Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – VALLËZIM I STINËVE - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – VALLËZIM I STINËVE - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – VALLËZIM I STINËVE - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 27, 2012 4:45 pm

VIKTORIA XHAKO – VALLËZIM I STINËVE - Poezi 260667_100000525636701_1887899921_n

VIKTORIA XHAKO – VALLËZIM I STINËVE - Poezi
Nga vëllimi i ri poetik “JETË”

Fjalën magjike ma the para puthjes,
Në zemër e mbolla me shumë dashuri,
Stinët vallëzuan, erdhën e ikën,
Atë fjalë magjike ruajnë me xhelozi.

Zërin tënd të dridhshëm, e mbaj mend fort mirë,
Po nuk e di a të kujtohet ajo fjalë,
Stinët vallëzuan, erdhën e ikën,
Para se të ndieja rrëshqitas puthjen e parë.

Besova bukurinë e fjalës së sinqertë,
Besova zemrën tënde, kur u mbështet mbi timen,
Stinët vallëzojnë, ikin e vijnë,
Ajo fjalë magjike, lule çel agimeve.

Dimrat e acartë që u ngritën mes nesh,
Nuk mund ta thajnë, ta vyshkin, ta vdesin,
E ushqej çdo ditë me imazhin tënd,
Pranvera të blerta, mbase, duhet të presim.

Ti je larg, pas maleve, mbuluar nga dëbora,
Mbase Dielli fort shkëlqen atje tek ti,
Vetminë time prek fryma jote e ngrohtë,
Vdekur jam a gjallë, nuk e di, nuk e di,

Stinët vallëzojnë,
Vallëzojnë përsëri!!!

VIKTORIA XHAKO – VALLËZIM I STINËVE - Poezi 553081_472585036102347_449707308_n

E martë 26 qershor 2012 ora 10:30
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi