Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Betim i xhandarmërisë serbe: Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë...

Shko poshtë

Betim i xhandarmërisë serbe: Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë... Empty Betim i xhandarmërisë serbe: Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë...

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 30, 2012 12:35 am

Betim i xhandarmërisë serbe: Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë...


Betim i xhandarmërisë serbe: Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë... XhandarmS
Pjesëtarët e Xhandarmërisë, njësisë speciale të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, kanë marrë sot betim të ri. Pjesa më e madhe e tekstit i është kushtuar Kosovës, pa të cilën, siç thuhet, “nuk ekziston as populli serb dhe Serbia”.

Sipas B92, Xhandarmëria serbe ka betim të ri, e cila është prezantuar dje, kurse autor i tekstit është Bratisllav Dikiq, njeriu i parë i Xhandarmërisë.

Në Xhandarmëri kanë pohuar se njësia e MPB-së sivjet kremton Vidovdanin si kremte të saj, dhe kjo është arsyeja që Kosova gjendet në fokus të betimit.

“Bëhet fjalë thjesht për metaforë. Kemi dashur që në frymën e Vidovdanit të kthehemi në histori dhe t’i kujtojmë trimat e vjetër të Kosovës dhe në përgjithësi atë ditë si ditën e trimave kosovarë dhe në bazë të kësaj kemi thënë se do të fitojmë apo vdesim”, tha zëdhënësja e Xhandarmërisë, Stanica Puzoviq.

Ajo theksoi se betimi dhe simbolika e ndërlidhjes së Ksovës nuk kanë kurrfarë lidhje me ndërrimin e pushtetit në Serbi.

“Kosova ka qenë gjithnjë e rëndësishme për këtë njësi, që nga formimi i saj deri sot”, shtoi ajo.

Pjesëtarët e Xhandarmërisë dje kanë shënuar 152 vjetorin e formimit.

Xhandarmëria ka në përbërje të saj Komandën, e cila është e vendosur në Beograd, dhe katër njësi – në Beograd, Nish, Kralevë dhe Novi Sad. Këto njësi kanë territorin e vet të përgjegjësisë, por sipas nevojës mund të angazhohen në territorin e mbarë Serbisë.

B92 thekson se mbi 3 000 pjesëtarë të Xhandarmërisë disponojnë me armatim të rëndë, sipas sistematizimit të miratuar para jo shumë kohësh, dhe praktikisht të gjithë ata janë nën komandën e një njeriu. Sipas po këtij sistematizimi, rreth 600 sish i takojnë njësisë speciale, që sipas strukturës është më adekuate me ushtrinë sesa me policinë.

Betimi i Xhandarmërisë:

Pa Kosovën nuk ekziston as populli im serb

Pa Kosovën nuk ekziston Serbia ime

Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë

Popull serb, vëllezër e motra

Betohem para Zotit

Do të fitoj me nder apo do të vdes

Për nderim tim

Për origjinën time

Për familjen time

Për Serbinë time
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi