Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teki Dervishi:Komploti ndërkombëtar

Shko poshtë

Teki Dervishi:Komploti ndërkombëtar Empty Teki Dervishi:Komploti ndërkombëtar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 19, 2009 1:45 am

Komploti ndërkombëtar

Teki DËRVISHI



Teki Dervishi:Komploti ndërkombëtar *Teki%20Dervishi%201

Nuk mund të jesh aq i padjallëzuar, sa të mendosh dhe të konstatosh se “vizita” e Presidentit të shtetit terrorist në Kosovë, nuk u planifikua që të japë një porosi politike, konkrete: Kosova është Serbi! Qoftë kjo vizitë edhe puro fetare, edhe si e tillë ajo merr karakter politik të domethënies dhe porosisë, porosisë që u shfaq shumë konkretisht: “Kosova është Serbi”.
Për çfarë dobie strategjike BE-ja e ka organizuar këtë festival politik, kjo do të shihet në zhvillimet e shpejta, por të thuash se Serbia ka kërkuar nga Kosova (Qeveria) t’i japë leje Tadiqit ta vizitojë manastirin e Deçanit, edhe përjashta motiveve transparente politike, është një rrenë e madhe e pafytyrësisë politike ndërkombëtare. Do të thoni: po vetë Qeveria thotë se ka dhënë leje! Po procedura e protokollit të kësaj leje, si u bëka? Serbia nuk i ka kërkuar leje Qeverisë së Kosovës, por BE-së. Përfaqësuesi i Solanës në Kosovë, ky zotëri, me siguri, në saje të postit që mban, ka mjaft njohuri për natyrën e protokolleve politike, sidomos kur është autoritet që nuk e pranon shtetin e Kosovës duke qenë “neutral”. Pse atëherë ka urdhëruar që Qeveria t’i japë leje Tadiqit, pos për ta relativizuar sovranitetin e shtetit të Kosovës?
Pra siç është perfide hipokrite politike të thuash se Serbia ka kërkuar leje prej Kosovës, aq është perfide të thuash se Kosova e miratoi lejen për vizitën e zyrtarit të parë të shtetit serb në Kosovë! Shefi i BE-së (që është UNMIK-u) do ta shkelte haptas sovranitetin e Kosovës (siç e shkelë në kontinuitet) po t’i jepte Tadiqit leje të vijë në Deçan dhe ta rishpallë Kosovën Serbi të “paqes së serbëve dhe shqiptarëve”. Ky do të ishte qëndrim i BE-së i shqiptuar në suflerajin e Tadiqit, kështu që sipas BE-së më mirë është t’i atribuohet leja Qeverisë. Por Qeveria është e Kosovës dhe ajo është meritore për pavarësinë e Kosovës, kështu që dihet a e ka porositur mesazhin e Tadiqit BE-ja apo Qeveria e Kosovës?!? Dihet se shqiptarët nuk duan më paqe me serbët, por duan liri dhe pavarësi, duan të çlirohen pikërisht prej Serbisë, e jo prej Holandës apo Danimarkës.
“Vizita” e Serbisë në Deçan është një hakmarrje e UNMIK-ut ndaj shtetit dhe Qeverisë sovrane të Kosovës, për shkak se këto zyrtarisht nuk e pranojnë më UNMIK-un, dhe 6 pikat e tij. Kështu UNMIK-u (dhe shërbëtorët e tij inferiorë ndërkombëtarë politikë) bëjnë përpjekje për ta dekonverzuar Qeverinë me popullin e Kosovës. Pa analizë të thellë: ata e kanë ditur se opinioni i gjerë qytetar në Kosovë do të irritohet nga deklarata e Tadiqit, që shihet se ka qenë e përgatitur në kuzhinat e UNMIK-ut dhe pulanëve të tij, duke u nisur nga fakti se ajo doli nga një sintaksë e reduktuar me precizitet të redaktimit domethënës politik.
Qeveria e Kosovës është treguar shumë e aftë politikisht duke e mbrojtur Kosovën nga komploti dhe nuk ra në grackën e përgatitur nga binomi UNMIK-Serbi! Qeveria e Kosovës e ka proklamuar publikisht dhe zyrtarisht që do t’i zgjidhë problemet në bashkëpunim me EULEX-in, BE-në dhe ICO-në. Kështu që Qeveria nuk ka bërë gabim që është nënshtruar para imponimit hipokrit të ICO-së për ta pranuar Tadiqin për “çështje të të drejtave fetare që garantohen në të gjitha rezolutat ndërkombëtare”. Kosova e di se është e sfiduar nga tri shtylla që janë “neutrale” ndaj sovranitetit të saj. Çka do të ndodhte në Kosovë po ta refuzonte Qeveria ICO-në, përkatësisht BE-në? Kjo ka qenë edhe pyetja së cilës i është përgjigjur vizita e presidentit të shtetit terrorist në Deçan.
Vizita e Serbisë në Deçan, është një komplot i hapur kundër Qeverisë së Kosovës, dhe fatkeqësia e kësaj komedie politike-fetare, bëhet edhe më e madhe me faktin se “opozita” dhe analistët shqiptarë të Kosovës i bashkohen komplotit ndërkombëtar kundër Qeverisë, duke e parë kështu një shans elektoral për ta denigruar Qeverinë e Kosovës para qytetarëve. Më keq se këta që e sulmojnë Qeverinë për shkak të “vizitës” okupatore të Tadiqit, edhe më shumë përpiqen ta komplotojnë edhe ata që kinse e “mbrojnë” Qeverinë, duke ia veshur “gjeturinë e saj” për t’i thënë leje Tadiqit. Leja jepet aty ku kërkohet. Serbia nuk i ka kërkuar leje Qeverisë së Kosovës. Kush po e mashtron opinionin shqiptar për ta gënjyer se leja është e Qeverisë, e jo e BE-së. Qeverinë, Shtetin, opozitën, qytetarët, sovranitetin e Kosovës, komploti ndërkombëtar nuk po i shkelë vetëm me aktin e vizitës së Tadiqit, kjo po ndodh në kontinuitet, që nga dita kur u aprovua Kushtetuta e Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk ka helikopterë, po kur është çështja për pavarësi, e ka gjithë popullin e Kosovës në krah dhe përkrahje!
Shumë qesharak është UNMIK-u, më qesharak se sa është tragjik Tadiqi që luan rolin e besimtarit të devotshëm të pashkëve, në shërbim të komplotit ndërkombëtar kundër zgjidhjes së çështjes së Ballkanit. Kosova është Ballkani!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi