Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KUJTIM STOJKU:NËN QEPALLËN TËNDE

Shko poshtë

KUJTIM STOJKU:NËN QEPALLËN TËNDE Empty KUJTIM STOJKU:NËN QEPALLËN TËNDE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 04, 2012 1:36 pm

KUJTIM STOJKU:NËN QEPALLËN TËNDE 370303_1342220805_1634693640_n

KUJTIM STOJKU:NËN QEPALLËN TËNDE

Nën qepallën tënde e di se fle një ëndërrim
Kur gjumit ti i dorzohesh emri im t’kujtohet
Nëpër ëndër me buzë e rreshkur fillon mërmërin’
Mundohesh t’më kapësh por unë vetëm largohem.

Kur ti zgjohesh u pëshpërit vetëm luleve
Aroma e tyre me ëmbëlsi i pëshpërin erës
Çdo rrënjë lëshon kërcyell, leht’nuk shkulet
Heshtja pëshpërit vetëm këngët e zemrës.

Pastaj hesht si përpara një ekuacioni t’vështirë
Çdo fjalë që flet të duket krejt bosh
Skeletet e fjalëve t’sjellin boshllëk në shpirt
Vetulla mbi sy plot hijeshi të harkon.

Zhdukesh e bëhesh erë si zanat e bjeshkëve
Ngjyrat e ylberit i kreh me gishtrinj
Këndon ninullë përkund djepet ngadalë
Syri i bukur nën qepallë ëndron pa pushim...


KUJTIM STOJKU:NËN QEPALLËN TËNDE 293811_3537309795073_1984597768_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi