Inaugurimi i Katedrales, Topalli shmang takimin me Topin e Ramën

As Kisha nuk pajton Topin, Topallin dhe Ramën. Në rast se Presidenti i Republikës Bamir Topi, shtrëngoi duart me liderin e opozitës, Edi Rama, një gjë e tillë nuk u bë nga ana e Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila për asnjë moment nuk pati përballje me Topin dhe Ramën, madje u mundua të evitonte kalimin përpara Edi Ramës, në momentin e daljes nga ambientet e Kishës. E gjithë skena, gati - gati komike, është zhvilluar në ambientet e Katedrales së re Ortodokse, “Ngjallja e Krishtit”, e cila u inaugurua ditën e djeshme, në prani të një numri të madh besimtarësh dhe të ftuarish.
POLITIKANËT
Ashtu si në çdo aktivitet tjetër, edhe në festat fetare, politikanët kërkojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Fillimisht, të parët në Katedrale kanë hyrë ministrat Pollo e Bumçi, të ndjekur nga lideri i opozitës, Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Vetëm pak minuta më pas, e veshur me një fustan të kuq është shfaqur në derën e kishës, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, e cila është përshëndetur vetëm me dy ministrat dhe është ulur në krah të Spiro Kserës dhe Vangjel Dules, të cilët kishin mbërritur që në orët e para të mëngjesit. Nuk ka vonuar shumë dhe mobilizimi i efek- Thimi Samarxhiu tivëve të Gardës së Republikës ka njoftuar ardhjen e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili është ulur vetëm pak metra larg Topallit dhe në krah të ministrit Bumçi. Gjatë gjithë ceremonisë, “politikanët rivalë” nuk kanë shkëmbyer asnjë shikimin mes tyre. Një situatë e sikletshme u krijua kur stafi i Kishës Ortodokse për arsye teknike vendosi të lëvizte karrigen ku ishte ulur Presidenti Topi, duke e afruar atë me karrigen e Kryeparlamentares Topalli. Të gjithë politikanët e pranishëm po prisnin momentin e përshëndetjes mes të dyve, por kjo gjë nuk ndodhi as në çastin kur Presidenti Topi u largua i pari nga salla, duke përshëndetur vetëm Edi Ramën. Organizatorët e ceremonisë kishin planifikuar që dalja e personaliteteve të bëhej nga një derë anësore dhe kjo gjë ka bezdisur disi Kryeparlamentaren Topalli, e cila ishte e detyruar të kalonte përpara kreut të PS-së, Edi Rama. Kur shoqëruesit e saj i kanë treguar rrugën se nga duhet të dilnin, Topalli pasi ka parë Ramën në horizont ka deklaruar: “Pse këtej duhet të dal?”. Pasi ka marrë pohimin, kryeparlamentarja ka vijuar rrugën duke kaluar përpara Edi Ramës, i cili pikërisht në ato çaste i kishte hedhur dorën bashkëshortes së tij. Jozefina Topalli ka kaluar pa përshëndetur asnjë prej personaliteteve që ishin ulur në rresht të parë, përfshi këtu dhe dy ministrat Bumçi dhe Pollo. (bw)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi