Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Jupolli:Liri letrare

Shko poshtë

Musa Jupolli:Liri letrare Empty Musa Jupolli:Liri letrare

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 26, 2012 9:15 pm

Musa Jupolli:Liri letrare 41673_1475749406_8718_n

Musa Jupolli:Liri letrare


Ti që jeton për ardhmëri
kush ta solli lirinë letrare
lapsi im i thjeshtë
n' mendje t' mirë t' Atdheut tim
ligësinë e shëndërroi n' mirësi
t' shëmtuarën në bukuri
fjalëve u dha sqarim
ndriti popullin tim n' kuptim
kryevepër vargu im n' Kryefjalë
shikim që jep jetë Diell e kulturë
*
gogësim(ë) ata që nuk e duan
terrinë nga zbrastësia
po ku është zemërgjërsia

*
Antologji

çdo mbrëmje unë poeti
udhëtoj me trenin e lirisë
para vargun e Shqipërisë
fati im poemë e dashurisë
n' epope t' Atdheut tim
popull dhe liri botë zanash
shkrimet e mia fragment n' drejtësi
mbjell fatbardhësi si rrushi n' hardhi
antologji e shkruar n' rrjedha t' historisë
i bashkova penë e brushë
i bashkova trojet shqiptare
me ëndërrat e lirisë letrare
idealizmit n' poemë lidhore
kapërdis të drejtën ligjore
dritë angjelike me ngjyra t' përjetshme
*
jeta provim
pse jo n' akordim
t' jetosh vetëm e pa liri
ka trishtim
egoizëm n' ushqim
rrugë pa shpresë
n' zemër trishtim
*
liri letrare
loti n' shërbim t' ngjyrës
për shkrim
nata t' bëhet dritë
yjëzit n' zbukurim
pra
shkrimtar(ë) e poet(ë)
poezi muzikë arkitekturë e pikturë
liria letrare promovim
n' Atdheun tim

musa jupolli,26/06/2012,paris
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Musa Jupolli:Liri letrare Empty Re: Musa Jupolli:Liri letrare

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 26, 2012 9:18 pm

Musa Jupolli:Liri letrare 260816_100000922814009_1443952092_n

Abdi Përgjegja:Im vella,Musa.


Pardje
dje
sot
perdite
per Atdhe,
Drite
Varg
Art
nga larg,
me shpirt'
qiri
qe ndrit'...

N'tren t'lirise
kendon
leksion
miqsisht
shqiperisht.
Flakadan
n'shpjegim
t'historise.

Liria Letrare
n'figure
n'fjale
Kushtrim
Poete
Shkrimtare
Muzikant
Piktorel
Arkitekte
Atdhetare,
n'provim
akordim
Promovim
Liria Letrare
Vlere Kombtare
N'Atdheun Tim:

Te lumte Pena Vella:)
apergjegja26.06.2012.shkod
er.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Musa Jupolli:Liri letrare Empty Mentor Thaqi:PENË E LIRË NË LIRINË E VET

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 27, 2012 1:15 am

Musa Jupolli:Liri letrare 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:PENË E LIRË NË LIRINË E VET

(Përgjigje poetike Poetit-M.J.)

Sa herë doja të heshtë,
lapsi fliste vetë
me fjalë shkrimi
e rrokje truri,
ai laps i lehtë
hijerëndë
me rrënjë edhe trup druri
e me shpirtë guri!

Për një fjalë goje,
aso të duhure,
njëqindvjet jetë
në rrugëtim
lapsi i zi,
por jo i ziu laps,
për t´vra heshtjen
e imponuar dhunshëm.
Mrekullia vet
o vëlla Poet,
ajo fjalë
nga shpirti dalë:
Liri,
për shkrim,
Liri e Mendjes,
Liri e Penës!

Në servim të jetës
të parambarështruar,
thonjtë e huaj
t´ngulitur Tokës sime,
me rrajë e skajë
i nxorrëm,
emrin deshtën
t´na e infektojnë!

Eh, kjo Liri Pene
n´shërbim mendje
le t´i falet AtDheut
për bekim të Dheut.

O njeri poet,
na e falë një varg
nga ajo Liri Pene,
Liri n´Letërsi
prej atje largë,
të mbjellë pak dashuri,
Dashuri Nëne
në Atdhetari!

Mentor Thaqi VS., 26.06.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Musa Jupolli:Liri letrare Empty Përgjigje nga Musa Jupolli

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 27, 2012 1:18 am

Përgjigje nga Musa Jupolli

Tash sa u ktheva
mora lapsin e lirisë
dy fjalë motrave e vëllezërve
t'u shkruaj:
Unë poeti i juaj;
ju dhurova vargun tim,
Ju m' dhuruat dashuri
me mbushet me frymëzim
n' vargun e Atdheut tim,tonin
Abdi Pergjegja, vëlla nga Shkodra
Motër Lindita Prenga poete jona,
Mentor Thaqi im vëlla varg e gjak
Mik Jahir Hoti nga Dardania
N' këngë t' sharkisë Agim Gashi
do ia thomi Bashkimit t' Shqipërisë
me Lapsin e Lirisë !
LIRI LETRARE
LIRI KOMBËTARE !

i juj vëlla n' mërgim : musa jupolli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Musa Jupolli:Liri letrare Empty Re: Musa Jupolli:Liri letrare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi