Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Silvana Berki:Pakëz më shumë tolerancë !

Shko poshtë

Silvana Berki:Pakëz më shumë tolerancë ! Empty Silvana Berki:Pakëz më shumë tolerancë !

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 30, 2012 8:01 pm

Silvana Berki:Pakëz më shumë tolerancë ! 186854_1042150289_1279049777_n

Silvana Berki:Pakëz më shumë tolerancë !

Mos më vështroni në atë mënyrë...
se unë jua lexoj sytë e trishtuar,
Jetën...
është vështirë ta quash të përkryer,
se me të përkryerën nuk ngopemi së kërkuar...

O yje që rrëzoheni kalimthi mbi Tomorrë
O hënë që ferexhenë mbi shtrat të Vasiliqisë largon
O diell vetullprerë mëngjeseve mbi Valbonë,
A mbillet lumturia kur ndjenja mungon ?

Mos më vështroni në atë mënyrë si fëmijë të prapë,
sa herë ju ndëshkoj ngapak dimrit plakë,
Unë ”
….prap do t`ju dhuroj pranverën së shpejti,
vec dua - pakëz durim të mbillni në gjak.

Pak dashuri... më shumë për njëri-tjetrin,
edhe atëherë kur mendimet i keni kundër,
se brënda në zemër askush s`është i keq,
se s`mund të jetë i keq njeriu i mundur.

Pakëz më afër,
më butë ta hidhni vështrimin,
...dhe mëndjes së trishtuar, t`ja fshini dhe lotin
se nuk të gjykon ai që në kurriz ka mbajtur dëshpërimin,
e nga hidhërimi....ka prekur vet Zotin.

Eh, sa lule...
i mbollët gjatë gjithë jetës tuaj,
Një ditë,
- i këputët, që t`ju merrnit erë,
dhe gurët fortesë një nga një bashkuat,
që lart e më lart të ngriheshit në garë me të tjerë.

Nuk them se gara është e keqe...
se gara e ka një fillim dhe një fund,
vec … pjesa më e bukur është rruga ndërmjet …
sa shumë ndjenja prek, sa zemra përkund.

Sa yje të rrëzuar mund ti ngresh lart,
dhe hënës së kërrusur ti ndezësh miqësinë,
Se aty ku ndizet ndjenja, ndizet edhe shpirti,
e kur ndizet shpirti, gjen dhe dashurinë.

Mos më vështroni në atë mënyrë..të dashurit e mi
sikur.... keni frikë për të ardhmen tuaj....
Unë asnjëherë nuk dyshova në aftësitë që keni,
Vec pakëz më shumë tolerancë kërkoj, nga kjo....zemra juaj !


Silvana Berki:Pakëz më shumë tolerancë ! 196065_3662499914746_2009101789_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi