Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi: Në shenjë rrespekti përkujtoj 10 vjetorin e rënjës së heroit - Komandantit Sali Çekaj

Shko poshtë

Agim Gashi: Në shenjë rrespekti përkujtoj 10 vjetorin e rënjës së heroit - Komandantit Sali Çekaj Empty Agim Gashi: Në shenjë rrespekti përkujtoj 10 vjetorin e rënjës së heroit - Komandantit Sali Çekaj

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 19, 2009 2:17 am

Agim Gashi: Në shenjë rrespekti përkujtoj 10 vjetorin e rënjës së heroit - Komandantit Sali Çekaj U1_SaliCekaj
Agim Gashi
Në shenjë respekti përkujtoj 10 vjetorin e rënjës së heroit-Komandantit Sali Çekaj
Shkeputur nga libri: "Në themelet e traditës kombëtare Shqiptare"
Te autorit: Xhafer Leci


BETEJA E LAVDISHME E KOSHARES DHE VRASJET E DYSHIMTA NGA PUSITË

Po bëhen gati 6 vjet nga vrasja e komandantëve legjendarë Salih Çekaj dhe Agim Ramadani. Flitet se dikush i vrau nga pusia në pabesi? Këtë s’mund ta besojë askush. Dhe nëse kjo është e vertetë, atëherë pse nuk flitet haptazi. Pse heshtin shokët e tyre të luftës, të cilët ishin afër tyre kur u vranë!? Sepse është e pabesueshme që askush të mos dijë të vërtetën se si dhe në çfarë rrethanash janë vrarë dy komandantët më kryesorë të betejës më të lavdishme të luftëtarëve shqiptarë kundër ushtrisë serbe gjatë luftës së fundit, siç ishte ajo e Koshares. Dhe nëse janë vrarë nga pusia, shtrohet pyetja se kush i vrau. Ata që dinë më shumë për vrasjen e tyre duhet ta thonë të vërtetën ashtu siç ka qenë dhe pa ngurrim. Historia e një populli duhet të shkruhet drejt. Andaj u bëj thirrje të gjithë atyre që kanë informata rreth mënyrës së vrasjes së S. Çekajt dhe A. Ramadanit ta thonë fjalën e tyre publikisht, sepse mbajtja fshehtë e të së vërtetës nuk sjell asgjë të rëndë-sishme në historinë e luftës së Koshares, përkundrazi e dëmton shumë atë, sidomos në aspektin politik të saj. Sa më gjatë që të heshtet e vërteta rreth këtyre aq më i rëndë do të bëhet kujtimi për këta dy komandantë të UÇK-së. Shpeshherë dëgjohet se Salihu është vrarë me një plumb në qafë prej një gjuajtje anash. Vrasësit, nëse janë shqiptarë, familjet e tyre u farofshin. Ata askujt nuk i kishin borxh, por dikush ua kishte frikën, se ata do mbeteshin heronjë e komandantë të gjallë.
Disa ditë u festua epopeja e lavdishme e komandantit legjendar Adem Jashari. I ishte kënaqësi e nder i madh, por çuditërisht Salih Çekut askush nuk ia përmendi emrin edhe pse të gjithë e dinin se Salihu ishte shok i Adem Jasharit i orëve të para të luftës.
Për këto dy vrasje në Koshare është më lehtë të zbulohen rrethanat se sa ato nga pusia e kolonelëve të vrarë Ahmet Krasniqit dhe e Tahir Zemajt, si dhe e shumë komandatëve dhe ushtarakëve tjerë. Pse është më lehtë, sepse në front kishte ushtarë të shumtë të cilët në ato çaste ishin pranë këtyre dy komandantëve legjendarë të Betejës së Koshares.
Agim Gashi: Në shenjë rrespekti përkujtoj 10 vjetorin e rënjës së heroit - Komandantit Sali Çekaj U1_AgimRamadani-SaliCekaj
Dëshmoret e kombit Agim Ramadani dhe Salih Çekaj
Edhe të tjerët mund të flasin një ditë. Këtu më poshtë po sjellim një pjesë nga libri i autorit Nimon Muçaj (f. 195-196) Për komanantin Salih Çeku, ish ushtari e tij Flamur Kajtazi sjell këtë kujtim: Po më kujtohet me një rast një armë që e patëm zanë këtu të okupatorit, e cila quhej 20 mm. Dhe e tërhoqëm prapa në këtë pjesën këtu. Vend më i sigurt. Dojshim me e pastrua. Filluem me e pastrue por na ishim ushtarë të rinj. Arritëm me e pastrue, por nuk mujshim me e montue taman për me e përdorë. Si më duket aq u mërzit komandant Salihu dhe nuk mujsha me paramendue se ka pasë merzi më të madhe se ate moment dhe shkoi të kolegët e tij Fadil Hadërgjonaj, Milazim Maraj të cilët ishin naltë atje. Kur erdhi më tha; çka u ba Istog, se Istog më quante ashtu.
Çka po ta merr mendja se a asht gati për zjarr. I thash ma merrë mendja se u ba. Si sot e dij kur a kanë aty. A kanë një ulëse. E kam fillue me qitë atje. Nuk di çfarë gëzimi më të madh ka pas në jetën e vetë. Aq shumë sa nuk ua merr mendja juve as çdonjerit.
Nuk kam pa njeri më të gëzueshëm se ate në ate moment, sepse ka qenë një armë shumë shumë e mirë. Ka arritë çdo vendi dhe caku, se çfarë caku ke pasë me ia qëllu, ajo e ka mbërri. Prej thyerjes së kufirtit ku kanë qenë në këtë pikë që quhet rrasa e Koshares. Salih Çekaj përherë ka qenë në këtë pikën këtu dhe ai gjithmonë e ka vrojtuar vijën e frontit.
Grykën e Botushës dhe pozicionet atje. Salih Çekaj, si te them se çdo levizje që asht ba dhe çdo veprim e ka pasur nën kontrollën e vet. Më kujtohet kur me dy kolegë të mi kam qenë i pozicionuem këtu në këte vend. Ai çdo herë na ka dhanë moral sa më të madh dhe sa më shumë. Ai çdo herë ka punuar me neve, jo na që jemi kanë ushtarë të tij, por si me thanë ai edhe vet si ne ka punuar me 12.7 mm. Më kujtohet mirë Salih Çekaj mu në këte vend. Vetëm unë jam konë me të. Kur erdhën dhe e kërkuen për ndihmë. Se kishin nevojë për te në Rrasë, atje naltë. Dhe po e pyes se isha vetëm unë me të. Dhe i thash; komandant çka me ba tash. Qysh me i ba? Kemi çka me ba boll. Tha, ti duhet të rrijsh këtu dhe nuk guxon asnjë shka me u ngjitë për grykë të Botushës. Çdo gja duhet me e pasë nën kontroll. Kjo pikë nuk guxon me u lëshue.
Unë, tha po shkoi atje naltë dhe menjeherë kthehna. E dij si sot që ka pasë diçka tue ngranë. Më ka lanë aty dhe më tha; Flamur qeta asht për ty. E ka marrë armën qe e ka posedue. Në dorë armën dhe a nisë përpjet. Ndërkohë kam pritë me u kthye...Por...ma në fund komandant Salih Cekaj, por...nuk arriti. Kish ra...Heshtje...Kushedi a thirri. Dëshmitarë ka e nuk ka?! Ndoshta thirri e thirri, sa ushtoi e gjithë bjeshka e Koshares der te Rrasa e Zogut.
Gjeravica a dëgjoi? Pushka e tij habertare po jepte kushtrimin e lirisë. Por një thirrje tjetër tinzare bashkë me një plumb ia prenë udhën drejtë lirisë. Ishte pushka e armikut shekullor që qëllonte panderprerë në lulet më të bukura të Kosovës. Ajo pushkë e shtriu për toke Salih Çekajn. Përsëri zbrazje pushkës.
Më në fund ai përsëri po bënte përpjekjet e fundit që të nisej drejt shokëve më këngë e me krisma si në luftë, se luftë ishte. Luftë për çlirimin e Kosovës. Pra, mbi Rrasën e Koshares disa plumba ia prenë udhën që e kish nisur tash e mbi 100 vjet edhe gjyshi i tij, kaçak mali. Salih Çekaj ra në vlugun e ecjes së tij drejt tokës së Kosovës që shihte më mirë se kushdo tjetër dritën e lirisë.
Gjaku skuqi tokën e lirë. Jehuan bjeshkët, por gjëma e plumbave dhe mortajave nuk u ndal. Trimi kishte rënë përmbys duke përqafuar dheun e tij të ri e të lashtë. Ra me armë në dorë! Sa e kishte dashur armën? Gjatë gjithë jetës dëshironte të ishte me të bekuarën që të vriste vetëm armiq të këtij trolli.
Në vendin ku ra heroi Salih Çekaj, lulet e zbukuruan bjeshkën dhe Rrasën e Koshares. Në rrënjët e gurit u poq pema e lirisë. Lejlekët u trëmbën dhe bashkë me shqipet sollën lajmin se një pranverë e re po lulëzonte në Kosovën e mbuluar nga tymi e flaka.[/size]
Agim Gashi: Në shenjë rrespekti përkujtoj 10 vjetorin e rënjës së heroit - Komandantit Sali Çekaj U1_salih_cekaj
KENGE PER SALIH ÇEKUN
Agim Gashi
Krisi topi në Koshare,
Na i ka shkye gur e dhe,
Komandanti Salih Çeku,
Filloi luftën për atdhe.
Salih Çeku ep kushtrimin
Tue puthë shqipen n´flamur
Po ban be ne Diell e Hanë,
Nuk e la pa i hjek´ k´ta gur.
Sdurojn´ ma k´to troje t´mija,
As tradhëti e jo as puçe,
Këta gur që ndajnë kufi
E kan vendin te Molla e Kuqe.
Bini djel, trimat e malit..
Hudhnju hasmit në istikam
Se k´ta gur´ jane t´mir për vorre,
E n´Serbi vendin e kanë.
Si rrufeja hudhet trimi,
Kur e merr plumbi në ball,
Para vllazen për liri
Se unë rashe me mbetë i gjallë.
N´maje t´bjeshkës dalin Zanat,
E te koka i qendrojne,
Me uj´ t´Drinit e dhe t´Kosovës,
Plagët trimit ja sherojnë.
Nga zemra e trimit mbushen duert,
Trimëni me dashuni,
E i hudhin mbi Kosovën,
Me mbjellë faren për liri.
Amanet ua la Kosovën,
Që ta bani me plot liri,
Amanetet i marrin zanat
I shpërndajn në shqiptari.
Kërset topi në Koshare
Na i ka shkye dhe e gur,
Komandanti Salih Çeku
Ra deshmor mos me vdekë kurrë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi