Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gani Azemi:

Shko poshtë

Gani Azemi: Empty Gani Azemi:

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 19, 2009 1:56 am

Gani Azemi

PROMETHEU I PAVARËSISË

(Presidentit historik Ibrahim Rugova)


Gani Azemi: -Ibrahim%20Rugova%20-%20



Në fillim ishin rrëfimet e nënëlokes
Bri votrës gati të fikur
Për pushkatimin e babait e gjyshit
E jehonën e pushkës së Zhujë Selmanit
Pastaj erdhën përkëdheljet e nënës si ngushëllim
Dhe jeta vazhdoi ecjen me vuajtjet e saj
Atje në një fshat të vogël të Dukagjinit
Ku secili armik e la gjurmën fatale të egërsisë
Në rrugicat e Pejës
Dallohej djaloshi i hajshëm me libra në dorë
Rritej me uratën e nënëlokës shtigjeve të dritës
Nëpër kohën e pakohë nuri i shkëlqente si meteor
Netëve të gjata merrte nektar nga klasikët e letërsisë
Nga librat e profesor Bartit
Meditonte mbi harten e leckosur të Dardanisë
Dhe kështu formhej mendimtari i ri
Me dije të hollë e më shumë urti
Ai ishte nisur në betejat e kohës me mendimin e lirë
Ballëpërballë me furtunat nëpër rrugën e gjatë
Kaherë ishte përgatitur për Maratonë
Që stacion të fundit e kishte Pavarësinë
Kur ra komunizmi dhe Muri i Berlinit
Ai doli në ballë të lëvizjes kombëtare
Që kësaj radhe të mos huqte ora e historisë
Udhëtoi gjatë nëpër faqet e errëta të robërisë
Aty i zbuloi Psehet e dështimeve
Dhe mënyrën e rezistencës autentike
Kjo ishte formula për ngjadhnjim
Në përballjen finale me armikun shekullor
Që kishte mashtruar Lindje e Perëndim
Të gjitha ato që i pamë e që dihen
Tashmë janë pjesë e historisë
Filozofi i papërsëritshëm i shqiptarizmit
Ai Prometheu i Pavarësisë…
Dhe tash më kujtohet si sot
Atëbotë ishte ditë pranvere
Kur nga dritarja e Residencës
I sodisnim shtatë kodrat e Prishtinës
Dhe kuvendonim me pasion
Për Bogdanin dhe Çetën e profetëve
Për Njeriun e Zotit që kishte lënë Romën
Për ta mbrojtur nderin e fisit të lashtë
Dhe tokat pjellore të Ilirisë…
…kam mall për mikun
Kam zjarr në shpirtë për Presidentin
Në këtë natë larg Kosove
I mërguar me poezinë…
Ai shkoi faqebardhë e shpirtpërndritur
E neve na e la të përjetshme porosinë
Kodin e miqësisë me Amerikën
Saherë kthehem në Prishtinë
Ngjitem atje në kodër
Përkulem pranë varrit të Prometheut
Që u djeg si qiriri
E tash e tutje deri në amshim
Në tokë e në qiell
Nga kryeqyteti i bën roje Atdheut
E preku gurin e mermert
Dhe me shpirtin akull
I pëshpëris dy fjalë
Të mesazhit miqësor nga takimi ynë i fundit
Nga takimi ynë i parë…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi