Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:DATA 4 KORRIK , DITE E LUMTUR-DITA E MADHE E AMERIKES

Shko poshtë

Kristaq Shabani:DATA 4 KORRIK , DITE E LUMTUR-DITA E MADHE E AMERIKES  Empty Kristaq Shabani:DATA 4 KORRIK , DITE E LUMTUR-DITA E MADHE E AMERIKES

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 04, 2012 8:55 pm

Kristaq Shabani:DATA 4 KORRIK , DITE E LUMTUR-DITA E MADHE E AMERIKES  49553_678723185_1088885767_n

Kristaq Shabani:DATA 4 KORRIK , DITE E LUMTUR-DITA E MADHE E AMERIKES

Pegasi Veprimtaria pegasiane "Ç'ËSHTË LUMTURIA?"

IAPWA"PEGASI" ALBANIA, IAPWA "PEGASI" KOSOVO
July 1 – July 23, 2012


A good “wind” is blowing...

KRISTAQ F. SHABANI
Kristaq Shabani:DATA 4 KORRIK , DITE E LUMTUR-DITA E MADHE E AMERIKES  561443_10150994616043186_222691103_n
I ÇUDITSHËM KY “ZËRI I AMERIKËS”

1.
Zëri juaj“konturon” gjuhësisht kombin...
Copëzat e shkëputura
nga Vilarët e Verdhë
e ndiejnë brenda vetes të tërën!
“MIRËMËNGJES!”

2.
“Zëri...”
më i pasuri i zërave të Globit,
“frymëmarrje” e trurit të Njerëzve,
i palodhuri në korda, zëri i Shekullit,
më harmoniku i notave të Pentagramit,
finori i princëzuar me endje Mbreti.
Hap portat e Letargjikut
në koncertalin e pestetëve
të Nimfave
tek rituojnë “Dansin e Ardhmërisë”
më të mirë...
“MIRËDITA!”

3.
“ZËRI” krijesë urore
bashkon “Brigje të sëmura”
dalë jashtëboje...
Nistar i “Ëndrrës së Ishujve”
për t’u bërë Gadishuj!
Portretizim mençuror shpirtrash,
Njerëzit idhullorë që magjepsin
ku sinqeriteti dhe projektimi
shfaq “mendimeondulari”...

4.
Hëna ka qejf të shfaqet
në horizont pulëbardhe,
të ndritojë projekte yjesh shpirtmirë
në lidhje erotike të ndjerë,...
Kozmonautë kthesash
nisen për në planete ëndrrash
qafuar me yllësitë e ndritshme,
në një ngalasje hapësirëgjerë
me pasthirrmime habitore.

5.
Parmakët rakitikë, mbetur të ve,
janë shndërruar në miell druri,...
Urat e zënkave
dhe kthimprapashpinat,
“alpet e murrme të mllefit lotojnë
mbretërimet e tyre...
Shembëlltyra qëndis me pej mulinë të tjerët...
Kupola qiellore kërkon të restaurohet
në një projekt spirance ëndërrimi.

6.
“Zëri ...”më ngjason
me një planet të ri zëri,
zgjuesi i mendjeve të fjetura...
Me të dua të hap e të mbyll siparin e Ditës
dhe të rihap gonxhet në pambarim...
Pulsimi i zemrës jep koncert...

7.
.... “copëzat” ndiejnë veten
brenda së tërës,
dhe e tëra ndien copëzat
të lidhura pa presje stacionuese...

Sa i çuditshëm ky”Zëri i Amerikës”...

*
Në këtë moment, pasi përfundova këtë vjershë më erdhi ndërmend një këngë e bukur arvanitase, që e këndonin vajzat në Parapugjia (siç e thojnë vajzat, kur loznin valle)


1 . Ku të kumbisem u i zi,
Atje në ato dardhatë,
Ç’jan ato të bardhatë...
2 . Ku të kumbisem u i zi,
Atje në ato mollatë ,
e janë ato të hollatë...
3. Ku të kumbisem u i zi,
atje n’ato pjeckatë,
ç’jan ato të zeshkatë...2)
Shënim:* Është shkruar sipas origjinalit. Marrë nga revista “Arvanon”, qershor, viti 1999
.

Aludimi me “kumbisjen” e djemve e kësaj kënge vajzash e gjen tek “të ndarët e ideve dhe të qëndrimeve” që disa jetuan duke qënë në “Lëvozhgën Mit”, disa të tjerë që përfaqësonin këtë lëvozhgë drejtuan, ndërsa të tjerët (kundërshtitë) u larguan jashtë vendit , duke qëndruar aktivisht apo të organizuar sipas stilit të tyre; të tjerët organizuan kundërshtitë në vend ndaj “pushtetit të ri “ të vendosur dhe morën dënime nga më të lehtat e deri në asgjësime ...

Marrë nga Antologjia vetiake gjashtëtip “ VIRTYTI I GËNJYER” I AUTORIT , e cila ka nisur “preludin “ e bukur për t’u botuar ne SHBA...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi