Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës:Christian Science Monitor: Pesë mësimet nga Kosova

Shko poshtë

Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës:Christian Science Monitor: Pesë mësimet nga Kosova Empty Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës:Christian Science Monitor: Pesë mësimet nga Kosova

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 03, 2012 10:53 pm

Christian Science Monitor: Pesë mësimet nga Kosova


Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës:Christian Science Monitor: Pesë mësimet nga Kosova Hashim-thaqi4
Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës

Në kohën kur shumë vende po ballafaqohen me probleme ekonomike, grindje etnike dhe probleme qeveritare, njëri nga vendet më të reja në botë mund të ofrojë mësime për paqeruajtje dhe zgjidhje të problemeve.

Më 2 korrik, dy ditë para se Shtetet e Bashkuara e festojnë Ditën e Pavarësisë së vet, Kosova shënon moment madhor në rrugën e saj për vetëqeverisje.

Rasti formal është takimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, që do të vendosë nëse do ta përfundoj mbikëqyrjen e pavarësisë së Kosovës, pasi Parlamenti i Kosovës t’i miratojë ndryshimet e reja kushtetuese.

Kjo nënkupton se autoritetet mbikëqyrëse, të nominuara nga Grupi Drejtues – Zyra Ndërkombëtare Civile dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar – do të pushojnë së ekzistuari.

Fuqitë e tyre ekzekutive do të transferohen në autoritetet e zgjedhura nga populli i Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre – parlamenti, presidenti, kryeministri dhe zyrat e tjera publike.

Historia aktuale ofron disa shmbuj më tepër inspirues se si vlerat e demokracisë liberale mund të mbizotërojnë me përkushtim të fuqishëm nga komuniteti ndërkombëtar.

E formuar pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë, para dy dekadash, Kosova ka vuajtur nga lufta, gjenocidi, apartejdi dhe konflikti ndër-etnik.

Kosova, është e vërtetë, ende ballafaqohet me pasluftën. Tensionet vazhdojnë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, veçanërisht në veri. Ekonomia duhet t’i ngjitet malit. Kosova është vendi më i varfër në Evropë dhe e ka shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë.

Përkundër këtyre sfidave, ne i kemi rindërtuar jo vetëm shtëpitë tona, rrugët, urat dhe infrastrukturën tjetër fizike, por poashtu, ne kemi ndërtuar shtet të ri.

Tash, kur procesi i shtet-ndërtimit pothuajse është kompletuar, Kosova është e gatshme të lëvizë përpara si shtet i pavarur, i njohur nga 93 shtete, përfshirë 22 prej 27 shteteve të BE-së, 24 prej 28 shteteve të NATO-s, dhe 30 prej 57 shteteve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik.

Optimizmi ynë është i nxitur nga fakti se ne nuk jemi vetëm njëri nga shtetet më të reja në botë, por po ashtu, jemi njëri nga shtetet me popullatë më të re: 75% e popullatës sonë është nën 35 vjeç.

Ne mund t’i kapërcejmë tragjeditë e shekullit të 20-të, pasi pjesa më e madhe e popullit tonë do ta jetoj jetën e vet në shekullin 21.

Derisa secili shtet udhëton nëpër rrugën e saj, Kosova mund t’i ofrojë pesë mësime nga përvoja jonë:

1. Respektimi i sundimit të ligjit: Në vitin 2007, i dërguari special i OKB-së, Marti Ahtisari, e paraqiti planin që përfshinte parimet e të drejtave individuale dhe të komuniteteve. Duke punuar me Zyrën Ndërkombëtare Civile të Bashkimit Evropian, Parimet Gjithëpërfshirëse Ahtisari, liderët e Kosovës i bënë pjesë të Kushtetutës sonë, pjesë të ligjeve tona dhe pjesë të jetës sonë të përditshme.

2. Të shërohen plagët e luftës: duke mësuar nga përvoja e shoqërive siç janë ato në Afrikën e Jugut, unë aktualisht kam propozuar Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtim, që i shqyrton aksionet e të dy palëve gjatë konfliktit. Është krijuar më 4 qershor. Poenta nuk është ndëshkimi por pastrimi, prandaj anëtarët e secilit komunitet etnik dhe religjioz mund të lëvizin përpara kah pajtimi.

3. Secilit t’i ofrohet ulëse në tryezë: ne po i mbrojmë të drejtat e serbëve etnikë dhe minoriteteve të tjera në Kosovë dhe po punojnë fuqishëm për integrimin e tyre në shoqëri dhe në shtet. Njëzet prej 120 vendeve në parlament janë të rezervuara për minoritete, përfshirë 10 për serbët etnikë. Tre serbë të Kosovës shërbejnë si ministra të kabinetit, përfshirë zëvendëskryeministrin. Janë formuar gjashtë komuna të reja serbe të Kosovës.

4. Të inkurajohet ekonomia: Ripërtëritja e ekonomisë gjatë recesionit global është sfidë e frikshme. Kosova po përpiqet për ekonomi të tregut të lirë me taksa të ulëta, me banka të shëndosha, me mbrojtje për investitorët dhe legjislacion në harmoni me BE-në. Në mënyrë agresive ne po synojmë investime të jashtme dhe përpiqemi t’i kemi kompanitë në agrikulturë, energji të pastër, miniera, prodhimtari dhe turizëm.

5. Të kuptohet se pavarësia dhe ndërvarshmëria shkojnë dorë-për-dore: Me pavarësi të plotë, ne do të bëjmë çdo përpjekje të punojmë me fqinjët tanë dhe me gjithë botën. Ne po përpiqemi t’i bindim Serbinë dhe Rusinë, se Kosova mund të kontribuoj në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të etur të punojmë me Bashkimin Evropian dhe me OKB-në si anëtarë të plotë të komuniteteve evropiane dhe ndërkombëtare.

Para gati dy dekadash, konflikti kishte shërbyer si katalizator për demokratizimin e Kosovës dhe integrimin evropian. Tash, duke punuar me BE-në dhe OKB-në, Kosova mund të demonstroj se demokratizimi, pajtimi, tregjet e lira dhe sundimi i ligjit janë rruga e drejtë për vendet e reja dhe të vjetra.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi