Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vazhdon seanca përmbyllëse ndaj Haradinajt

Shko poshtë

Vazhdon seanca përmbyllëse ndaj Haradinajt Empty Vazhdon seanca përmbyllëse ndaj Haradinajt

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 26, 2012 1:19 pm

Vazhdon seanca përmbyllëse ndaj Haradinajt


Vazhdon seanca përmbyllëse ndaj Haradinajt L-ex-premier-20

(E plotësuar) - Në Gjykatën e Hagës po vazhdon seanca përmbyllëse e procesit të pjesshëm gjyqësor ndaj ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Gjatë seancës së sotme mbrojtja ka hedhur poshtë dëshmitë e prokurorisë, e cila gjatë seancës së djeshme ka kërkuar që Ramush Haradniaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj të shpallen të fajshëm.
Mbrojtja e Ramush Haradinajt, avokati Ben Emerson ka vazhduar edhe sot me fjalën e tij përfundimtare. Ai ka argumentuar se klienti i tij nuk është përgjegjës për veprimet që prokuroria pretendon se janë kryer në të ashtuquajturin burg i Jabllanicës.
Emerson ka shkëputur pjesë nga dëshmia e dëshmitarëve të këtij procesi gjyqësor ku dëshmitarët kanë deklaruar se Haradinaj është sjellë me korrektësi dhe i ka siguruar ata se nuk do të ju ndodhë asnjë e keqe.
Mbrojta tha se të gjitha provat e sjella në këtë shqyrtim gjyqësor argumentojnë se Ramush Haradinaj, atë kohë komandant i zonës operative të Dukagjinit, nuk kishte urdhëruar dhe as miratuar veprimet e kundërligjshme ndaj, siç thuhet, të burgosurve në Jabllanicë.
Emerson tha se dëshmitarët kanë pohuar se e në kohën të cilës i referohet ky proces gjyqësor nuk kishte fare strukturë komanduese në këtë rajon. Ai tha se provat kanë treguar se Jabllanica nuk ka qenë fare e përfshirë në nënzonat e komanduar nga UÇK-ja deri në formimin e shtabit të Dukagjinit i cili ndodhi pas takimit të 23 qershorit.
Kjo tregon se Hardinaj nuk ka pasur mundësi ndikimi tek asnjëri, ndërsa respekti dhe autoriteti që gëzonte ai, kishte të bënte me vullnetin dhe gatishmërinë e tij për të luftuar për lirinë e vendit.
Në pjesën tjetër të seancës do të paraqesin fjalën e tyre përfundimtare mbrojtësit e Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt, avokatët Gaj Smith dhe Richard Harbi.
Prokuroria ka kërkuar dje që ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj të shpallen fajtor dhe të dënohen me së paku nga 20 vjet burg.


Mbrotja: Dëshmia e 81-shit ishte e pandershme dhe e fabrikuar

Pas paraqitjes së dëshmive të prokurorit u erdhi radha shpalosjes së dëshmive të palës mbrojtëse.

Paraqitjen e dëshmive në këtë seancë e filloi avokati mbrojtës i Ramush Haradinajt, Emerson, i cili foli për dëshmitë e mbledhura nga qarqet serbe mbi të cilat ishte ngritur edhe aktakuza nga ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Ai shihej gjerësisht si një udhëheqës politik i shkëlqyeshëm, një person i cili mund ta bashkonte Kosovën, të siguronte mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar dhe që kishte shumë rëndësi, një person që ishte shumë i angazhuar për mbrojtjen e atyre minoriteteve serbe të cilët mbetën brenda kufijve të Kosovës. Si i tillë, ai përfaqësonte një kërcenim të fortë politik për Serbinë që në atë kohë ishte i angazhuar që ta pengonte Kosovën që të shkëputej dhe ta shpallte pavarësinë dhe të angazhohej në mënyrë të pa kompromis për të siguruar udhëheqjen e saj politike. Dihet gjerësisht dhe publikisht se zyrtarë serbë të rangjeve të larta bënin paraqitje në zyrën e prokurorisë përmes së cilave kërkonin që zotëri Haradinaj të procedohej”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se e gjithë ajo që e kishte mbledhur Serbia kundër Haradinajt ishte mbledhur nga UDB-ja, një organizatë kjo që dihet se cila ka qenë veprimtaria e saj.

Më pas avokati Emerson është fokusuar tek dy dëshmitarë, ai “81” dhe “X”, mbi të cilët ai tha se prokurori e kishte mbështetur të gjithë aktakuzën e tij.

“Dëshmitari 81 erdhi në Hagë me dëshirën e tij, madje u duk sikur u shty të vinte këtu nga autoritetet serbe, një produkt tjetër i prokurorisë për t’u mbështetur në të dhënat e inteligjencës serbe për të vazhduar dhe për ta proceduar një kryeministër të zgjedhur demokratikisht në një Kosovë të pavarur të sapo krijuar. Dëshmia e tij ishte kaq e pandershme, kaq e fabrikuar, ku në çdo hollësi të saj sa ai shpenzoi pesë ditë duke u dredhur e përdredhur si një gjarpër. Ishte një performancë e frikshme, e neveritshme, për të gjithë ata që e shikuan atë në gjyq dhe jashtë gjyqit. Një dëshmitar kaq ngjitës me gënjeshtrat e tij sa njeriu e ndjente se duhet t’i lante duart gjatë pushimit kur ai po jepte dëshmi”, ka thënë ai.

Ai u shpreh i habitur se si prokuroria ka mundur që të mbështetet në një dëshmitar si ai më numrin “81”, dhe pastaj edhe ta quaj si dëshmitar kryesor të çështjes.

Pas këtyre fjalëve reagoi prokuroria, duke i kërkuar trupit gjykues që mbrojtja të mos përdorë fjalë të tilla, por të vazhdojë më dëshminë dhe ta përfundojë atë.

-------------------------

Prokurorët e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës kanë kërkuar që Ramush Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës, të dënohet së paku me 20 vjet burgim, nën dyshimet për krime lufte.

Të njejtin dënim, prokurorët kanë kërkuar edhe për dy bashkëluftëtarët e zotit Haradinaj, Idriz Balajn dhe Lah Brahimajn.

"Dënimi më i vogël që duhet shqiptuar është 20 vjet burgim”, ka thënë prokurori Pol Roxhers, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj mbahen sot dhe nesër.

Haradinaj është kthyer në Tribunalin Ndërkombëtar për krime lufte në ish Jugosllavi, më shumë se një muaj, pasi që Tribunali vendosi ta lirojë përkohësisht atë.

Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.

Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj akuzohen për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi