do të rimendojë dhe do të merr vendime në përputhshmëri me standardet e nevojshme dhe të domosdoshme dhe të proceduara nga ana jonë, që janë në interesin e zhvillimit të demokracisë, medieve të lira, mendimit të lirë, botës së civilizimit.
Pas fjalës së tij, kryeministri Thaçi ka hedhur në votim Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, me të cilin hiqen nenet 37, 38 dhe 39 të Kodit.


Projektligji është votuar unanimisht nga Qeveria.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi